Kulla "Eiffel" e Parisit do të rihapet më 25 qershor

2020-06-17 10:59:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kulla "Eiffel" e Parisit do të rihapet më 25 qershor, pasi pandemia e koronavirusit çoi në mbylljen më të gjatë të saj që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një numër i kufizuar vizitorësh do të lejohen në ndërtesën simbol të Parisit kur ajo të rihapet.

Këshilltari i higjienës Alain Miralles thotë se ata kanë një protokoll të ri:

"Ne përdorim vetëm dezinfektues që mund të dezinfektojnë çdo pikë kontakti në kullë. Dhe risia tjetër është se ekipet e pastrimit ditor do të jenë në gjendje të pastrojnë të gjitha pikat e kontaktit çdo dy orë, nga hapja e kullës deri në mbylljen e saj".

Ashensorët që të çojnë në majën e kullës gjithashtu do të jenë jashtë shërbimit, dhe publiku mund të vizitojë vetëm katin e parë dhe atë të dytë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore