Kinë, rritja e PBB-së këtë vit mund ta arrijë objektivin 5.5%

2020-04-21 13:21:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kina mund të vendosë objektivin e saj të rritjes së PBB-së në vitin 2020 midis 5%- 5.5%, gjë që ka shumë të ngjarë të arrihet bazuar në vlerësimet e ekspertëve.

Sipas qasjes së të ardhurave për llogaritjen e PBB-së, rritja e PBB-së së Kinës në tremujorin e parë pritet të jetë minus 5%.

Duke marrë në konsideratë pandeminë globale të koronavirusit - përveç faktorëve të tillë si masat e marra nga vende të ndryshme për të mbrojtur ekonominë, përfshi paketat e stimulimit të tyre ekonomik dhe programet e shpëtimit - ekspertët presin që rritja e PBB-së në tremujorin e dytë të Kinës të tkurret midis 2 pikë përqindje dhe 5 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë për shkak të COVID-19.

Specialistët thonë se ulja ka më shumë të ngjarë të jetë afër 2 pikë përqindjeje, që do të thotë se kërkesa e jashtme do të bjerë 30 për qind në krahasim me një vit më parë.

Analistë nga shumë institucione ndërkombëtare mund të kenë arritur në një përfundim të parakohshëm se kërkesa e jashtme e Kinës do të zvogëlohet mbi 50 për qind dhe tronditja për ekonominë nga COVID-19 do të jetë më e rëndë se kriza globale financiare e vitit 2008. Parashikimet e tyre bazohen në supozime se vende të ndryshme nuk do të përdorin paketat masive stimuluese dhe se organizatat ndërkombëtare nuk do të kryejnë në mënyrë efektive koordinimin ndërkombëtar të administrimit të rrezikut.

Nëse Kina regjistron një tkurrje të PBB-së me bazë vjetore prej 5 për qind në tremujorin e parë dhe një rënie të rritjes së PBB-së me 2 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë, për të arritur objektivin e saj të rritjes vjetore prej 5.5 për qind, Kina duhet të realizojë norma reale të rritjes së PBB-së prej 8.63 për qind në tremujorin e tretë dhe të katërt. Kjo është shumë e mundur nëse investimet e ndryshme dhe nivelet e konsumit rriten plotësisht në gjysmën e dytë të vitit, me ndihmën e paketave të shpëtimit dhe stimulimit ekonomik.

Duke vendosur një objektiv të tillë, Kina do t'u dërgojë një mesazh të qartë subjekteve të ndryshme ekonomike se qeveria do të përdorë një seri politikash pro-rritjes për të siguruar punësimin dhe për të ruajtur rritjen ekonomike.

Ndërsa pandemitë zakonisht çojnë në çrregullime dhe besim në rënie, vendosja e një objektivi për rritje ekonomike është më e dobishme për të kaluar periudhat e vështira sesa mungesa e një objektivi.

Në dallim nga recesioni, kjo pandemi do të ketë një ndikim ekonomik afatshkurtër, i cili nuk do të dëmtojë së tepërmi bazat e ekonomisë. Rimëkëmbjet ekonomike, grafiku i së cilave ngjan me gërmën V, janë mjaft normale pas pandemive.

Për të përmbushur qëllimin e arritjes së rritjes së PBB-së prej 5.5 për qind për vitin 2020, Kina duhet të bëjë plane për paketa stimuluese shtesë me vlerë 5.2 trilionë juanë (735 miliardë dollarë), përveç 1.3 trilionë juanë në programet stimuluese dhe shpëtuese të nisura nga vendi në fillim të këtij viti.

E gjithë paketa që arrin 6.5 trilionë juanë mund të ndahet në 3.5 trilionë juanë në ulje të taksave dhe rimbursime, 2 trilionë juanë në shtim investimesh në infrastrukture dhe 1 trilion juanë në subvencione për programet e shpëtimit.

Kina zbatoi një paketë stimulimi 4 trilionë juanë në 2008 për t'i mbizotëruar krizës globale financiare. Pasojat e kësaj pakete bënë që shumë ekonomistë dhe profesionistë të financave të ishin tepër të kujdesshëm ndaj stimulit në shkallë të gjerë. Por ne duhet të kuptojmë se nëse Kina do të miratojë ose jo masa kryesore stimuluese kjo varet nga sfidat makroekonomike dhe analiza kosto-fitim.

Duke u përballur me presion në fronte të shumta si ndikimi ekonomik i pandemisë vdekjeprurëse të virusit, rifillimi i punës dhe prodhimi, gjasat e një recesioni global dhe një ngadalësimi ciklik në ekonominë e vendit, duhet të rindizen masa stimuluese me vendosmëri nëse përfitimet e një pakete të politikat ekspansioniste tejkalojnë kostot.

Duke nxjerrë mësime nga paketa e stimulit ekonomik të vitit 2008, politikat e ardhshme ekspansioniste të Kinës duhet të jenë të orientuara nga projekti, të përqendruara në zgjerimin fiskal dhe të mbështesin politikën monetare. Ato duhet të jenë në përputhje me rregullimet strukturore në planin afatmesëm, zbutjen e varfërisë dhe krijimin e një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet.

Ekspertët këshillojnë që vendi të përqendrojë forcat në ofrimin e lehtësimit financiar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe personat fizikë, duke subvencionuar grupe me të ardhura të ulëta të goditur rëndë nga pandemia, duke nisur programe stimuluese në shkallë të gjerë për të rritur konsumin, nxjerrja e paketave të shpëtimit për lloje të ndryshme të ndërmarrjeve të orientuara nga eksporti dhe përshpejtimi i fillimit të investimeve që synojnë zhvillimin e infrastrukturës së re dhe zonave metropolitane.

Paketa stimuluese duhet të nisë sa më parë për të pasur një efekt të menjëhershëm në ekonominë e Kinës duke stabilizuar pritjet e tregut dhe duke rritur besimin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore