Çlirimi i plotë i potencialit të zhvillimit të Kinës sjell qëndrueshmërinë e ekonomisë botërore

2020-02-25 15:53:12 CRI Komenti juaj Printoni

Më 23 shkurt, në Kinë u organizua një videokonferencë me pjesëmarrjen e 170 mijë vetave. Në këtë mbledhje me temën nxitjen proporciale të parandalimit e kontrollit të epidemisë së pneumonisë së koronavirusit të ri dhe të zhvillimit ekonomik e shoqëror, presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi, "Çlirimi i potencialit kolosal dhe energjia e fuqishme e zhvillimit të Kinës, do të ndihmojë në realizimin e objektivit të zhvillimit ekonomik e shoqëror të këtij viti."

Me përpjekjet e vështira të popullit kinez, epidemia është kontrolluar efektivisht në Kinë dhe gjithnjë e më shumë ndërmarrje kanë rinisur punën.

Sipas të dhënave të publikuara të hënën nga pala zyrtare, në provincën Zhejiang 90% të ndërmarrjeve të mëdha industriale rifilluan veprimtarinë, ndërsa kjo përqindje ishte mbi 70% në provincat Jiangsu, Shandong, Fujian, Liaoning, Guangdong dhe Jiangxi. Aftësia e përpunimit urgjent të drithërave rifilloi mbi 70% dhe kapaciteti prodhues i qymyrgurit rifilloi 76%.

Tani, PBB-ja e Kinës zë afro 16% të asaj të botës dhe Kina kontribuon mbi 30% për rritjen e ekonomisë botërore. Përballë paqartësinë e sjellë nga epidemia, sa më shumë lirohet potenciali i zhvillimit, kaq më e qëndruar ekonomia botërore. Nga ky këndvështrim, propocioni i kontrollit të epidemisë me rifillimin e punës në Kinë mishëron edhe përgjegjësia e saj për rritjen e ekonomisë botërore dhe për interesat publike.

Në një raport të 22 shkurtit publikuar nga Instituti Ndërkombëtare i Financave vihet në dukje se të gjithë shpresojnë të shohin rifillimin e punës në Kinë. Me funksionimin e ndërmarrjeve, do të operojë edhe ekonomia dhe zinxhiri global i prodhimit do të stabilizohet.

Krahas këtyre, janë shtuar edhe kushtet e favorshme për çlirimin e potencialit të zhvillimit të Kinës.

Nga njëra anë, epidemia ka ushtruar ndikime negative për konsumin, por kërkesat e konsumit nuk zhduket, ajo shtyhet. Me përfundimin e epidemisë, kërkesat e konsumit do të çlirohen plotësisht dhe do të nxisin rritjen më të shpejtë të ekonomisë. Nga ana tjetër, në gjendjen epidemike, blerja në internet, arsimimi online, puna nëpërmjet internetit, prodhimi inteligjent dhe sektorë të tjerë digjitalë kanë pasur rritjen shumë të shpejtë. Në kohën kur epidemia ushtron presion ndaj sektorëve tradicionalë, ajo krijon edhe shanse për digjitalizimin e ekonomisë e shoqërisë kineze.

Duhet shohim se kjo epidemi demaskon edhe shumë të meta të Kinës në instalimet mjekësore, aftësinë përballë emergjencës dhe në sistemin e rezervës së materialeve. Këto janë pikërisht hapësirat e investimeve të ardhshme.

Sipas një sondazhi të fundit të agjencisë "Reuters", 40 ekonomistët e intervistuar në rajonin e Azi-Paqësorit, në Europë dhe Amerikë, u shprehën optimistë për perspektivën e ekonomisë kineze dhe janë të një mendimi se ekonomia kineze do të rimëkëmbet shpejt në tremujorin e dytë të këtij viti. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore