Kina merr masa për garantimin e furnizimit të nevojave të përditshme

2020-02-10 17:21:38 CRI Komenti juaj Printoni

Furnizimet e nevojshme ditore në vend dhe në zonat kryesore si Wuhan janë të garantuara, me çmime që pritet të jenë përgjithësisht të qëndrueshme, tha të dielën e kaluar një zyrtar nga Agjencia e Planifikimit Ekonomik të Kinës.

Masa të ndryshme janë zbatuar për të siguruar furnizimin e nevojave bazë në të gjithë vendin, sipas konferencës së rregullt për shtyp mbi kontrollin e koronavirusit në Pekin, duke përfshirë monitorimin e çmimeve në kohë reale, duke inkurajuar fuqimisht kompanitë për të zgjeruar prodhimin, duke udhëzuar qeveritë lokale për drejtimin e ndërmarrjeve dhe duke ofruar një normë interesi preferenciale për ndërmarrjet industriale, të transportit dhe atyre që shesin materiale kryesore për mallrat e nevojshme.

Deri më 7 shkurt, prodhuesit vendës rifilluan 73% të kapacitetit të prodhimit të maskave dhe 94.6% të kapacitetit të prodhimit të grurit, nga ku norma e maskave mjekësore u rrit në 87 për qind, tha Chen Da nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC).

Chen shtoi se vendi po nxit shtimin e importeve të maskave, duke theksuar se janë njoftuar edhe politika të tilla si përjashtimi nga taksa e importit e maskave të dhuruara nga jashtë dhe se kompanitë lejohen të transportojnë maska me avionë charter brenda vendit.

Ndërkohë, departamentet e lidhura përfshirë NDRC dhe Ministria e Tregtisë janë përqendruar kryesisht në shpërndarjen, transportimin e qetë dhe monitorimin e çmimeve të nevojave ditore në zonat kyçe si Wuhan-i.

Qeveria qendrore ka vënë në dispozicion 10 mijë tonë mish derri të ngrirë për Wuhan-in nga Zhejiang, Jiangsu dhe Shanghai, 2 mijë tonë nga të cilat do të transportohen në qytet sa më parë, theksoi zyrtari.

Furnizimi i mallrave të përditshme në provincën Hubei dhe në Wuhan është përgjithësisht i qëndrueshëm, sipas Ministrisë.

Provinca mund të sigurojë furnizime me oriz dhe produkte të tjera për 15 ditë dhe perime për rreth tre ditë, me të cilat të gjitha ato rimbushen vazhdimisht, tha zyrtari i MInistrisë së Tregtisë, Wang Bin.

Ai përmendi gjithashtu se për të garantuar furnizimin e perimeve në Wuhan, ka pasur 14 tregje të hapura të organizuara nga pushteti vendor. Disa supermarkete dhe platforma të tregtisë online kanë zgjedhur të porosisin në internet dhe të marrin perimet më vonë për të shmangur grumbuj njerëzish në një vend.

Mbështetje ndaj industrisë së bujqësisë

Në përgjigje të ushqimit të pamjaftueshëm në provincën Hubei, Kong Liang, një zyrtar nga Ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale tha se kompanitë vendore të ushqimit janë nxitur të rifillojnë punën dhe furnizuesit në mbarë vendin kanë rinisur mbi 50 për qind kapacitetin e prodhimit.

Ai shpjegoi më tej se "COFCO Trading", agjenti ekzekutiv i import-eksportit i ushqimor kryesor të kompanisë më të madhe ushqimore dhe bujqësore të Kinës ka ofruar 110 mijë tonë misër për Hubei-n, 45 mijë tonë e të cilave janë dërguar tashmë. Provinca gjithashtu mori 155 mijë tonë misër nga Qendra Kombëtare e Tregtisë dhe do të marrë 154 mijë tonë sojë.

Qeveria gjithashtu do të koordinojë mjetet bujqësore të prodhimit, do të ftojë ekspertë për të udhëhequr prodhimin bujqësor si dhe të forcojë përpjekjet për parandalimin e epidemisë së kafshëve, shtoi Kong.

Shpërthimi i pneumonisë raportuar për herë të parë në qytetin Wuhan, Provinca Hubei qendrore e Kinës, në dhjetor 2019, tashmë u ka marrë jetën mbi 900 vetëve dhe numërohen mbi 40 mijë raste të konfirmuara deri më 10 shkurt.

Prodhimi i maskave në Kinë po rimëkëmbet ndërsa rinisja e punës shpejtohet

Rreth 73 për qind e aftësisë së prodhimit të maskave të vendit u rikuperua deri më 7 shkurt, tha të enjten në një konferencë shtypi Chen Da, zyrtari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, planifikuesi më i lartë ekonomik i vendit.

Ai shtoi se për maskat mjekësore niveli u rrit në 87 për qind.

Kina është prodhuesja më e madhe e maskave në botë, me mbi 20 milionë maska në ditë në në kohë normale.

Për të inkurajuar prodhimin e furnizimeve mjekësore kryesore përfshirë maska, autoritetet kineze kanë siguruar prodhuesit se qeveria do të ishte blerësja e fundit nëse tregu nuk do të konsumonte të gjitha produktet.

Chen shtoi se po nxitet importimi i maskave, duke shtuar se detyrimet për dhurimet e maskave janë hequr dhe do t'u ofrohet mbështetje firmave që përdorin avionë çarter për të sjellë maska ​​të importuara.

Rifillimi i punës po zhvillohet në të gjithë Kinën, përveç provincës Hubei, rajoni më i goditur. Rreth 94.6 për qind e firmave kryesore të prodhimit dhe përpunimit të grurit në vend kanë rifilluar prodhimin, ndërsa furnizimi me gaz natyror, energji elektrike dhe vaj të rafinuar është i mjaftueshëm, tha Chen.

Qeveria do të prezantojë masa të shenjestruara dhe të koordinuara për të siguruar rifillimin e qetë të punës, veçanërisht në sektorët e nevojave të përditshme dhe furnizimeve mjekësore, tha ai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore