Kinë-EQL, nxitet bashkëpunimi në rrafshin mjekësor

2020-06-03 09:32:20 CRI Komenti juaj Printoni

Pandemitë kërkojnë një përgjigje globale të unifikuar sidomos në rrafshin mjekësor.

Sot pandemia e COVID-19 po përhapet me shpejtësi në botë, ku numri i rasteve të konfirmuara ka kaluar 6 milionët. Duket se një nga kontinentet e plagosura më rëndë nga COVID-19 është Evropa. Shumë vende në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në këto kushte, Kina dhe vende EQL janë duke bashkëpunuar për të dalë triumfues kundër këtij virusi. Ekspertë nga Kina dhe 17 vendet e EQL-së mbajtën një video-konferencë për të adresuar problemet në lidhje me pandeminë. Kina ka ofruar materialet mjekësore për Poloninë, Republikën Çeke, Greqinë, Shqipërinë dhe vende të tjera si dhe ka dërguar ekipe mejkësh dhe infermierësh në Serbi. Falë ndihmës së ndërsjellë, bashkëpunimi midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore po thellohet dhe po ndihmohet siguria rajonale e botërore. Vendet e ndryshme e kanë të qartë më shumë se kurrë rëndësinë e komunitetit të përbashkët të fateve dhe se luftimi i pandemisë kërkon mobilizimin e të gjithëve dhe është një përgjegjësi e përbashkët botërore.

Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë një bazë të mirë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e Mjekësisë Tradicionale Kineze. Së pari, shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë traditën e përdorimit të ilaçeve bimore kineze për kujdesin shëndetësor dhe terapitë ndihmëse dhe banorët në këto vende kanë një kuptim më të gjerë të ilaçeve bimore kineze; Së dyti, Republika Çeke dhe Rumania kanë një histori të gjatë të kultivimit të ilaçeve bimore dhe kanë shumë burime të pasura; Së treti, ilaçet bimore kineze kanë hyrë bindshëm në tregjet e vendeve përkatëse, sidomos në Hungari dhe Republikën Çeke ku është miratuar legjislacioni i mjekësisë kineze. Së katërti, ekzistojnë themelet paraprake për bashkëpunim në projekte të posaçme në rrafshin e mjekësisë kineze midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Lufta kundër pandemisë ka hapur një dritare të vërtetë që bota ta kuptojë mjekësinë kineze. Kina duhet të forcojë më tej bashkëpunimin me EQL-në fushën e mjekësisë kineze.

Së pari duhet të shtohet bashkëpunimi në fushën e shëndetit të mjekësisë kineze dhe më pas të zhvillohet trajtim me mjekësi kineze.

Së dyti, duhet të plotësohen reciprokisht epërsitë. Kina duhet të mësojë përvojat e përhapjes së produkteve shëndetësore të mjekësisë kineze në vendet e EQL-së. Njëkohësisht Kina shfaq epërsitë e saj në fushat e prodhimit, të kapitaleve, të tregjeve për të bashkëpunuar me vendet e EQL-së të zhvillojnë tregun në Europë. Kina dhe vendet e EQL-së edhe do të bashkëpunojnë në fushat e tregtisë për përfitime të ndërsjella.

Në fund, bashkëpunimi në fushën e mjekësisë kineze kërkon zgjidhjen e dallimeve midis mjekësisë kineze dhe asaj perëndimore. Prandaj rruga është e gjatë dhe do të forcohen shkëmbimet në fushën e mjekësisë kineze.

Fusha e biomjekësisë është pika e takimit të strategjive industriale midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe bashkëpunimi në këtë fushë ka vlerë eksplorimi.

Në industrinë globale biofarmaceutike të mbizotëruar nga kompanitë farmaceutike shumëkombëshe evropiane dhe amerikane, Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë "nën-zinxhirë" të ndryshëm dhe epërsi të ndryshme.

Tani, Kina është në një pozitë të fortë konkurruese në fushën e biomjekësisë, por ajo duhet të punojë më tej për të përmirësuar statusin e saj industrial. Prandaj, bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e biomjekësisë është tipike dhe do të ofrojë një model që Kina dhe vendet e EQL-së të integrohen me zinxhirin industrial dhe vendet e EQL-së do të luajnë rolin e urës lidhëse midis Kinës dhe Evropës.

Pajisjet mjekësore janë një zonë karakteristike e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Madhësia e përgjithshme e industrisë nuk është shumë e gjerë, por ajo ka një epërsi konkurruese. Për shembull, në kategorinë e pajisjeve mjekësore, kirurgjikale, dentare etj., vëllimi i eksportit të Polonisë tejkalon 1 miliard dollarë amerikanë, ndërsa vëllimi i eksportit të Hungarisë dhe Çekisë është përkatësisht rreth 500 milionë dollarë amerikanë. Në fushën e pajisjeve të frymëmarrjes dhe të kundragazit eksportet nga Polonia renditen në vendin e 6-të botëror duke kaluar Kinën. Në fushën e pajisjeve ortopedike, eksporti nga katër vende të Europës Qendrore, tre vende të Detit Baltik, Bullgaria, Rumania, Sllovenia është i lulëzuar.

Prandaj Kina dhe vendet e EQL-së në këtë fushë kanë hapërsirë të madhe bashkëpunimi që duhet të zhvillohet më tej. Për shembull, në fushën e kategorisë së pajisjeve mjekësore, vëllimi i eksportit në vendet e EQL-së në vitin 2018 ishte 3 miliardë e 445 milionë dollarë amerikanë, ndërsa vëllimi i importit të Kinës në këtë fushë në vitin 2018 ishte 8 miliardë e 637 milionë juanë, Edhe për pajisjet ortopedike, vëllimi i eksportit i vendeve të EQL-së në vitin 2018 ishte 1 miliardë e 746 milionë dollarë amerikanë, ndërsa vëllimi i importit të Kinës në këtë fushë në vitin 2018 ishte 3 miliardë e 812 milionë juanë, në të cilat 9.45 milionë juanë duke zënë 0.2%.

Në fushën e materialeve mjekësore, Kina ka shumë protencial dhe është furnizuesja më e rëndësishme e materialeve mjekësore në botë. Prandaj, bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në këtë fushë duhet të gjejë bashkëpunimin e duhur, siç janë aplikimet mjekësore të teknologjisë së lartë, veçanërisht nanoteknologjia.

Pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri, kompania Czecheke BATIST Medicalas nxorri menjëherë një maskë të re me nanofilter dhe kompania Czecheke Respilon bashkëpunoi për zhvillimin e një maske që përdor nanofibrat dhe oksid bakri për të vrarë patogjenët. Kina mund të bashkëpunojë me të në këtë drejtim.

Përhapja botërore e COVID-19 ka shkaktuar një mungesë serioze të materialeve mjekësore. Sot, Kina është furnizuesja kryesore e materialeve dhe pajisjeve mjekësore në botë. Kompanitë kineze gjithashtu duhet të përgjigjen në mënyrë aktive për furnizimin e larmishëm që mund të ndodhë pas shpërthimit.

Nxitja sistematike e bashkëpunimit në spektrin mjekësor midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore jo vetëm është një konsideratë praktike e bazuar në epërsitë dhe vendosjen e bashkëpunimit dypalësh, por është gjithashtu një eksplorim shembullor i ndërtimit të "Një brez, një rrugë" që do të lidhet me bashkëpunimin midis Kinës e Europës. Fushat përfshijnë Mjekësinë Tradicionale Kineze, por gjithashtu pika të larta shkencore dhe teknologjike, si biomjekësia etj. Nxitja sistematike e bashkëpunimit mjekësor midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, kalon nëpër zinxhirin industrial të kërkim-zhvillimit, prodhimin, promovimin, shërbimin etj., si dhe lidhet me sistemet mjekësore dhe konceptin shëndetësor. Prandaj do të nxiten më shumë ndërmarrje mjekësore me teknologji të lartë të marrin pjesë në këtë bashkëpunim më të saktë. Në bazën e qarkullimit tregtar, do të vazhdojnë shkëmbimet në fushën mjekësore dhe do të shtohet besimi i ndërsjellë. Vetëm kështu mund të ndërtohet një bazë e fortë e bashkëpunimit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore