Hitet e sezonit veror

2016-08-22 16:23:55 CRI Komenti juaj Printoni

Nora Istrefi – "Majëm"

Këngëtarja e madhe shqiptare Nora Istrefi vjen me hitin e saj të fundit "Majëm". Ky hit po pëlqehet tejmase nga të rinjtë shqiptarë dhe po luhet në të gjitha club-et e natës të qyteteve shqiptare. Tashmë motrat Istrefi janë bërë mjaft të njohura e të dashura për publikun, madje jo vetëm atë shqip-folës por edhe ndërkombëtar. Kujtojmë motrën e vogël të Norës, Erën e cila u nderua me çmime nga MTV dhe është ftuar për performime të ndryshme në vendet europiane si dhe në Shtetet e Bashkuara, ku edhe atje është vlerësur me çmim. Sot ne do t'ju prezantojmë këngën më të fundit të Nora Istrefit "Majëm".

LP – "Lost on you"

Kësaj here miq të dashur ne nuk do të flasim vetëm për këngëtarët shqiptarë dhe hitet e tyre, por për hitet më të pëlqyera të këtij sezoni. Ndër to radhisim amerikanen LP me këngën e saj, tashmë të kthyer në një super hit në mbarë botën "Lost on you".

LP (Laura Pergolizzi) është një këngëtare amerikane e rrymave pop/rock si dhe një autore tekstesh. Ajo është nga Long Island, New York, por më pas është transferuar në Los Angeles në vitin 2010. Ajo ka lançuar tre albume, ndërsa si autore tekstesh ajo ka shkruar këngë për këngëtarët më të njohur të skenës botërore si

Rihanna, Christina Aguilera, dhe Cher Lloyd. etj.

Laura ka mabaruar shkollën e mesme Walt Whitman në vitin 1996. Më pas ajo është larguar drejtë New York-ut, ku dhe mori emrin "LP".

 

Albumi i LP "Suburban Sprawl & Alcohol", u hodh në treg në qershor të vitit 2004 nepërmjet shtëpisë dikografike Lightswitch Records. Në këtë album ajo ka bashkëpunuar me producenten e madhe Linda Perry.

Në gusht të po atij viti, u bë e ditur se LP ka nënshkruar një kontratë të re për labelin RedOne's record dhe 2101 Records.

Fama e saj nisi të zgjerohej si autore tekstesh kur ajo shkruajti këngën e Rihannës "Cheers (Drink to That)", në nëntor të vitit 2010. Madje në një intervistë për MTV News, Rihanna shprehu se e dashuron atë këngë dhe është e preferuara e saj në të gjithë albumin.

Kariera e saj si autore vijoi më tej me këngën "Beautiful People", të performuar nga e madhja Christina Aguilera.

Një vit më vonë ajo shkroi tekstin e këngës "Afraid to Sleep" e cila u performua nga finalisti i "The voice" të NBC Vicci Martinez, dhe u rëndit e dhjeta në listen muzikore të i Tunes Top Singles Chart. Në shtator të vitit 2011, ajo nënshkroi me kompaninë prestigjoze Warner Bros Records. Shumë shpejtë kënga, "Into the Wild", e shkruar nga vetë ajo, u performua nga vetë Laura.

Në maj të vitit 2012, ajo u shpall artistja e vitit në koopertinat e revistës prestigjoze Vogue . Gjatë vitit pasues, ajo përfundoi regjistrimin e albumit të saj të tretë në bashkëpunim me Billy Steinberg, Isabella "Machine" Summers, Josh Alexander, Claude Kelly, Justyn Pilbrow, Carl Ryden dhe Rob Kleiner.

Në shtator të 2015-s, kënga "Muddy Waters", hiti i parë i albumit të katërt të LP-së, korri mjaft sukses. Ai tashmë e bëri të njohur edhe si këngëtare të talentuar. Në nëntor ajo lançoi hitin e dytë të këtij albumi "Lost on You", ku të dyja këto hite ishin në bashkëpunim me Mike Del Rio. Këto këngë bën që këngëtarja jo vetëm të fitonte mjaft të ardhura, por e bën të njohur në mbarë botën duke kryesuar listat muzikore ndërkombëtare. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore