Synimi i aeroplanmbajtëseve kineze

2017-05-01 12:32:43 CRI Komenti juaj Printoni

Thelbi

Prodhimi i aeroplanmbajtëses është një pjesë përbërëse e strategjisë oqeanike të Kinës dhe është baza e saj për t'u bërë një vend që depërton në brendësitë e oqeaneve dhe mban përgjegjësinë ndërkombëtare. Paqësori Perëndimor dhe Oqeani Indian Verior do të jenë vendndodhja e ardhshme e aeroplanmbajtëses kineze.

Historia e forcave detare moderne pas Luftës së Dytë Botërore tregon se aeroplanmbajtësja është e domosdoshme për flotat luftarake oqeanike dhe shërben si thelb i flotës. Kjo nuk është e vështirë të kuptohet. Flotat në oqean duhet të fitojnë epërsi ajrore dhe ta kryejnë mbrojtjen ajrore të mbështetur te forcat e veta. Aeroplanmbajtësja është një "aeroport i lëvizshëm", mjeti i domosdoshëm për sundimin ajror në det dhe platformë komplekse për mbledhjen e informacioneve, përforcimin e zjarrit, dërgimin e trupave, mbrotjen ajrore dhe komandimin.

ShBA-ja dhe Britania, megjithëse zotërojnë shumë baza ushtarake jashtë vendit dhe kanë mbështetjen e shumë aleatëve, veprimtaritë e tyre jashtë vendit i mbështetin përsëri te aeroplanët në aeroplanmbajteset për sulme ajrore, mbrojtje taktike dhe për përforcim.

P. sh., në operacionin "Liria e gjatë", të nisur nga trupat amerikane në dhjetor të vitit 2001 kundër organizatës "Al-Kaeda" dhe talibanëve, aeroplanmbajtëset amerikane zhvilluan 75 % të inkursioneve ajrore. Në luftën midis Britanisë dhe Argjentinës në vitin 1982, pa dy aeroplanmbajtëset "HMS Hermes" dhe "Invincible", trupat britanike nuk kishin mundësi të merrin ishujt Malvine.

Krahas luftimeve, aeroplanmbajtësja luan rol të rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë jotradicionale, si shpëtimi në rast fatkeqësish, ndihma mjekësore dhe ndihma të tjera humanitare. P. sh., pas cunamit të Indonezisë në vitin 2004, kur u paralizuan rrugët e aeroportet, aeroplanmbajtësja amerikane "USS Abraham Lincoln" luajti rol kyç në punët e shpëtimit. Gjatë konfliktit midis Izraelit dhe Libanit në vitin 2006, Britania dërgoi aeroplanmbajtësen "HMS Illustrious" për evakuimin e emigrantëve.

Parashikohet se edhe aeroplanmbajtëset kineze do të luajnë rol të tillë humanitar në të ardhmen.

Roli

Cili është synimi strategjik i Kinës në prodhimin e aeroplanmbajtëses së vet?

Në radhë të parë, për transportimin e trupave për beteja oqeanike. Flota ekzistuese oqeanike kineze përbëhet kryesisht nga torpediniera dhe fregata, për të cilat mungojnë logjistika e mbështetja me informacione dhe, si pasojë, nuk mund të kenë epërsi detare dhe të mbrojë veten nga nëndetëset. Prandaj, flota oqeanike kineze nuk kanë aftësi efikase luftarake dhe kryen aktualisht vetëm detyra joluftarake, si goditja kundër piratëve e terrorizmit etj.

Detyra e dytë e aeroplanmbajtëses kineze do të jetë forca penguese ndaj armikut. Në Paqësorin Perëndimor, Kina nuk ka kushte të favorshme gjeopolitike dhe tani për tani, forcat detare kineze veprojnë kryesisht në hapësirën bregdetare, duke mos pasur mundësi të luajë rolin e duhur të marinës luftarake. (Wang Lei)


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore