2019-07-18 15:59:19 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Grupi i realizimit të versionit të ri të filmit "Mbreti Luan" përfshin emrat më të shquar të "Hollivudit". Regjisori Jonathan Kolia Favreau fitoi çmimin "Oskar" për efektin më të mirë pamor me filmin "Libri i xhunglës". Ekipi i efekteve pamore të filmit u prodhua nga grupi i efektit pamor i filmit "Avatar". Me teknologjinë e pajisjet më të përparuara, kafshët dhe peizazhet e shfaqura në film duken shumë të vërteta e të gjalla.
Pas shfaqjes në Kinë, versioni i ri i filmit "Mbreti Luan" ka tërhequr shumë shikues, veçanërisht ata që kanë parë filmin në versionin e vjetër, e zoti Xie nga Pekini është një prej tyre. "Para mbi 20 vjetëve, kur e shikova këtë film, isha ende një nxënës. Më pëlqen shumë ky film, i cili ka histori të mrekullueshme dhe muzikë të këndshme. Unë do ta sjell fëmijën tim për ta shikuar këtë film klasik," tha zoti Xie.
"Can you feel the love tonight", kënduar nga këngëtari britanik Elton John, është kënga e versionit të vjetër të filmit "Mbreti Luan" dhe ka fituar çmimin "Oskar" për këngën më të mirë të atij viti. Filmi në versionin e ri vijon të përdorë këtë këngë, duke e përshtatur në një stil më modern. Melodia e njohur e ka shtuar atmosferën nostalgjike të filmit. (Fani)