Video/  Mediat shqiptare ndjekin drejtpërdrejt hapjen e sesionit parlamentar të Kinës

2018-03-07 15:10:05 CRI Komenti juaj Printoni

 

Për herë të parë disa prej mediave shqiptare e ndoqën drejtpërdrejt hapjen e sesionit të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe mbajtjen e raportit të punës së qeverisë, nga kryeministri Li Keqiang.

Delegacioni përbëhet nga pesë media kryesore, duke përfshirë Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Televizionin Publik.

Drejtorja e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Armela Krasniqi tha se gazetarët e ardhur nga Shqipëria kanë një kuriozitet të veçantë, pasi kjo është hera e parë për të gjithë që vijnë në Kinë dhe në Pekin për të ndjekur një veprimtari të tillë politike.

"Ajo që na bëri përshtypje sot ishin shifrat e këtij 5-vjeçari të qeverisjes ishin impresionuese, por ajo që na bëri më tepër përshtypje ishte ambicia për këtë vit. Ato çka kryeministri Li Keqiang tha gjatë fjalës së tij ishin vërtetë ambicie shumë kurajoze dhe që mendoj që synimi dhe objektivat që janë vënë janë të larta, por duke parë të kaluarën them që dhe e ardhmja patjetër është e arritshme, pse jo," tha Krasniqi në një intervistë për CRI Shqip.

Sesioni i vitit 2018 është një vit kyç për ndërtimin e një shoqërie të begatë dhe për zbatimin e Planit të 13-të Pesëvjeçar. Ky vit shënon gjithashtu 40-vjetorin e nisjes së reformës e të hapjes së Kinës.

Dy sesionet e këtij viti kanë rëndësi të madhe pasi ato jo vetëm do të përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të ardhshëm të Kinës, por janë gjithashtu janë një dritare për njohjen e politikave kineze nga bota.

Mrekulli
Lajmet Kryesore