Tiffany Trump vishet me Tao Wang

2017-02-23 09:34:23 CRI Komenti juaj Printoni

Një prej vajzave të presidentit amerikan Donald Trump, Tiffany Trump, ka vijuar të tregojë mbështetje për një nga markat e saj më të preferuara, Taoray Wang.

Ishte një surprizë shumë e veçantë për stilisten kineze Tao Wang të shihte Tiffany Trump në rreshtin e parë të Javës së Modës në New Jork.

"Ndihem krenare dhe e lumtur," tha Wang në një intervistë për "Xinhua" kohët e fundit.

23-vjeçarja Tiffany, e shoqëruar nga e ëma e saj, ish gruaja e Trump-it Marla Maples, tërhoqi vëmendjen e medieve me një fusta të bardhë me jakë V dhe një xhaketë dyngjyrëshe nga Taoray Wang, marka kineze me seli në Shangai, e cila prezantoi së fundmi linjën Vjeshtë/Dimër 2017 në Nju Jork.

"Jam këtu për të mbështetur Tao-n. Mendoj që koleksioni ishte spektakolar, mënyra se si ishte qepur aq mirë dhe me copa aq fantastike," tha Tiffany.

"Shtatorin e kaluar pata fatin të merrja pjesë në show-n e saj, puna e saj është fantastike, ajo gjithshtu është një grua shumë e dashur. Tani kam veshur Tao, stilimet e saj janë spektakolare. Nuk kam qenë asnjëherë në Kinë, do kisha dëshirë ta vizitoja së shpejti".

Tiffany është fëmija i vetëm nga martesa gjashtëvjeçare e të atit të saj me aktoren Maples në periudhën 1993-1999. Ajo u diplomua në vitin 2016 për Sociologji nga Universiteti i Pensilvanisë.

Tiffany u takua për herë të parë me Wang në Show-n Pranverë/Verë në 21 shtator 2016, në Nju Jork.

"Tiffany anuloi udhëtimin e saj në Los Angeles për të ardhur në show-n tim atë ditë," tha Wang.

Wang mbeti e mahnitur nga bukuria dhe ëmbëlsia e Tiffany-t.

"Pas show-t Tiffany erdhi më takoi dhe më vlerësoi për punën time, si dhe më tha se do ta ndiqte markën time," tha Wang.

"Mendova se ajo e tha këtë thjesht si një bisedë të momentit, por jo, ishte e vërtetë. Ajo më shkroi më pas dhe ne patëm më shumë kontakte."

Wang, studjoi modelim në Japoni pas diplomimit për histori nga Universiteti i Kinës Lindore. Ajo kishte pasur shumë dëshirë ta njihte Tiffany-n, e cila mbante veshur një fustan të saj prej kashmiri gjatë një prej aktiviteteve të të atit më 26 shtator 2016.

"Në shikim të parë të Tiffany-t në television të duket si një zonjë me vetëbesim dhe shumë elegante në veshjen që krijova për të. Jam shumë e lumtur kur shoh që puna ime merr jetë nga ajo, " shton Wang.

Wang tha gjithashtu se nuk e kishte menduar kurrë që Tiffany do të vishte pallton e linjës së saj në inaugurimin e babait të saj si president, më 20 janar 2017.

"Asnjëherë nuk më tha se do ta vishte atë pallto në këtë ditë," thotë Wang.

Wang bazhdon më tej duke shprehur mirënjohjeje ndaj Tiffany-t që ka besuar një markë kineze, pasi thuhet se njerëzit në këto raste historike veshin dizajne amerikane.

"Tiffany jo vetëm që e veshi, por e shpalli hapur që ishte dizajn i imi, ajo madje korrigjoi gazetarët për shqiptimin jo korrekt të fjalës Tao."

Stilistja kineze thotë se marka e saj është krijuar për gratë e elitës botërore, përfshi gazetare, bankiere, politikane ose biznesmene "të cilat nuk druhen të shfaqin anën e tyre femërore dhe tërheqëse".

"Përveç ekspozimin ndaj diversitetit kulturor, jam një fanse e letërsisë dhe disa nga frymëzimet e mia vijnë nga klasikët kinezë dhe të huaj," thotë Wang.

Për shembull, mëndafshi rozë që përdor ajo tek palltot na kujton Qipao-n (fustan tradicional kinez për femra) veshur nga personazhet shkrimet e njohura mbi dashurinë shkruar nga Eileen Cheung, një nga shkrimtaret moderne më me influencë të Kinës.

"Njerëzit më pyesin shpesh se cilat janë elementet kineze që përdor në linjën time, do të thoja se kultura kineze nuk ka vetëm të kuqen dhe vjollcën, jo vetëm dragoj dhe feniksa," thotë Wang.

"Ashtu sikurse edhe në pikturat tradicionale kineze, artistët kinezë përpiqen të shfaqin jo vetëm pamjen e jashtme të subjektit, por edhe të brendshmen, po ashtu energjinë e forcën e jetës, që janë shpirti i kulturës kineze," thotë ajo, duke treguar një pallto të errët të varur pas saj.

"Asnjëherë nuk do ta ndjeni rehatinë e një palltoje nëse nuk e vishni. Jo vetëm që do të dukeni fantastike, por do të ndiheni edhe si e tillë. Dua gjithmonë ta kënaq klientin," thotë Wang.

Tiffany psh, më thotë më parë ngjyrat që pëlqen. Ajo pëlqen të bardhën, të zezën dhe blunë. Prandaj kur stiloj rroba për të, përdor më shumë këto ngjyra.

Në botën e modës së lartë po gjen vend gjithnjë e më shumë stolisja e veshjeve të elitës me tipare kineze. Madje dhe stilistët e huaj Prada, Kalvin Klain dhe Max Mara vitet e fundit kanë futur mjaft stoli kineze në koleksionet e tyre. Modelistët, shpesh i marrin idetë nga veshjet tradicionale kineze dhe i interpretojnë ato lirshëm në veprat e tyre. Prada, p.sh. e kthen qipao-n tradicionale kineze në një pelerinë të gjatë me jakë kineze. Nën të, ai vendos një fund të ngushtë, të gjatë dhe të stolisur me lajle-lule të stilit kinez. Kur e sheh këtë veshje nuk mund të thuash që ajo është tradicionale kineze, por askush nuk e mohon dot ndikimin kinez në të.

Sipas shumë personazheve të njohur të modës krijimet kineze mbizotërohen nga eleganca dhe pasioni. Ky popullarizim po ndihmon zhvillimin e industrisë së modës kineze. Sot veshjeve tradicionale iu është dhënë një pamje e freskët, pa prishur frymën e ekzotike, misterioze dhe të hijshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore