"Një Brez një Rrugë": konflikt gjeopolitik apo shans bashkëpunimi?

2016-04-25 09:06:49 CRI Komenti juaj Printoni


Grupi i famshëm studimor i Kinës, Instituti Chongyang I Studimeve Financiare dhe grupi i njohur studimor amerikan Qendra Amerikane mbi Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare zhvilluan më 18 prill në Uashington dialogun mbi nismën "Një Brez Një Rrugë" dhe marrëdhëniet kino-amerikane. Shumë studiues pjesëmarrës të të dy vendeve paraqitën mendime për ndikimet e kësaj nisme mbi rajonin dhe marrëdhëniet kino-amerikane dhe për hollësirat e zbatimit të saj. Kjo pasqyron vullnetin e qarqeve studimore kineze dhe amerikane për shkëmbime rreth nismës "Një Brez Një Rrugë".

Në Uashington, ku zakonisht mblidhen shumë grupe studimore deri tani nuk ishte zhvilluar asnjë simpozium mbi nismën "Një Brez Një Rrugë", ndaj dialogu i 18 prillit ngjalli interesim të madh. Organizatori amerikan i këtij dialogu, Qendra Amerikane mbi Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare e pranzantoi kështu:

"Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit u dëshmua shkëputja nga varfëria e miliarda njerëzve dhe një zhvillim i madh ekonomik. Për këtë arsye, Kina i ka kushtuar më shumë vëmendje nxitjes së zhvillimit të vendeve përreth, duke nisur krijimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore dhe duke paraqitur nismën "Një Brez Një Rrugë", me synim pakësimin e varfërisë, përmirësimin e qeverisjes, nxitjen e shpirtit sipërmarrës dhe të ekonomisë së tregut, nëpërmjet ndërtimit të infrastrukturës. Por, kjo mund të ngjallë dhe tensione."

Nga kjo paraqitje duken qartë dyshimet e palës amerikane. Në krahasim me ta është më i hapur këndvështrimi i studiuesit Zhao Minghao, bashkëpunëtor i Qendrës Studimore për Botën e Sotme, pranë Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të PK të Kinës.

"Gjatë 30 vjetëve të kaluara, Kina shënoi rezultate të dukshme në reformë dhe ajo është e vendosur të ndajë burimet dhe përvojën e reformës me vende të tjera, prandaj nuk duhet të zmadhojë rëndësinë gjeopolitike të nismës '"Një Brez Një Rrugë', por duhet të fokusohemi te zhvillimi konkret në favor të popujve të rajonit. Nga ana tjetër, nëpërmjet nismës 'Një Brez Një Rrugë', Kina dhe ShBA-ja do të kenë një periudhë të artë për të përballuar sfidat e zhvillimit dhe sigurisë së këtij shekulli."

Drejtori i Institutit të Studimeve të Azisë pranë Universitetit të Kolumbisë Britanike të Kanadasë, Yves Tiberghien shprehu mendimin se prapambetja është një nga shkaqet që Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore janë burim terrorizmi, ndaj nxitja e zhvillimit në këto dy rajone ka mundësi të sjellë ndryshime të mëdha. Nisma "Një Brez Një Rrugë" duhet parë nga një këndvështrim tjetër.

"Dua të shtoj se 'Një Brez Një Rrugë' ka mundësi të ndryshojë politikën rajonale. Në fillim të këtij viti, vizitat e kryetarit të Shtetit të Kinës Xi Jinping në Arabinë Saudite dhe Iran janë ngjarje simbolike, sepse asnjë lider tjetër nuk ka vepruar në këtë mënyrë. Nëpërmjet premtimeve për ndërlidhshmërinë e infrastrukturës, ka mundësi të ulet tensioni në marrëdhëniet dypalëshe, si P.Sh. marrëdhëniet midis Iranit dhe Arabisë Saudite kanë ndikuar mbi të gjitha problemet nga Siria në Jemen. Një nga shkaqet që shumë banorë në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Qendrore janë pjesë e organizatave fetare ekstremiste është mungesa e shansit të zhvillimit për një kohë të gjatë. Nëse nisma 'Një Brez Një Rrugë' do të zgjidhë këtë çeshtje , ajo do të ndryshojë politikat në këtë rajon, çka do të favorizojë ShBA-në dhe Evropën. Nisma 'Një Brez Një Rrugë' lidhet ngushtë dhe me Evropën, veçanërisht me Evropën Lindore. Edhe Britania do të përfitojë nga kjo nismë. Këto janë ndryshime të buta në situatën politike."

Këshilltari i lartë i Qendrës Amerikane të Studimeve Strategjike e Ndërkombëtare Matthew Goodman tregon shkakun e dyshimeve të ShBA-së për nismën "Një Brez Një Rrugë". Nga fjalët e tij del se midis Kinës dhe ShBA-së duhen shkëmbime të plota.

"ShBA-ja kanë shumë dyshime, lidhur me qëllimin e nismës 'Një Brez Një Rrugë' dhe për shumë probleme konkrete që paraqita gjatë diskutimeve për investime, infrastukturë, dorëzani bankare etj. Sinqerisht, ShBA-ja ka nevojë për një strategji më të mire në përshtatje me nismën 'Një Brez Një Rrugë'. Nuk kemi mundësi të investojmë miliona dollarë në këtë nismë, por ShBA-ja ka kompani, standarde, teknologji, ligje që u nevojiten vendeve të tjera. Kemi gjëra për të ofruar, por qeveria dhe kompanitë tona private nuk kanë akoma një ide të përshtatshme në këtë drejtim. Besoj se ShBA-ja mund të veprojë në shumë drejtime, për të cilat ne do t'i paraqesim propozime qeverisë së ardhme amerikane lidhur me politikën e Azisë."

Drejtori ekzekutiv i Institutit Chongyang mbi Studimet Financiare pranë Universitetit Renmin të Kinës, Wang Wen shprehu mendimin se komuniteti ndërkombëtar nuk e vlerëson në mënyrë të drejtë kontributin e Kinës për botën. Nga pikëpamja afatgjatë, nisma "Një Brez Një Rrugë" do të jetë në ndihmë të botës, Kinës dhe ShBA-së. Wang Wen ritheksoi rëndësinë e heqjes së keqkuptimeve dhe fokusimit te bashkëpunimi nga Kina dhe ShBA-ja.  

"Një a dy vjetët e fundit, në marrëdhëniet kino-amerikane vihen re shumë probleme delikate, si problemi i Detit të Kinës Jugore, siguria kibernetike, të drejtat e njeriut etj. Në fakt, Kina dhe ShBA-ja, si dy fuqi të mëdha, mund të bashkëpunojnë në shumë fusha, ndërsa 'Një Brez Një Rrugë' na ofron një shans të mirë për shtimin e dimensioneve të marrëdhënieve dypalëshe. Sa herë flasim për 'Një Brez Një Rrugë', zbulojmë se midis Kinës dhe ShBA-së ka shumë fusha për bashkëpunim, ndaj të mos pezullohemi në probleme delikate. Edhe kjo është përgjegjësi e fuqive të mëdha."

Mrekulli
Lajmet Kryesore