Digjitalizimi, nxitës kryesor i reformës së Ndërmarrjeve Shtetërore

2020-06-16 18:07:17 CRI Komenti juaj Printoni

Përhapja e papritur e COVID-19 solli vështirësi dhe sfida të pashembullta për banorët në Kinë. Ndërmarrjet Shtetërore të Kinës (NSH) kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në luftën kundër pandemisë. Disa kanë kontribuuar me ekspertizën e tyre për ndërtimin e spitaleve provizore në një kohë rekord, e disa të tjerë për prodhimin e maskave mbrojtëse dhe pajisjeve të tjera shëndetësore.

Të tjerë në sektorin e ushqimit, shërbimeve publike, telekomunikacionit, transportit dhe sektorë të tjerë kanë punuar shumë për të garantuar jetesën e qytetarëve dhe për të stabilizuar ekonominë kombëtare. Sot, mbi 90 për qind e NSH-ve kanë rifilluar punën.

Digjitalizimi është bërë një nxitës kryesor për lëvizjen e ekonomisë drejt rrugës së saj të rritjes. Në fakt, ekonomia digjitale zë sot mbi një të tretën e PBB-së së Kinës. Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia digjitale e vendit mund të arrijë në 60 trilionë juanë (8.4 trilion dollarë) deri në vitin 2025.

Pas pandemisë COVID-19, bizneset do të përqafojnë teknologjitë digjitale më gjerësisht dhe thellësisht se kurrë më parë. Sidoqoftë, drejtuesit e NSH-ve duhet të jenë të vetëdijshëm për tre pengesa kryesore që mund të ngadalësojnë transformimin digjital.

Së pari, investimet në një infrastrukturë të re, me bazë digjitale, janë të nevojshme për t'i hapur rrugën epokës tjetër të Kinës Digjitale. Për shembull, 5G-ja do të jetë një përbërës i rëndësishëm. Përveç ofrimit të shpejtësisë së lartë, teknologjitë 5G do të përshpejtojnë zhvillimin e teknologjive më të mëdha digjitale për përdorim tregtar në shkallë të gjerë dhe gjithashtu do të përdorin një valë të re të industrive digjitale dhe të konsumit.

Së dyti, një sektor industrial i rigjallëruar do të kërkojë veprime të menjëhershme për të forcuar dhe rikthyer aftësinë e zinxhirëve të furnizimit. Ndërsa Kina lëviz drejt prodhimit me cilësi të lartë, transformimi digjital do të jetë gjithnjë e më i domosdoshëm jo vetëm për të përshpejtuar integrimin e zinxhirëve të furnizimit, por edhe riformatimin e industrive duke përdorur teknologjitë dhe sistemet e drejtuara nga të dhënat. Strukturat industriale dhe zinxhirët e furnizimit po bëhen shumë më të larmishëm dhe më të varur nga ekosistemet.

Së treti, NSH-të kanë ende boshllëqe për të plotësuar transformimin e tyre digjital. NSH-të padyshim kanë dhënë kontribut të madh dhe tejet pozitiv në luftën kundër COVID-19. Por përpjekjet e tyre kanë zbuluar gjithashtu probleme në aftësitë e tyre digjitale. Boshllëqet ekzistojnë në shumë fusha, nga projektimi dhe zhvillimi i arkitekturës teknike të nivelit të lartë, integrimi i të dhënave dhe sistemeve, operacionet dhe mirëmbajtja e IT, deri te siguria dhe kontrolli i IT-së.

Ndërsa Plani i 14-të pesëvjeçar i Kinës (2021-25) hyn në fuqi vitin e ardhshëm, boshllëqet midis potencialit digjital dhe realitetit digjitial duhet të mbyllen, nëse teknologjitë dhe të dhënat do të jenë shtytësit thelbësore të rritjes së ardhshme të Kinës dhe reformës së NSH-ve.

Gjatë kësaj periudhe, Kina do të hyjë plotësisht në epokën e ekonomisë digjitale. Si shtylla kurrizore e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kinës, NSH-të janë forca shtytëse e novacionit dhe rritjes. Transformimi digjital do të jetë katalizator për reformën e nevojshme të NSH-ve. Por, për të arritur transformimin digjital në niveli të lartë, ndërmarrjet duhet të ekuilibrojnë tre grupe faktorësh.

