| 2017-06-02 11:46:51 | xinhua | Komenti juaj | Printoni |
Në atmosferën e Forumit "Një brez, një rrugë" të mbajtur në Pekin nga 14-15 maj, një këngë e re kushtuar kësaj nisme të Kinës u bë e njohur në mbarë Azinë. Autori i saj është muzikanti nga Laosi Vilayphone Vongphachanh. Ky artist thotë se kënga reflekton historinë e punës së tij dhe kjo është arësyeja e kompozimit të këngës së re.

Vilayphone punon në seksionin e Laosit pranë Radios së Jashtme të Kinës prej 6 vjetësh. Kur e pyesin se si i lindi ideja për një këngë të tillë tematike ai thotë se ishte njhur me këtë nismë kineze nga media. I riu nga Laosi thotë se e kompozoi këngën që të ndihmonte bashkatdhetarët e tij të njihnin lehtësisht konceptin "një brez, një rrugë". Vilayphone madje është i mendimit se teksti i këngës dhe melodia e saj ndihmojnë për ta mbajtur mend atë,madje edhe nëse publiku nuk ka njohuri të mjaftueshme për nismën kineze.
Vilayphone thotë se nisma "Një brez, një rrugë" ka sjhellë ndryshime mkaft pozitive në atdheun e tij Laos. Ai tregon se para se të niste kompozimin e këngës kishte lexuar për të kuptuar këtë nismë, qëllimet e saj ndër të cilat përmirësimi i infrastrukturës, ndërlidhshmërisë dhe rritja e vëllimit tregtar mes vendeve pjesmarrëse në të.

Një ndër arritjet e kësaj nisme në bashkëpunimin Kinë-Laos është ndërtimi i hekurudhës që lidh dy vendet por dhe ndërlidhjen e tyre me vende të tjera të ASEAN-it.Vilayphone thotë se "Një brez, një rrugë" lidh gjithashtu provincën kineze Yunnan me Singaporin.
Kënga u përhap shpejt në internet, duke bashkuar shijet e publikut kinez dhe atij nga Laosi që e ndoqën atë.

Kjo këngë u publikua në vitin 2016 me rastin e 55 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Laosit. Madje ajo për here të pare u publikua nga Departamenti i Laosit i Radios së Jashtme të Kinës (CRI). Ndërsa në kinezisht "Një brez, një rrugë" shqiptohet 'Yi Dai Yi Lu', disa nga përdoruesit e internetit nuk arritën e kuptonin se në fakt kënga i kushtohej nismës kineze, por më pas ata e pëlqyen shumë atë, thotë autori i saj Vongphachanh.
Nisma kineze "Një brez, një rrugë" ka shëbryer që nga viti 2013 kur u shpall si një motiv i shumë veprimtarive kulturore dhe artistike në Kinë por dhe në vendet përgjatë nismës. Një ndër këto veprimtari ishte në mars të këtij viti Festivali muzikor i vendeve përgjatë "një brez, një rrugë" i zhvilluar në qytetin Shenzhen, të provincës jugore kineze Guangdong province. Qëllimi i festivalit ishte forcimi i shkëmbimeve kulturore por dhe i kontakteve të miqësisë mes popujve, pjesë e kësaj rruge. Rreth 1500 artistë morën pjesë në këtë festival, të organizuar në kujdesin e Bashkisë së Shenzhenit dhe Shoqatës së Muzikantëve të Kinës. Për 3 javë rresht deri në 16 prill më shumë se 700 muzikantë nga 12 trupa artistike të 30 vendeve përgjatë nismës "Një brez, një rrugë" u ngjitën në skenën koncertore duke i dhuruar publikut vendës 16 koncerte. Përveç vendeve përgjatë rrugës së lashtë të mëndafshit si Kazakistani, morën pjesë në festival dhe artistë nga Polonia dhe Sllovakia. Ndërsa Orkestra Sinfonike e Shenzhenit përshëndetit artistët e huaj në Festival me një performance rreth 90 minutëshe.

Festivali u përshëndet me një mesazh nga zëvendëskryeministrja e Kinës Liu Yandong, e cila tha se nisma "Një brez, një rrugë" nuk është një vepër "solo" e performuar nga Kina por një simfoni e shumë vendeve. (Eda Merepeza)
