Epidemia, zinxhiri i furnizimit përpara krizës dhe mundësive

2020-04-28 15:29:40 CRI Komenti juaj Printoni

Tani nuk mund të parashikohet si do të zhvillohet epidemia e COVID-19, por nëse ajo nuk mund të kontrollohet brenda një kohe të shkurtër, do të ndikohet patjetër funksionimi i zinxhirit global të furnizimit. Në këtë gjendje, ndërmarrjet duhet të përgatiten për krizën, si edhe duhet të gjejnë mundësi të reja.

Tani COVID-19 është bërë një pandemi dhe tregtia ndërkombëtare pothuajse është pezulluar. Megjithëse gjendja epidemike është në stabilizim në Kinë, ndikimet e saj në tregun global janë të mëdha. Për shkak të epidemisë, kërkesa në tregun global është në rënie, madje ka ndaluar, sektori i prodhimit në Kinë është ndikuar rëndë dhe zinxhiri global i furnizimit është goditur ashpër.

Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, fabrikat kryesore për prodhimin e pjesëve të këmbimit të celularëve "iPhone" janë detyruar të pezullojnë prodhimin. Tani shumë ndërmarrje ndërshtetërore e kanë kuptuar që përqendrimi i kompanive furnizuese në një zonë të vetme është një rrezik i madh për zinxhirin global të furnizimit. Por brenda një kohe të shkurtër, nuk është e mundur që të zhvendoset zinxhiri i furnizimit në vende të ndryshme, sepse në këtë zinxhir global ekziston një ekulibër. Nëse ndryshon ky ekulibër, jo vetëm do të prishet zinxhiri i tanishëm, por edhe do të ndryshojë ekulibri mes sektorëve të ndryshëm.

Një arsye tjetër është që Kina ka status të veçantë në zinxhirin global të furnizimit dhe është një pjesë shumë e rëndësishme, e cila nuk mund të zëvendësohet nga asnjë vend tjetër. Përveç kësaj, gjendja në Kinë është e qëndrueshme dhe epidemia po shpërthen në vende të tjera, si ato të Europës dhe ShBA. Prandaj, është më e rrezikshme që të lëvizet zinxhiri i furnizimit në vendet e tjera.

Pengesat kryesore për zinxhirin e furnizimit janë në transport: afro 60 vende e rajone kanë zbatuar masa kufizuese ndaj mallrave kineze dhe disa vende kanë mbyllur rrugën e transportit logjistik, përveç atij të materialeve antiepidemike. P.sh: Filipinet kanë bllokuar transportin detar, ajror dhe tokësor në Manila. Me përhapjen e epidemisë, këto masa kufizuese do të shtohen më tej.

Për shkak të epidemisë, kërkesat nga vendet e tjera të botës do të pakësohen në mënyrë të dukshme dhe porositë nga jashtë do të ulen në mënyrë të vrullshme. Me shtyrjen ose anulimin e veprimtarive dhe panaireve ndërkombëtare, ndërmarrjet do të kenë shumë pak burime porosie.

Megjithëse përballojnë një krizë të rëndë, ndërmarrjet ende kanë rast për të shpëtuar biznesin e tyre.

Në fakt, për ndërmarrjet digjitalizimi nuk është një koncept i ri. Në të kaluarën, teknologjitë digjitale kanë luajtur rol ndihmës në biznesin e përditshëm. Pas shpërthimit të epidemisë, shumë ndërmarrje kanë kuptuar që kjo është një mënyrë shumë e përshtatshme e që nuk ndikohet nga epidemia. Me teknologjinë digjitale, njerëzit mund të vazhdojnë punën në shtëpi ose mund të kontaktojnë për punë në internet.

Krahas kësaj, janë krijuar edhe disa modele të reja funksionimi. P. sh. ndërmarrjet e sektorit ushqimor, si restorantet dhe baret, kanë filluar të ndajnë burimet njerëzore për të përballuar gjendjen e veçantë, pra pak klientë në tavolinë, por shumë porosi në internet.

Qysh nga 1 prill, kompania e njohur e transportit detar "Maersk" ka filluar shërbimin cloud për kontratat me afat të shkurtër, ku klientët mund të shohin me lehtë gjendjen e kontejnerëve, si çmimi dhe disponueshmëria.

Epidemia është një krizë, por në këtë krizë janë krijuar disa mundësi të reja në fusha si mjekësia, arsimi në internet dhe shitja me pakicë në internet. Këta sektorë kanë tërhequr mjaft vëmendje nga ndërmarrjet, disa prej të cilave kanë filluar të bëjnë investime.

Kompania "Gree" njihet për prodhimin e kondicionerëve, por nën ndikimin e epidemisë, ajo ka përdorur shumë fonde dhe njerëz për studimin dhe prodhimin e materialeve antiepidemike, si maska dhe makineri për prodhimin e maskave. Krahas kësaj, "Gree" ka rifilluar prodhimin e pajisjeve për pastrimin e ajrit.

Përveç kompanive të mëdha si "Gree", edhe disa ndërmarrje të vogla që merren me tregtinë ndërkombëtare kanë filluar të eksplorojnë burimet antiepidemike vendore, duke filluar të shesin produkte të tilla. Për shkak të epidemisë, ato i kontaktojnë klientët në internet dhe bëjnë shitje të drejtpërdrejtë në platformat në internet ose në rrjete sociale.

Në krahasim me epideminë e SARS-it të vitit 2003, COVID-19 ka shkaktuar ndikime më të mëdha në ekonomi. Kjo është për arsye që Kina është integruar me zinxhirin e furnizimit të shumë sektorëve dhe në këtë gjendje epidemike, është shumë e domosdoshme që të krijohet një zinxhir elastik furnizimi. Pasi të zgjidhin vështirësitë e tanishme, ndërmarrjet dhe institucionet përkatëse duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje rishikimit të zinxhirit të furnizimit dhe zgjerimit të sferës së investimeve. Në këtë bazë, do të formohet një sistem më elastik përballë emergjencave.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore