Chrystal Soo Jung

2016-08-22 16:51:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ajo ka lindur në vitin 1994 dhe është e njohur me emrin e skenës Krystal. Ajo është këngëtare dhe aktore amerikane që jeton në Korenë e Jugut. Në vitin 2009 ajo ka debutuar me grupin koreanojugor të vajzave f(x) dhe më pas ka marrë pjesë në projektin e organizuar nga S.M. Entertainment,The Ballad. Përveç këtyre projekteve dhe pjesmarrjes në grup, ajo ka qënë pjesë e shumë dramave televizive si: High Kick 3(2011–12), The Heirs (2013), dhe My Lovely Girl (2014).

Krystal ka lindur në San Francisco, California, ku familja e saj emigroi nga Korea e Jugut në vitet 80'. Gjatë një udhëtimi familjarë në korenë e jugut në vitin 2000, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç, ajo dhe motra e saj më e madhe Jessica u përzgjodhen nga agjencia S.M. Entertainment, për talentin e tyre. Agjencia i ofroi atyre leksione mbi kërcimin dhe këngën duke u ndjekur nga trajnerë profesionistë. Por kjo ofertë u rrefuzua nga prindërit e saj pasi ajo ishte shumë e vogël, dhe vetëm motra e saj e madhe u lejua të merrte pjesë. Motra e saj shumë shpejtë u bë antare e grupit Girls' Generation. Por pavarësisht kësaj, motrat kanë performuar së bashku në shumë evente.

Në vitin 2002, Krystal filloi të shfaqej në television nëpër reklama publicitare si imazhi i firmave të ndryshme si: Lotte përkrah aktores koreanojugore Han Ga In. Në vitin 2006 ajo më në fund u lejua nga prindërit e saj të merrte pjesë në agjencinë S.M. Entertainment, ku ajo u përfshi në vallëzim. Ajo u trajnua për tre vite në kërcim duke debutuar si pjesë e grupit f(x) në vitin 2009.

Në vitin 2012 ajo hodhi në treg duetin e saj të parë me titull "Butterfly", së bashku me motrën e saj Jessica për dramën To the Beautiful You. Një vit më vonë, ajo performoi në dramën The Heirs, ku luajti rolin e Lee Bo Na. Ky rol i dha asaj shumë famë dhe çmime.

Në vitin 2014, Krystal u bashkua me grupin e baletit të agjencisë SM. Në albumin e dytë të grupit, ajo këndoi në japonisht këngën "Breath" me TVXQ'sChangmin. Ajo gjithashtu këndoi në duet me EXO's Chen këngën "When I Was... When U Were...".

Në korrik ajo së bashku me motrën e saj Jessica, morën pjesë në një reality show, të titulluar Jessica & Krystal. Më pas, po atë vit, Krystal pati rolin e saj të parë kryesorë në dramën My Lovely Girl. Ajo portretizoi në rol, personazhin Se Na, e cila transferohet nga periferia në qytet për të ndjekur ëndrrën e saj në muzikë, ku gjatë rrugës njeh dashurinë e jetës. Regjizori i kësaj drame e cilësoi atë, si një aktore të talentuar dhe me vullnet të hekurt që nuk bën pas, para asnjë sfide edhe pse të tilla hasëm plotë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Baeksang Arts Awards, Krystal u nderua me çmimin prestigjoz "Aktorja më e famshme në television" (Most Popular Actress in TV) për rolin e saj në këtë dramë.

Në vitin 2015, Krystal performoi përkrahë aktorit të famshëm Seo Jun-young në filmin me metrazh të shkurtër Listen To My Song në 10-vjetorin e W Korea. Më pas ajo mori pjesë në filmin kinez "Unexpected Love " përkrah të madhit EXO's Lay. Në nëntorë të 2015-s, një përfaqësues i agjencisë SM Entertainment deklaroi se Krystal është përzgjedhur të performojë rolin protagonist në dramën kineze Graduation Season. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore