| 2019-07-10 16:57:29 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Disney po punon për të risjellë një tjetër film ikonë dhe këtë herë bëhet fjalë për "Sirenën e Vogël".
E sigurisht, gjëja e parë që bëhet në këto raste është zgjedhja e trupës së aktorëve, që duhet bërë me shumë kujdes, duke qenë se publiku pret të mos zhgënjehet nga këto projekte. E zgjedhura e Disney-t për rolin e sirenës Ariel është këngëtarja e re Halle Bailey.

"Freeform" publikoi një letër të hapur në mbështetje të këngëtares me ngjyrë Bailey pas kritikave në rrjetet sociale me #NotMyAriel, që kundërshtojnë portretizimin nga një grua me ngjyrë të princeshë sirenë me flokë të kuqe të filmit vizatimor shumë popullor. Rrjeti shkroi se ``sirena daneze mund të jetë me ngjyrë sepse ka edhe danezë që janë me ngjyrë.''
Bailey njihet si gjysmëmotër me dyshen Chloe dhe Halle. Ajo do të performoi versionin e drejtpërdrejt që do të përfshijë këngë nga filmi vizatimor i Disney-t të vitit 1989 si dhe muzikë të re nga kompozitori Alan Menken dhe Lin-Manuel Miranda.

Në film, Bailey do të luajë përkrah Jacob Tremblay dhe Awkwafina.
