| 2016-12-19 15:04:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ajo ka lindur më 18 tetor të vitit 1974. Ajo është aktore kineze dhe këngëtare. Xun është nderuar më çmimin "Aktorja më e mirë" në Hong Kong Film Awards, Golden Bauhinia Awards, Hong Kong Film Critics Society Awards, Golden Horse Awards, Golden Rooster Awards, Hundred Flowers Awards, Festival du Film de Paris, Shanghai Film Critics Awards, Beijing College Student Film Festival dhe Asian Film Awards, mes shumë të tjerash. Ajo njihet si një nga katër "Damat aktore të Kinës".

Zhou ka lindur në një familje të mesme në Quzhou, Zhejiang. Babai i saj Zhou Tianning, ishte një projektonist filmash lokal, ndërsa e ëma punonte në departatmentin e shitjeve. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ajo vendosi kundër dëshirës së prindërve të ndiqte studimet e mëtejshme në universitetin e arteve për dramaturgji. Gjatë periudhës së saj adoleshente, ajo u përzgjodh në filmin Strange Tales Amongst Old and Desolate Tombs .
Zhou arriti të fitonte famë ndërkombëtare në rolet tek Lou Ye's Suzhou River (2000) dhe Dai Sijie's Balzac and the Little Chinese Seamstress (2002), duke fituar kështu çmimin "Aktorja më e mirë" në Festival du Film de Paris.
Gjatë viteve 2002 dhe 2003 ajo performoi në serialet Kaixin Jiuhao përkrah yllit Li Yapeng, i cili luajti rolin e Guo Jing dhe në The Legend of the Condor Heroes.

Ajo arriti të hynte në industrinë e filmit hong kongas në vitin 2005, ku luajti në muzikalin e Peter Chan në veprën e tij Perhaps Love. Ajo fitoi çmimin "Best Actress" në Hong Kong Film Awards, Hong Kong Film Critic's Society Awards, Golden Bauhinia Awards, Golden Horse Awards, Beijing Student Film Festival dhe Hangzhou Student Film Festival për performancën e saj. Pas Perhaps Love, filmi i saj i radhës ishte The Banquet. Projekti i saj i radhës ishte filmi Ming Ming (2007), ku u vlerësua me çmim në Pusan International Film Festival i cili uzhvillua në Korenë e Jugut. Në premierën e këtij filmi, ajo lançoi klipin e saj muzikor me këngë bazë që u përdor në filmin Ming Ming.
Në vitin 2012 ajo arriti të debutante në Hollywood në Cloud Atlas, me shumë role në film si Yoona~939, një klon, si Rose, si Talbot, etj.
Përveç karierës së saj në kinematografi, ajo gjithashtu ka kënduar vetë shumë kolona zanore të cilat janë përdorur në filmat ku ajo ka performuar dhe jo vetëm, si tek Ming Ming, Baobei In Love, Xin Bian Guo Le Xi San Meng You Xian Jing dhe Perhaps Love. Ajo gjithashtu ka publikuar dy albumet e saj solo, Summer (2003) dhe Come Across (2005). (Raela Hafizi)
