2020-03-10 15:04:32 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një shesh si ai i Shën Markut gati i zbrazët, festime të anuluara të karnavaleve dhe një numër gondolierësh të ulur duke pritur për klientë ... Venecia, qyteti italian në Detin Adriatik që dikur njihej për turmat e vizitorëve është pothuajse bosh. Megjithatë, Venecia nuk është i vetmi vend, turizmi i së cilës është goditur nga koronavirusi. Industria europiane e turizmit në tërësi është ndikuar nga epidemia e koronavirusit novel.
E emëruar zyrtarisht si COVID-19 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sëmundja u raportua për herë të parë në qytetin Wuhan të provincës qendrore Hubei të Kinës dhjetorin e kaluar dhe që prej asaj kohe është përhapur me shpejtësi në mbarë botën.
Sot në gjithë botën janë konfirmuar mbi 100 mijë raste dhe vendet më të prekura janë Kina, Koreja e Jugut, Irani, Italia dhe Japonia. Sipas Shoqatës Europiane të Turizmit ( ETOA), shpërthimi i COVID-19 ka sjellë vështirësi të jashtëzakonshme për industrinë europiane të turizmit.
Humbja e turistëve kinezë
Kina është ndër burimet me rritjen më të shpejtë të të ardhurave të turizmit europian në dekadat e fundit. Në vitin 2018, turistët kinezë shpenzuan gjithsej 277 miliardë dollarë amerikanë në Europë, duke përbërë një të pestën e shpenzimeve të përgjithshme globale, sipas statistikave nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO).
Më 26 janar, në përgjigje të shpërthimit të koronavirusit të ri, Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kinës njoftoi se do të kontrollonte turizmin e saj duke ndaluar grupet e turneve dhe paketat e udhëtimit për të frenuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Njoftimi erdhi gjatë pushimeve të Festës së Pranverës - pushimi më i rëndësishëm për kinezët, kur duhej të bëheshin udhëtime të shumta.
Në vend të kësaj, u sugjerua që qytetarët kinezë të pezullonin të gjitha udhëtimet thelbësore jashtë shtetit, duke çuar në një rënie të mprehtë të turistëve kinezë në destinacionet turistike europiane. Vendet si Italia, Spanja, Franca dhe Gjermanisë ishin renditur në mesin e destinacioneve më të larta jashtë shtetit për turistët kinezë, sipas vlerësimit nga Ctrip, agjencia kryesore e udhëtimit në internet e Kinës.
"Turistët kinezë nuk kam udhëtuar drejt Europës prej muajit janar. Kjo do të thotë që kanë humbur dy milionë netë në holete që përkthehet si 1 miliard euro në muaj prej janarit," tha kohët e fundit Thierry Breton, shefi i insdustrisë turistike i BE-së.
Ndikimi i COVID-19 në Gjermani ka qenë veçanërisht i dukshëm në rënien e numrit të turistëve nga Kina, sipas raportimeve të Deutsche Welle, kanalit ndërkombëtar publik gjerman.Bordi Kombëtar i Turistëve gjerman (GNTB) vlerësoi se qëndrimet gjatë natës së turistëve nga Kina mund të binin në 25 për qind. Ndërsa vizitorët kinezë shpenzojnë rreth 8 miliardë euro (8.7 miliardë dollarë amerikanë) në vit, humbjet ka të ngjarë të kenë një ndikim të fortë në turizmin e Gjermanisë.
Christophe Decloux, menaxheri i përgjithshëm i Bordit Turistik Rajonal tha se Parisi po priste një rënie dramatike të vizitorëve nga Kina, tregu i pestë më i madh i qytetit për turizmin, raportoi CNBC.Turizmi përbën tetë për qind të PBB-së franceze, sipas Ministrisë së Jashtme të Francës. Një rënie e vizitorëve ndërkombëtarë gjithashtu do të ketë një ndikim të madh në sektorin kombëtar të turizmit.
"Rezervimet e fluturimit nga Kina në Paris janë ulur rreth 80 për qind në krahasim me një vit më parë për muajt shkurt, mars dhe prill, sepse njerëzit në Kinë nuk po udhëtojnë më", tha ai.
Turizmi italian do të goditet fort
Sipas Komisionit Europian të Udhëtimeve, mbi 13 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto Italian (PBB) rrjedh nga turizmi. Italia tërhiqte dikur mbi 5.6 milionë turistë amerikanë dhe 3.5 milion turistë kinezë çdo vit.
Me shtimin e rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Itali, një numër në rritje i vendeve dhe rajoneve kanë ndërmarrë masa parandaluese duke vendosur një ndalim më të rreptë hyrje në Itali. Qeveria amerikane ngriti paralajmërimin e udhëtimit në nivelin më të lartë dhe këshilloi qytetarët e saj kundër udhëtimeve në rajonet e Lombardisë dhe Venetos, rajonet më të prekura në veri të Italisë.
Në vend janë mbyllur edhe disa sajte turistike, janë anuluar veprimtari artistike dhe kulturore dhe gjithnjë e më shumë turistë qëndrojnë larg zonave të infektuara. Federata e Turizmit në Itali, "Assoturismo", njoftoi se rreth 90 për qind e prenotimeve të hoteleve dhe agjencive të udhëtimit ishin anuluar në Romë dhe deri në 80 për qind në Siçili për muajin mars.
"Turizmi italian nuk ka përjetuar kurrë një krizë në këtë shkallë në historinë e tij. Ky është momenti më i errët. As sulmet e 11 shtatorit nuk e goditën kaq shumë shumë biznesin tonë," tha shefi i "Assoturismo" Vittorio Messina.
Franca mbylli muzeun e Luvrit nga frika e COVID-19
Muzeu i Lovrit, shtëpia e kryeveprës së njohur të Leonardo da Vinci-t, Mona Lisa, mbylli dyert për publikun të dielën dhe të hënën e kaluar, pasi stafi i saj shprehu frikën e marrjes së sëmundjes përmes fluksit të jashtëzakonshëm të vizitorëve nga e gjithë bota. Si muzeu më i vizituar në botë , vitin e kaluar pati 9.6 milionë vizitorë, me gati tre të katërtat e tyre nga vende të ndryshme të botës.