| 2016-12-02 09:56:11 | CRI | Komenti juaj | Printoni |

Informacioni më i fundit është që ish-kryeministri François Fillon është kandidatura e vetme e qendrës së djathtë në zgjedhjet presidenciale në Francë. Ai është një mik i vjetër i Putinit.
Nga 2008-a deri në vitin 2012, meqë sipas Kushtetutës së atëhershme të Rusisë, Putini nuk mund të vazhdonte të ishte president i Rusisë, ai kaloi në detyrën e kryeministrit, kurse François Fillon ishte në atë kohë kryeministri i Francës. Pas disa herë takimesh, ata krijuan një miqësi të thellë, teksa në vitin 2010, të dy ishin së bashku për darkë në Moskë.
Putini e vlerëson shumë Fillon-in, duke e quajtur njeri të drejtë. Edhe Fillon-i është shprehur se, nëse zgjidhet president i Francës, atëherë e ardhmja e marrëdhënieve franko-ruse do të jetë më e mirë.
Mos mendoni se François Fillon është thjesht një kandidat për president i Francës, pas sondazhet e fundit publike tregojnë se ai ka shumë mundësi të jetë president i ardhshëm i Francës. Përqindja e mbështetjes së tij është 67%.

Një fitore e mundshme e Fillon-it do të thotë se, ndër liderët e shtatë vendeve perëndimore, Putini do të ketë dy miq të mirë: presidentin e ardhshëm të Francës François Fillon dhe presidentin e zgjedhur të ShBA-së Donald Trump.
Pasi Trumpi u zgjodh si presidenti amerikan, Putini ishte fituesi më i madh, ky është edhe rezultati i analizës së shumë medieve perëndimore. Në fakt, çështja e e-maileve e rivales së tij Hillari Klinton vlerësoht si kyç për zgjedhjen e Trumpit, kurse gjërat u ndërlikuan edhe më nga dyshimet për ndërhyrjen e piratëve ruse të internetit në rezultatin e zgjedhjeve. Prandaj Klintoni e quajti Putinin si asistent të Trumpit në zgjedhje, duke e quajtur dora e zezë e tij, por ajo nuk ka prova. Por Putini e vlerëson Trumpin, ky është një "sekret i hapur". Gjatë fushatës zgjedhore, ai e vlerësoi Trumpin si një njeri të zgjuar, me shumë talent etj. Pasi mori vesh për këto vlerësime, Trumpi reagoi menjëherë, duke thënë se Putini është një lider shumë i veçantë dhe ka respekt për të.
Vladimir Putini po ashtu ishte i pari që i dërgoi telegram urimi Donald Trumpit kur u zgjodh si president. Në telefonatën e mëvonshme mes tyre të dy premtuan se do të përmirësojnë marrëdhëniet amerikano-ruse. Presidenti Obama u zemërua shumë dhe u nis menjëherë për në Gjermani, dhe e paralajmëroi Trumpin se duhet ta marrë masa të ashpra ndaj Putinit. Por, faktet tregojnë se Trumpi mund t'ia dëgjojë më shumë fjalën Putinit. Prandaj, kohët e fundit Putini ka pasur katër lajme të gëzueshme.
Së pari, Fillon ndoshta do të bëhet së shpejti president i Francës, dhe ai shkon shumë me Putinin; së dyti, Trumpi është zgjedhur president i SHBA-së, gjë që vlerësohet si sukses i madh i Putinit; së treti, në Moldavi, u zgjodh president Igor Dodong, i cili është një komunist i vjetër dhe që ka pranuar publikisht aneksimin e Krimesë nga Rusia; së katërti, në zgjedhjet presidenciale të Bullgarisë ka fituar ish-komandati i Forcave Ajrore Rumen Radev, që, ashtu si Dodong-u, është i mendimit se vendi i tij duhet të ketë marrëdhënie të mira me Moskë dhe BE-ja duhet të ndalojë sanksionet ndaj Rusisë.
Për Putinin, këto suksese janë të papara. Më parë Rusia u hoq nga G8-a dhe Obama e BE-ja i nxorën shumë pengesa, duke përfshi

rë vënien e sanksioneve. Në Evropën Lindore shumë vende janë të pakënaqura me Rusisë, për arsye të frikës nga ish-Bashkimi Sovjetik. Disa vjet më parë, ShBA-ja paraqiti konceptet Europë e Re dhe Europë e Vjetër. Europa e Re përfshin vendet e Europës Lindore. Për amerikanët, Franca dhe Gjermania janë vende që nuk ua dëgjojnë fjalë, kurse Europa e Re pajtohet me ShBA-në dhe nuk është miqësore ndaj Rusinë. Por tani gjendja ka ndryshuar. Barak Obama do të ikë nga posti dhe Europa Lindore po ndryshon mendimin për Putinin.
Me fjalë të tjera, para disa vjetësh, nëse një lider i Europës Lindore thoshte se do të krijonte marrëdhënie të mir me Rusinë, atëherë ai ndoshta do të humbte postin, por sot ai mund të vlerësojë hapur këtë politikan të fuqishëm, Vladimir Putin. (Vera)
