Ndarja e përvojës antiepidemike mes të rinjve nga Kina dhe vendet EQL

2020-06-17 16:23:44 CRI Komenti juaj Printoni

"Kohët e fundit kam lexuar një fjali që më preku: 'Bota është atdheu im dhe qeniet njerëzore janë familja ime." Nga kjo fjali, mendoj se të bashkuar mund ta fitojmë luftën kundër pandemisë së koronavirusit novel," tha një i ri nga Çekia në mbledhjen virtuale për ndarjen e përvojës antiepidemike mes të rinjve të Kinës dhe të vendeve të EQL-së që u organizua ditët e fundit nga Federata Rinore e Kinës dhe Qendra Ndërkombëtare e Shkëmbimeve Rinore.

Të rinjtë nga Forumi Rinor i Partisë Social Demokrate Kroate, media çeke "MPMP" dhe Shoqata Rinore Europiane e Maqedonisë së Veriut ndanë përvojën dhe ndjenjat kundër epidemisë me të rinjtë kinezë në mbledhjen virtuale. Ata ranë dakord njëzëri se njerëzimi është një bashkësi fatesh të përbashkëta, uniteti dhe bashkëpunimi janë armët më të fuqishme në luftën kundër epidemisë.

Shi Weili, një mjek në Spitalin e Tretë të Universitetit të Pekinit, si dhe është një anëtar i Ekipit Ndihmës Mjekësore në provincën Hubei, tha se në bazë të gjendjes së tanishme, duket sikur koronavirusi nuk do zhduket në një kohë të shkurtër dhe ka mundësi që njerëzimi të bashkëjetojë me të. "Në këtë rast, duhet të kemi ende shpresë, të mbetemi optimistë dhe ta duam jetën".

Blanco Koarik, anëtar i Komitetit Shkencor të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, drejtor i Qendrës Kërkimore për Mbrojtjen e Shëndetit Geriatrik pranë Ministrisë së Shëndetësisë pohoi gjithashtu se duhet të mbetemi optimistë. Sfondi i tij në video është një foto e bukur e qytetit, që tregon peizazhin e bukur të qytetit Dubrovnik. Ai shprehu shpresën se shpërthimi në Kroaci do të kontrollohet gjatë verës dhe deti i bukur Adriatik po pret vizitorët.

Në këtë luftë kundër epidemisë, të rinjtë nga të gjitha vendet kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Wu Wei, zv-sekretari i Përgjithshëm i Federatës Rinore të Kinës, ndau përvojën antiepidemike dhe rifillimit të prodhimit të Kinës, si dhe gjendjen e Federatës Kombëtare të Rinisë duke mobilizuar dhe organizuar të rinjtë për të marrë pjesë në këtë betejë. Sipas të dhënave, në mesin e mbi 40 mijë anëtarëve të personelit mjekësor që mbështetën betejën kundër COVID-19 në Hubei, mbi 12 mijë janë të rinj të lindur pas vitit 1990. Ata kanë shfaqur përgjegjësinë dhe vlerat e tyre me vepra.

Dejan Ilioski, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Rinisë Evropiane të Maqedonisë së Veriut, tha, "Tani është koha e duhur për të investuar për veten dhe për të planifikuar një biznes të ri. Dua të dërgoj një mesazh të tillë te të gjithë të rinjtë : duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi, të shtojmë njohuri të reja. Ai tha se, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në Kinë, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut luajtën një rol të rëndësishëm në luftën kundër epidemisë. Ata kanë ndihmuar të moshuarit të blejnë ushqime dhe ilaçe si dhe kanë mbështetur punën e autoriteteve për ndërgjegjësimin e popullatës për masat ndaj pandemisë.

Ilioski tha se Shoqata Rinore Evropiane e Maqedonisë Veriore mori udhëzuesin e Federatës Kombëtare të Mbrojtjes Kombëtare të Kinës për parandalimin e epidemisë. Ata i përkthyen këto materiale dhe i shpërndanë nëpër të gjithë Maqedoninë e Veriut për t'i ndihmuar njerëzit të kuptojnë në kohë situatën dhe ta menaxhojnë më mirë epideminë. Ilioski shprehu mirënjohje për udhëzimet e Kinës.

Ilioski tha: "Duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit dhe të sigurohemi që askush mos të mbetet pas. Njerëzit në të gjithë botën po bashkohen kundër COVID-19. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë donacione nga qeveria kineze dhe disa qytete gjithashtu kanë marrë ndihma nga qytetet e tyre miqësore të Kinës".

 "Në Çeki, shumë njerëz në fillim nuk e besonin këtë epidemi, por të gjithë u përfshinë në luftën kundër saj," tha Patrick Gibek, koordinator i projektit të mediave çeke MPMP.

  

Përballë gjendjes së koklavitur, shumë njerëz në rrjetet sociale në Republikën Çeke shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për blerjen e kërkesave të përfitshme si ushqim etj., veçanërisht për të moshuarit, dhe të ofrojnë masat mbrojtëse dhe këshilla psikologjike për fëmijët e stafit mjekësor. Për shkak të mungesës së materialeve të parandalimit të epidemisë, të gjithat çekët hynë në betejë dhe nisën të bëjnë maska vetë. Në atë kohë, zhurma e makinës qepëse dëgjohej në pothuajse çdo familje në Çeki. Maskat e bëra me dorë u dërguan për stafin mjekësor, shitësit e dyqaneve dhe ofruesit e shërbimeve sociale, veçanërisht për grupe të dobëta siç janë moshuarit dhe pacientët. Universitetet dhe kompanitë filluan të prodhojnë ventilatorë dhe dezinfektues dhe shumë konkurrentë nisën të ndihmojnë njëri-tjetrin.

 

"Jemi shumë të lumtur kur shohim popullin çek të bashkuar. Përballë epidemisë, njerëzit treguan një frymë solidariteti. Zbuluam se të gjithë njerëzit janë heronj, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Dëshironi të bëheni një hero i thjeshtë, ndoshta kjo gjë kërkon vetëm një buzëqeshje të thjeshtë," tha Gibek.

Ai shtoi se në këtë periudhë të veçantë, gjëja më e rëndësishme është përhapja e besimit dhe solidaritetit. Me bashkim mund të fitojmë, dhe askush nuk duhet të përjashtohet. Epidemia është armiku ynë i përbashkët, jo vetëm për popullin çek, por për mbarë njerëzimin".

Gibek tha gjithashtu se në fillim Kina ka marrë pjesë në luftën kundër epidemisë, nxiti bashkëpunimin ndërkombëtar dhe paraqiti propozimin se vetëm të bashkuar do ta fitojmë këtë luftë. Edhe unë mendoj se vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe forcuar bashkëpunimin do ta fitojmë së bashku këtë luftë.

Hong Guimei, zv-drejtorja e Qendrës së Shkëmbimeve të të Rinive Ndërkombëtare të Kinës iu bashkua mendimeve të përfaqësuesit çek. Ajo tha se përballë epidemisë, po vrapojmë në rrugën e njëjtë. Jemi një bashki fatesh të përbashkët dhe nga kjo epidemi kuptuam më shumë rëndësinë e bashkimit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore