2020-07-01 11:21:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjiganti i komedisë amerikane Carl Reiner, skenaristi i telekomedisë pioniere "Sid Caesar", ka vdekur në moshën 98-vjeçare.
Ndihmësi i tij tha se Reiner-i ndërroi jetë natën e së hënës nga shkaqe natyrore në shtëpinë e vet në "Beverly Hills".
Reiner-i është shumë i famshëm për krijimin dhe interpretimin në komedinë klasike "The Dick Van Dyke Show", një nga seritë më të njohura televizive në histori.
Karriera e Reiner-it ka zgjatur shtatë dekada, duke përfshirë nga teatri e regjistrimet e zërit te televizioni dhe filmi. Ai ka qenë ndër të tjera regjisor i "Oh, God!" dhe ka luajtur rolin e një të moshuari në serialin "Ocean's Eleven".
Reiner-i është babai i aktorit dhe regjisorit Rob Reiner, që tha se i ati ka qenë frymëzim në jetën e tij:
"Babai im është idhulli im, dhe unë e admiroj. Ai përfaqëson çdo gjë që doja të isha në jetë. Kur isha fëmijë 8 vjeç, shkova tek nëna dhe i thashe se dua të ndërroj emrin, sepse 'o Zot ky fëmijë i gjorë duhet të jetojë nën hijen e të qenit djali i Carl Reiner-it.'"
Gjatë viteve të fundit, Reiner-i u shfaq në dokumentarë, përfshirë "Broadway: Beyond the Golden Age", dhe u ftua si mysafir në shfaqje të ndryshme, si "Two and a Half Men".