2019-05-09 11:15:17 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Sot në parkun "Shougang" ruhen ende shumë objekte të prodhimit industrial, si furra të shkrirjes së çelikut, ndërtesa të uzinës, magazina të lëndëve të para etj., të cilat janë trashëgimia industriale e grupit "Shougang". Sipas projektit, këto objekte do të kthehen në zyra, hotele, stadiume etj. për përdorime të reja. Deri tani shumë prej tyre janë përuruar dhe janë vënë në përdorim. Pellgu i ftohjes i mëparshëm është kthyer në një liqen ku po ndërtohet një muze nënujor. Krahas kësaj, në parkun "Shougang" gjendet edhe një mal me histori të gjatë. Ky është mali Shijingshan. Mbi mal ka shumë ndërtesa të lashta, si tempuj budistë, taoistë etj. Tempulli më i lashtë është ndërtuar në dinastinë Tang para rreth 1200 vjetëve.
Deri në vitin 2022, parku "Shougang" do të shfaqë pamjen krejt të re për të pritur vizitorët e ndryshëm. Trashëgimia industriale, liqeni, mali etj. do të jenë peizazhet e veçanta në këtë park. (Fani)
Furra e shkrirjes së çelikut
Furra e shkrirjes së çelikut
Shtegu i vizitorëve i ndërtuar mbi furrën e shkrirjes së çelikut
Platforma e tejdukshme e vizitës së peizazheve, e ndërtuar mbi furrën e shkrirjes së çelikut
Pamje e peizazheve të parkut "Shougang" nga furra e shkrirjes së çelikut
Furra e shkrirjes së çelikut buzë liqenit
Pamje e furrës së shkrirjes së çelikut nga muzeu nënujor
Lokomotivë në parkun "Shougang"
Hoteli "Holiday Inn" i rindërtuar mbi magazinën e mëparshme
Brenda hotelit
Fotografi e magazinave të mëparshme
Kafe "Starbuck's" e rindërtuar mbi magazinën e mëparshme
Tempulli Jinge në malin Shijingshan
Tempulli Jinge në malin Shijingshan
Ndërtesa të lashta të restauruara në malin Shijingshan
Pamje e furrës së shkrirjes së çelikut nga mali