"Një brez, një rrugë" në ndihmë të rigjallërimit të ekonomisë botërore

2020-05-19 15:11:59 CRI Komenti juaj Printoni

Pandemia COVID-19 ka goditur rëndë jo vetëm shëndetin e popullatës, por edhe ekonominë globale. Nisma e Kinës "Një brez, një rrugë" po luan një rol të rëndësishëm në rikthimin e shëndetit të ekonomisë botërore. Ndërsa kombet perëndimore po luftojnë me COVID-19 dhe nevojitet ende kohë për rihapjen e ekonomive të tyre, Kina tashmë ka filluar rimëkëmbjen e saj, pas suksesit të hershëm në luftën kundër koronavirusit.

Kolapsi ekonomik i vendeve në kushte që i ngjajnë Depresionit të Madh dhe pamundësia për të kontrolluar plotësisht virusin vdekjeprurës kanë përgënjeshtruar suksesin e supozuar të globalizmit. Duke pasur parasysh thyerjen e sistemit të tanishëm financiar global, nevojitet që vendet udhëheqëse të mbajnë një konferencë për të filluar një sistem të ri Bretton Woods, i cili e vendos jetën e njeriut mbi fitimin e parave.

Që të përparojë qytetërimi, nevojitet një arkitekturë e re ekonomike që synon zhdukjen e e varfërisë dhe nxit rritjen produktive ekonomike. Pa diskutim, Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të duhet të kryejnë role të mëdha në krijimin e një modeli të ri të marrëdhënieve politiko-ekonomike midis kombeve, pavarësisht tensioneve të tanishme.

Kërkohet punësim produktiv

Krijimi i qindra miliona vendeve të punës është një domosdoshmëri për transformimin e ekonomisë globale. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), vlerëson se fuqia e përgjithshme botërore e punës është 3.3 miliardë njerëz, ku rreth dy miliardë prej tyre, ose 61 për qind e totalit, janë duke punuar në ekonominë informale. Këta punëtorë jetojnë dita-ditës, pa asnjë lloj sigurimi. Shumica e punëtorëve të tillë informalë (93 për qind) gjenden në vendet e botës së tretë.

Në muajin e parë pas goditjes së pandemisë në vendet e tyre, punëtorët e ekonomisë informale pësuan një rënie mesatare prej 60 për qind të të ardhurave të tyre. Ndërsa, 1.6 miliardë nga dy miliardë punëtorët informalë - gati 80 për qind e të gjithë punëtorëve informalë - kanë humbur ose janë drejt humbjes së vendeve të punës. Në mënyrë tragjike, Afrika ka 86 për qind të fuqisë së saj punëtore që punon në të zezë, përqindja më e lartë nga të gjitha kontinentet.

Infrastruktura

Vendet dhe qytetarët e tyre nuk mund të varen më nga vendet e tjera për sigurimin e nevojave të tyre jetike. Vendet në zhvillim duhet të ndalin importimin e shumicës së ushqimit të tyre. Për shembull, Afrika, pavarësisht se ka tokë të bollshme pjellore po i afrohet një faturë vjetore të importit prej 35 miliardë dollarësh amerikanë. Në fakt, kontinenti afrikan mund të bëhet një eksportues i ri i ushqimit me inputet e duhura. Infrastruktura në menaxhimin e ujit, hekurudhat, rrugët dhe energjia janë përbërës thelbësorë për rritjen e prodhimit ushqimor.

Ndërkohë, Kina dhe vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" kanë marrë drejtimin në ndërtimin dhe financimin e infrastrukturës kyçe në të gjithë botën. Kjo duhet të përshpejtohet me theks të veçantë në prodhimin e energjisë. Nivelet e ulëta të energjisë në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve në të gjithë kontinentin e Afrikës, jo vetëm që i pengojnë këto shoqëri të zhvillohen, por fjalë për fjalë po vrasin njerëz. Përveç digave të reja hidroelektrike, "Një brez, një rrugë" duhet të nisë ndërtimin e centraleve bërthamore në Afrikë për të adresuar deficitin energjetik 1000 gigavatësh të kontinentit.

Prodhimi

Çdo komb që ka një sektor të fortë prodhimi është një përbërës i domosdoshëm për një ekonomi funksionale. Shumë kombe në zhvillim kanë pak ose aspak sektor prodhimi. Eksportimi i mallrave të përparuara të makinerive kryesore përgjatë "Një brez, një rrugë" do t'i mundësojë kombeve të prodhojnë vetë mallrat për të mbështetur shoqërinë e tyre. Me këtë fokus eksporti, "Një brez, një rrugë" kontribuuon me vlerë më të madhe për vendet që përpiqen të kapërcejnë dekada të pazhvillimit.

Kujdesi shëndetësor

Një sistem shëndetësor përgjatë "Një brez, një rrugë" është tejet i nevojshëm për vendet e përfshira me qëllim që ata të zgjerojnë dhe përditësojnë infrastrukturën e tyre të kujdesit shëndetësor. COVID-19 është vdekjeprurës edhe në sektorin e përparuar të kujdesit shëndetësor dhe ekspertët kanë frikë se qindra mijëra mund të vdesin nga virusi. Dhjetra vende nuk kanë një numër minimal të mjekëve, spitaleve, njësive të kujdesit intensiv dhe ventilatorë për 1000 vetë. Krijimi i Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ishte një hap i madh përpara, por për t'u marrë me COVID-19 dhe viruse të reja zoonotike kërkohet vendosja e më shumë laboratorëve virologjikë dhe qendrave të kërkimit mjekësor. Kina tashmë po aplikon ekspertizën e saj në këtë fushë.

Shkenca

Përparimet në shkencë dhe teknologji nuk duhet të kufizohen në një grup i vogël vendesh. Eksportimi i shkencës përgjatë "Një brez, një rrugë" është i paçmueshëm. Çdo vend duhet të marrë pjesë dhe të përfitojë nga teknologjia satelitore, të tilla si monitorimi-zbulimi i mizave të karkalecave dhe prodhimi i të korrave. Qendrat e trajnimit për inxhinierinë e përparuar duhet të bëhen pjesë e kurrikulës universitare dhe pasuniversitare të çdo vendi.

Duke pasur parasysh tkurrjet masive të ekonomisë botërore këtë vit për shkak të COVID-19, "Një brez, një rrugë" ofron një platformë thelbësore për të gjitha vendet që të bashkëpunojnë në ristrukturimin e tregtisë dhe prodhimit me nivel më të lartë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore