2020-03-24 15:23:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Mos e lini Trump-in t'i shpëtojë 'grepit' të krizës së koronavirusit". Ky është titulli i një komenti të gazetës "New York Times" ditët e fundit. Komenti paraqet një sërë faktesh që tregojnë ndryshimin e qëndrimit të liderëve amerikanë në krahasim me të kaluarën. Sipas komentit, ndryshimi i qëndrimit bëhet për të zhvendosur vëmendjen e publikut, për të fshehur "dështimin katastrofik" në punët kundër epidemisë dhe për ta bërë Kinën "kokë turku".
Sipas komentit, kontradikta mes qëndrimit të liderëve amerikanë në të kaluarën dhe tani shfaqet në dy aspekte. Së pari, në reagimin lidhur me epideminë në ShBA. Gjatë dy muajve të fundit, qeveria amerikane është shprehur se situata nuk ishte e rëndë, por para disa ditëve shpalli papritur se parashikon që epidemia do të ketë ndikime serioze. Së dyti, lidhur me përpjekjet e Kinës kundër epidemisë. Në fillim, qeveria amerikane shprehu vlerësim e miratim dhe "falënderim për përpjekjet e transparencën e Kinës", por tani hedh baltë ndaj Kinës dhe e quan koronavirusin e ri si "virusi kinez".
Por a mund të gënjehet lehtësisht publiku amerikan, pyet Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment të tij. Në fakt, një sërë çështjesh, si informacionet, shitja e aksioneve etj. po shkaktojnë zemërim.
Tani ShBA-ja është bërë një nga vendet me gjendjen më serioze të epidemisë në botë. Pas shtetit të Nju-Jorkut, edhe shtetet e Uashingtonit e të Kalifornisë janë bërë "zona të prekura rëndë nga epidemia". Sipas paralajmërimit nga studiuesit e Universitetit të Kolumbias, nëse epidemia nuk kontrollohet, kulmi i numrit ditor të të infektuarve mund të arrijë në 500 mijë.
Nëse njerëzit do të ishin informuar për rreziqet më herët dhe do të merreshin masat më shpejt, gjendja e epidemisë në ShBA ndoshta nuk do të kishte arritur aty ku është sot. Sidoqoftë, politikanët amerikanë, që i përdorin shtetasit si kukulla, nuk kanë reflektuar dhe nuk po i ndreqin qëndrimet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Në në kundërt, ata orvaten ta largojnë vëmendjen e publikut amerikan nëpërmjet shfajësimit.
I pari, sipas komentit të CMG-së, është sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, që në mënyrë të përsëritur e ka quajtur koronavirusin e ri si "virusi i Wuhan-it". Më pas, që nga mesi i marsit, udhëheqësit amerikanë kanë përdorur vazhdimisht shprehjen "virusi kinez". Për më tepër, media zbuloi gjithashtu se fjala "koronavirus" në origjinal në një fjalim të liderit amerikan ishte ndryshuar më vonë me dorë në "virusi kinez".
Për më tepër, uebsajti amerikan i lajmeve, "Daily Beast.net" raportoi të shtunën e kaluar se, sipas një mesazhi të fshehtë, Shtëpia e Bardhë po planifikon të bashkojë shumë institucione federale, për ta akuzuar Kinën për "mbulimin e epidemisë" dhe "krijimin e një epidemie globale", duke u kërkuar atyre që të theksojnë se "gjithçka duhet të ketë lidhje me Kinën" dhe duke e përshkruar ShBA-në si "humanitare të madhe". Raporti thoshte se Shtëpia e Bardhë planifikon t'i zhvendosë kritikat për "përpjekjet e pamjaftueshme të parandalimit të epidemisë", duke u përqendruar te "gabimet" e Kinës.
Komenti i CMG-së thekson më tej se ndoshta disa politikanë amerikanë mendojnë se faji që kanë bërë është shumë i madh për t'ua hedhur të tjerëve, prandaj po bëjnë një përpjekje të fundit me të gjitha mundësitë e qeverisë. Sidoqoftë, një veprim i tillë është një përpjekje e kotë dhe nuk mund të mashtrojë popullin amerikan dhe bashkësinë ndërkombëtare, sepse faktet nuk mund të ndryshohen. ShBA-ja ka humbur kohën e çmuar të kursyer nga Kina për parandalimin e epidemisë. Ne u bëjmë thirrje disa politikanëve amerikanë, thuhet në fund të komentit të CMG-së, që të mos e mbivlerësojnë aftësinë e tyre, të mos fyejnë mençurinë e njerëzve dhe ta zhvendosin të menduarit e tyre nga shfajësimi drejt zgjidhjes së nevojave më urgjente të parandalimit të epidemisë, duke vendosur në radhë të parë jetën dhe shëndetin e njerëzve, përndryshe le t'i vuajnë vetë pasojat. (Vera/Çang Çuo)