Hitet e reja shqiptare

2017-01-18 14:58:11 CRI Komenti juaj Printoni

Duke ju uruar një vit sa më të mbarë, hapim programin tim të parë për vitin 2017.

Dhurata Dora ft Dj.Geek – "AYO"

Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Dora vjen me bashkëpunimin e saj të fundit me Dj. Geek me këngën "AYO". Kjo këngë është tipike e stilit të këngëtares, e cila është e njohur për rrymën regge. Tashmë është kthyer në hit kënga "Ayo" pasi po transmetohet dhe po kërkohet në të gjitha kanalet muzikore shqiptare. Dhurata njihet për këngë ritmike dhe për vokalin e saj mjaft të thellë dhe mjaft të fuqishëm. Dj. Geek nga ana tjetër është një emër disi i ri për skenën shqiptare, por falë këtij bashkëpunimi fama e tij ka filluar të marrë masa të mëdha.

Young Zerka – "Harem"

Këngëtari nga Korça i rrymës regge sërish na servirë një këngë mjaft interesante, e cila ka korrur mjaft sukses dhe po pëlqehet nga të rinjtë shqiptarë. Kjo këngë mbetet brenda stilit të këngëtarit dhe është mjaft ritmike dhe i përshtatet më së miri periudhës së festave të fundvitit që sapo festuam. Kjo këngë është e ndërthurur me nota dhe melodi folklorike së bashku me regge. Young Zerka siç të gjithë e dimë tashmë, i hodhi hapat e tij të parë drejtë karierës së tij muzikore ose u njoh për publikun mund të themi, falë bashkëpunimit të tij me ish të dashurën e tij të asaj kohe, këngëtaren e mirënjohur Ronela Hajati.

Genc Prelvukaj ft Lyrical son – "A tmerr malli"

Dy emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare, dy reper janë bashkuar në këngën e tyre të fundit. Genc Prelvukaj, vokalisti i grupit "Etno Engjujt" dhe Lyrical son vijnë me hititn e tyre "A tmerr malli", i cili është kthyer në një super hit dhe është renditur ndër këngët më të kërkuara të fundvitit. Kjo është një baladë dashurie, por e parashtruar ashtu siç vetëm këto dy reper dinë. Është një këngë e punuar me kujdes duke pasur një tekst mjaft të ndjerë dhe një zë eletronik në sfond, i cili shoqëron përgjatë të gjithë këngës. (Raela hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore