Vëzhgim i Ekspozitës së Parë Kinë-EQL

2019-06-19 15:55:02 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 6,700 sipërmarrës të vendeve të ndryshme, mbi 20 projekte bashkëpunimi, një vëllim i përgjithshëm prej 100 miliardë juanësh ... Këto janë të dhëna të Ekspozitës së Parë Kinë-EQL. Me zgjerimin e vendeve pjesëmarrëse po zgjerohen edhe shkëmbimet tregtare mes vendeve pjesëmarrëse. Me ngritjen e nivelit të prodhimit, zgjerimin e bashkëpunimit dhe perspektivën e gjerë, bashkëpunimi midis Kinës e vendeve të EQL-së ka hyrë në një fazë të pjekur.

Në zonën ku janë vendosur pavijonet e vendeve, ai i Greqisë ka tërhequr shumë vizitorë. Organizatorët e këtij pavijoni shprehen se:"Vera greke prodhohet nga varietete të ndryshme rrushi të vjetër me aromë të mirë. Besojmë se tregu i Kinës do na hapë një mundësi të madhe biznesi."


Në prillin e këtij viti, Greqia u bë anëtare zyrtare e "Bashkëpunimit Kinë- Vende të Europës Qendrore e Lindore", duke e zgjeruar familjen "16+1" me një tjetër anëtar, e kështu kjo platformë u bë "17+1".

Zv-drejtori i Shoqatës Popullore Kineze të Miqësisë Song Jingwu tha: "Pjesëmarrja e Greqisë tregon plotësisht se "Bashkëpunimi Kinë- EQL" tejkaloi hapësirën gjeografike dhe u bë platformë ndër-rajonale me hapje e gjithëpërfshirje si dhe përfitim të ndërsjelltë. Ky bashkëpunim tërheq vëmendjen si dhe ofron përkrahje dhe reagime pozitive të vendeve të Europës."

Në Ningbo është organizuar katër herë Ekspozita e Investimeve Kinë- Vende të Europës Qendrore e Lindore. Në vitin 2018, Zona e Bashkëpunimit midis Kinës e EQL-së ishte në Ningbo. Nëpërmjet bashkëpunimit, përmasa e tregtisë midis Kinës e EQL-së u rrit më tej.

Sipas të dhënave, në vitin 2018 vëllimi tregtar midis Kinës e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore ishte 82.2 miliardë dollarë amerikanë duke u rritur 55.4% në krahasim me vitin 2011. Sipas statistikave, investimet e vendeve të Europës Qendrore e Lindore në Kinë ishin mbi 1.5 miliard dollarë amerikanë, ndërsa investimet e ndërmarrjeve kineze në vende të Europës Qendrore e Lindore kaluan 10 miliardë dollarë amerikanë duke përfshirë fushat e prodhimit të makinerive, financat, mbrojtjen e mjedisit, logjistikën, energjinë e re etj.

Shumë sipërmarrës dhe vizitorë të tjerë pyetën për çmimin e një avioni që ndodhet në pavijonin e Çekisë, prodhuar nga një kompani çeke. Në vitin 2017, grupi "ZAIR" i Kinës bleu këtë kompani dhe më pas nisi ndërtimin linja e prodhimit të këtij avioni.

Zv.drejtuesja e përgjithshme e grupit "ZAIR", Chen Wenjing tha: "Çekia ka bazë të mirë industriale. Në të kaluarën, kompania çeke mund të prodhojë mbi 30 avionë të përgjithshëm. Pas hapjes së tregut të Kinës, prodhimi u zgjerua. Tani çmimi i këtij avioni prej 2 milionë juanësh ka epërsi konkurruese në tregun kinez."

Gazetarët kanë parë si Roboti i ardhur nga Bullgaria, projekti industrial smart i banesave nga Hungari etj., duke treguar se në krahasim me ekspozitën e mallrave të vendeve të Europës Qendrore e Lindore që u organizua disa vite më parë, ngritja e nivelit të prodhimeve është e dukshme.
 
Nga tregtia tradicionale tek bashkëpunimi i gjithanshëm
Universiteti i Lituanisë Vitatas Magnus krijoi platformën e ekspozitës në pavijonin e Lituanisë. Tomas nga ky universitet tha se vitet e fundit janë shpeshtuar shkëmbimet në fushën e arsimit mes Kinës dhe vendit të tij. 

"Në të ardhmen numri i studentëve kinezë që studiojnë në universitetin tonë mund të dyfishohet. Ndërkohë, shumë studentë të universitetit tonë po mësojnë tani gjuhën kineze."
Me rastin e zhvillimit të Ekspozitës Kinë-EQL, janë nënshkruar mbi 20 projekte me një vëllim total investimi 100 milionë juanë.
 

Perspektiva e gjerë e bashkëpunimit Kinë- EQL
  
Song shtoi se: "Me zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, vëllimi tregtar midis Kinës e 16 vendeve arriti 82.2 miliardë dollarë amerikanë duke u rritur 21% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke regjistruar një shifër rekord. Në kushtet kur investimet ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm, investimet e Kinës në vende të Europës Qendrore e Lindore janë rritur 67% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar."
 
Rritja vjen nga besimi për zhvillimin në të ardhmen
Chen Xin, studiuesi i Institutit të Europës pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, u shpreh se në fushën e biznesit elektronik dhe në shkencën e re e të lartë, ndërmarrjet kineze dhe ato europiane mund të zhvillojnë bashkëpum të mëtejshëm dhe të kërkojnë së bashku potencialin e tregtisë dhe të investimeve.
Liu Yuli, Këshilltar në Departamentin e Europës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha se Kina po planifikon të publikojë më shumë projekte bashkëpunimi për të nxitur bashkëpunimin lokal me vendet e Europës Qendrore e Lindore në fushat e ekonomisë digjitale, të biznesit elektronik, të qytetit të zgjuar etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore