Dimri kalohet më mirë me çaj tibetian

2017-01-19 16:36:13 CRI Komenti juaj Printoni

Po, Cha apo çaji me gjalpë dhe kripë, bëhet nga qumështi i jakut (Kafshë e madhe përtypëse, me brirë të mëdhenj e me lesh të gjatë, e ngjashme me buallin, që jeton në malet e larta të Azisë Qendrore dhe shërben kryesisht si kafshë barre), është një çaj që serviret vetëm në rajonin e Tibet. Atij i shtohet pakëz kripë dhe gjalpë.

Po të shkosh në Rajonin Autonom të Tibetit çdo mëngjes, pa pushim, do të shërbehet një çaj kremoz me gjalp jaku. Në orët e para të mëngjesit, gratë përgatisin sasi të madhe çaji pu'erh me kripë. Më pas i shtojnë gjalp jaku dhe pluhur elbi të thekur. Më pas e përziejnë me shkopinj dhe e pinë.

Çaji kinez Pu-erh është një pije e shëndetshme, pasi ka jo vetëm një histori shumë të gjatë, por ndihmon edhe për "shkrirjen" e dhjamit dhe uljen e peshës trupore. Ky çaj u eksperimentua me sukses nga një fabrikë çaji në Yunnan të Kinës në vitin 1973, duke bërë që ai të njihet brenda dhe jashtë vendit.

Çaji Pu-erh është konsideruar për vite si një mënyrë e mirë për shkrirjen apo tretjen e yndyrnave dhe rritjen e energjisë.

Pirja e këtij çaji në kohën e duhur do t'ju ndihmojë të largoni kilet e tepërta, nëpërmjet përshpejtimit të metabolizmit. Nëse e pini këtë çaj në kohën e gabuar, mund të bëjë veprimin e kundërt, pra mund të bëjë që të shtoni në peshë në vend që të humbisni kilogramët. Koha më e mirë është një orë pas buke, me qëllim që ai të nisë punën për largimin e yndyrës së tepërt nga trupi si dhe të ndihmojë trupin në largimin e ushqimeve të tjera të panevojshme, të cilat janë të vështira për t'u tretur. Duhet të kini kujdes sepse nëse pini këtë çaj gjysmë ore para buke mund të shkaktojë efektin e kundërt duke ia shtuar oreksin dhe në vend që të hani më pak, do të konsumoni më shumë ushqim pasi ky çaj do të eleminojë depozitat e yndyrës në trup duke bërë që t'ju shtohet oreksi.

Goulongzhu ndodhet në një fshat të vogël Zhongchacun në Luginën Jiuzhaigou. Në Zhongchacun është tepër ftohtë ka raste kur temperaturat arrijnë në minus 50 gradë.

Çaji me gjalp është bërë i domosdoshëm për shkak të klimës ku ajri është tepër i hollë dhe i ftohtë.

"Nomadët e pinë këtë çaj sepse ata jetojnë në ambjente të jashtme dhe duket se ky çaj i ngroh," thotë një vendas. "U jep atyre energji dhe kalori."

Por ndryshe nga sa besojnë shumica, jo të gjithë tibetianët pinë çaj me gjalp jaku për mëngjes. Psh;çaji me gjalp në Goulongzhu u serviret vetëm miqve gjatë rasteve të veçanta. Gjalpi i jakut është i shtrenjtë dhe tepër i vështirë për t'u gjetur në dimër. Para se të hidhet çaji në në gotë, hidhet gjalpi i jakut dhe elbi.

Bërja e çajit me gjalp jaku

Në rajonin nomadik të Amdo-s, banorët pinë çaj me qumësht të kripur në vend të gjalpit sepse "në këtë zonë njerëzit janë të varfër," thotë Li Yi, pronari i një kompanie në qytetin Langmusi. Yi ka jetuar në Langmusi për 12 vjet dhe organizon ture në banesat e familjeve nomade tibetiane. Këto familje i sigurojnë të ardhurat nga bagëtia, përfshi jaku dhe delet, duke shitur gjalpin në vend që ta përdorin atë për çaj në shtëpitë e tyre.

Sipas Tsehua-s, një nomad i zonës që u rrit në Honyuan të Amdo-s, jakët prodhojnë sasi të pakta qumështi çdo vit dhe kjo është arsyeja pse gjalpi ka sasi të ulët dhe kërkesë të lartë në treg. Për këtë, "të pasurit kanë më shumë gjalp," thotë Tsehua, duke theksuar se "duhet shumë punë "për ta nxjerrë gjalpin.

Në Amdo, gratë përgjigjen për bërjen e gjalpit, që mundësohet vetëm në periudhën qershor-shtator — në rajonin me gjelbërim.

Për bërjen e gjalpit prodhuesit e ngrohin qumështin në temepraturën e trupit dhe më pas e vendosin në një pajisje me energji diellore që ndan gjalpin nga qumështi. Gjalpi që del ruhet kryesisht për tsampa — një krem kalorik nga gjalpi, me elb dhe pak çaj të zi dhe që hahet me dorë. Në të kaluarën nomadët nuk kishin jakët apo delet e tyre, dhe u duhej t'ua jepnin gjalpin zotërve të tyre. "Për shkak të kësaj, njerëzit përdorin më shumë çaj me qumësht se sa çaj me gjalp," thotë Yi.

Me ardhjen e Vitit të Ri tibetian, tregu i Lhasës është pasuruar me mallra të Vitit të Ri. Ata tradicionalë me kuptim fatsjellës preferohen veçanërisht nga banorët tibetianë.

Në tregun e Lhasës shiten dhe skulptura me gjalp jaku. Skeptëri me gjalp jaku është send shugurimi i domosdoshëm për tibetianët me rastin e Vitit të Ri

Viti i Ri Tibetian është festa më e rëndësishme në Tibet. Ky është një rast kur familjet tibetiane ribashkohen dhe presin që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ai që po shkon. Kjo festë, e njohur si Losar, fillon nga dita e parë e muajit të parë tibetian deri në të tretën. Përgatitjet për këtë ngjarje festive përfshijnë blatimet e ndryshme që u ofrohen zotave të familjes, vizatimin e dyerve me simbole fetare e punë të tjera. Tibetianët hanë guthuk (ushqim me thërrime elbi e me mbushje të ndryshme) në mbrëmjen e Vitit të Ri bashkë me familjet e tyre.

Ngrënia e guthuk-ëve është diçka që sjell hare, meqë ato janë të mbushura me gjëra të ndryshme për t'i bërë rreng ndonjërit në familje. Pas darkës organizohet Festa e Përzënies së Shpirtrave të Këqinj. Kur Viti i Ri afron, ndizen pishtarë e njerëzit vrapojnë e thërrasin për të shporrur shpirtrat e këqinj nga shtëpitë e tyre. Përpara agut të Ditës së Vitit të Ri, gratë mbushin kovën e parë me ujë për të larë shtëpinë e përgatitin mëngjesin.

Pas mëngjesit, njerëzit vishen mirë për të shkuar në manastire për t'u lutur. Ata gjithashtu vizitojnë fqinjët e shkëmbejnë urime në dy ditët e para.

Mrekulli
Lajmet Kryesore