2020-03-30 14:40:06 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Asnjë vend në botë nuk e quan atë 'virusi kinez' apo 'virusi i Wuhan-it'. Kjo nuk është një strategji gjeopolitike që (Trump-i dhe Pompeo) ta quajnë atë me këtë emër", shkruan në "Twitter" Ben Rhodes, zëvendëskëshilltar për komunikimin strategjik i ish-presidentit amerikan Barak Obama.
Lidhur me veprimet e disa politikanëve amerikanë, që fokusohen te përbaltja e Kinës në vend të luftës kundër virusit, Grupi Mediatik i Kinës publikoi të hënën një koment.
Pas shpërthimit të koronavirusit në Kinë, sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit Mike Pompeo ka vepruar si "pionier" i autoriteteve në Uashington kundër Kinës. Ai ka përbaltur sistemin politik të Kinës dhe e ka quajtur Partinë Komuniste të Kinës si "'kërcënim qendror i kohës sonë". Kryediplomati amerikan e ka quajtur disa herë në mënyrë të hapur koronavirusin e ri "virusi i Wuhan-it", duke kërkuar ta përfshinte përdorimin e një emërtimi të tillë në deklaratën e përbashkët të ministrave të Jashtëm të G7-s. "Pompeo e ka sulmuar Kinën duke përpjekur ta stigmatizojë dhe ka përhapur teorinë e 'komplotit'. Mendësia dhe konceptet e tij plot me ngjyrime të Luftës së Ftohtë janë tronditëse dhe po ndikojnë rëndë bashkëpunimin global kundër koronavirusit", thotë komenti i CMG-së.
Kur Pompeo përpiqet ta përbaltë Kinën, epidemia në ShBA po acarohet. Deri në orën 6:20 të së dielës, numri i të prekurve nga koronavirusi i kaloi 120 mijët, ndërsa i vdekjeve arriti në 2010. Sipas OBSh-së, Shtetet e Bashkuara po bëhen epiqendra e pandemisë.
Opinioni publik ka vënë re se presidenti amerikan po mban një qëndrim më aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër epidemisë. Mirëpo Pompeo vazhdon spekulimet e tij.
"Disa ekspertë të çështjeve ndërkombëtare kanë theksuar se Pompeo është një oportunist politik. Ai, pasi u bë sekretar i Shtetit, ka bërë shumë deklarata të ashpra kundër Kinës, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e disa grupeve të interesit në ShBA, për të mbledhur më shumë kapital politik për karrierën e ardhshme", thuhet në komentin e CMG-së.
Media amerikane ka njoftuar më parë se në nëntorin e vitit të kaluar, kur rezultati i hetimeve për shkarkimin e presidentit Trump nuk kishte dalë ende, Pompeo u shpreh se po përpiqej të tërhiqej nga posti i sekretarit të Shtetit për të konkurruar në zgjedhjet për senator të shtetit të Kansasit. Lidhur me këtë, analistët vunë në dukje se ai po mendonte të ndahej nga grupi i atëhershëm udhëheqës për të siguruar të ardhmen e vet, madje me ambicien që të bëhej president i ShBA-së.
Në komentin e saj CMG-ja shkruan: "Lënia e një njeriu të tillë të pacipë të drejtojë punët e jashtme është një poshtërim për ShBA-në. Në krahasim me sekretarët e tjerë në historinë amerikane, Pompeo është më i pakualifikuar. Tani, kur ShBA-ja po ndodhet në fazën kyçe të luftës kundër katastrofës së madhe, po të mos e ndalojë Pompeon të marrë peng interesat publike të vendit për interesat e tij politike, do të paguajë kosto të lartë dhe do të bëhet më e izoluar".