Së pari, strategjia dhe zbatimi. Transformimi digjital duhet të jetë një angazhim i vazhdueshëm, dhe jo vetëm një nismë e njëfishtë. Transformimi digjital duhet të jetë përparësia më e lartë e korporatave, e zbatuar në të gjithë veprimtarinë e biznesit. Më shumë sesa thjesht të shndërrojnë teknologjitë e tyre themelore, NSH-të duhet të transformojnë mënyrën e marrjes së vendimeve, mënyrën e punës, mënyrën e bashkëpunimit me partnerët e biznesit dhe mënyrën e shërbimit të klientëve.

Transformimi digjital është një revolucion që kërkon një qasje vertikale. Pasi përcaktohet ekipi drejtues i transformimit, nivelet e tjera të menaxhimit do të adoptojnë gjithashtu ndryshimet e reja. Në praktikë, transformimi digjital nuk ka të bëjë thjesht me krijimin e platformave të të dhënave të mëdha, blerjen e pajisjeve kompjuterike ose instalimin e sistemeve të IT-së. Ndërmarrjet duhet të hartojnë një plan gjithëpërfshirës për të realizuar vlerën e transformimit digjital në të gjithë organizatën, nga strategjia në operacione, nga klienti te shërbimet.

Së dyti, risia dhe aftësia. Në këtë epokë gjithnjë në ndryshim digjital, novacioni i përfshirë brenda ndërmarrjeve nuk është më i mjaftueshëm. Gjatë periudhës 5-vjeçare, NSH-të duhet t'i hapin dyert e tyre për novacionin e jashtëm në mënyrë që të bëhen më efektive, me kosto konkurruese dhe më të qëndrueshme.

Për NSH-të, të mësuarit nga partnerët e jashtëm do të zgjerojë kufijtë e novacionit dhe do t'i sjellë konsumatorët, furnitorët, partnerët e biznesit, ekspertët e industrisë dhe institucionet kërkimore për të krijuar një AND të veçantë të risisë. NSH-të duhet të bashkohen në një rrjet global të novacionit me një mendje të hapur dhe të marrin pjesë në bashkëpunimet ndër-industriale dhe ndër-rajonale për të rritur rezultatet e transformimeve të tyre digjitale.

Një sistem i suksesshëm i novacionit kërkon më shumë sesa thjesht teknologji. Kjo gjë varet nga pasioni dhe aftësitë e njerëzve që do sjellin risi të reja. Prandaj, NSH-të duhet të fuqizojnë punonjësit e tyre me teknologjitë digjitale dhe t'i lejojnë ata të sjellin risi. Ndërmarrjet duhet të të investojnë në strategji të reja talentesh për të krijuar një "fuqi punëtore krijuese" që do t'i bëjë organizatat e tyre më efikase dhe më konkurruese. Ky ekip mund të ndërtohet në mënyra të shumta, të tilla si përmes bashkëpunimit njeri-pajisje etj.

Së treti, shpërndarja dhe operimet. Transformimi digjital është një proces dinamik, i pafund, përmes të cilit ndërmarrjet aplikojnë teknologji digjitale për të zhvilluar vazhdimisht produkte dhe shërbime digjitale. Ndërsa këto teknologji depërtojnë në çdo cep, risitë e zgjuara dhe të vazhdueshme do të bëhen forca lëvizëse për konkurrencën dhe gjithashtu mundësojnë një lëvizje drejt operacioneve inteligjente.

Ndërmarrjet me operacione inteligjente janë të afta të marrin vendimet e duhura në kohë reale. Ato integrojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse talentin, të dhënat dhe teknologjitë inteligjente. Ata transformojnë dhe optimizojnë proceset dhe shpejtojnë reagimin e tyre dhe përmirësojnë vazhdimisht përvojat e përdoruesit. Me pak fjalë, organizatat që përdorin transformimin digjital për të krijuar operacione inteligjente arrijnë përparime në biznes. Pavarësisht nëse ato janë përdorur për të fuqizuar fabrikat inteligjente ose për të mundësuar strukturat inteligjente të menaxhimit, teknologjitë dixhitale mund të ndihmojnë NSH-të të ulin kostot, të rrisin efikasitetin, të kontrollojnë rreziqet, të eksplorojnë tregjet e reja, të rrisin të ardhurat dhe të krijojnë ekosisteme të reja industriale.

Vetëm duke ndërtuar ADN-në e tyre të novacionit dhe operacionet inteligjente, NSH-të mund të arrijnë një transformim të qëndrueshëm digjital, që do të katalizojë reformën dhe do të nxisë rritjen në vitet e ardhshme. (Foto nga Xinhua)

Mrekulli
Lajmet Kryesore