2019, nisma "Një brez, një rrugë" u kthye në një "pikturë realiste"

2020-01-07 14:42:15 CRI Komenti juaj Printoni

 

2019-a ishte viti i 6-të që nga propozimi i nismës "Një brez, një rrugë". Në kalendarin diplomatik të kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping vjet, "Një brez, një rrugë" gjithmonë ka qenë një temë e rëndësishme. Nën drejtimin e tij, në vitin 2019, kjo nismë është bërë si një pikturë e përpiktë realiste kineze.

Në muajin mars, kur Xi Jinping-u bëri vizitën e parë të vitit 2019, Kina dhe Italia nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për nxitjen e ndërtimit të përbashkët të"Një brez, një rrugë". Italia u bë kështu vendi i parë i G7-s që e nënshkroi këtë dokument.

"Rruga e lashtë e Mëndafshit mishëron kërkesën e paraardhësve tanë për një jetë më të mirë, duke nxitur ndërlidhjen mes vendeve të Eurazisë dhe duke hapur epokën e shkëmbimeve kulturore. Sot jemi të gatshëm që, bashkë me popullin mik italian, të nxisim shkëmbimet kulturore, të ngulim këmbë për bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, t'i sjellim gjallëri të re Rrugës së lashtë të Mëndafshit e të ndajmë arritjet e zhvillimit me popujt e ndryshëm," tha Xi Jinping.

Në muajin prill u zhvillua forumi i lartë i bashkëpunimit ndërkombëtar për"Një brez, një rrugë". Përpara mbi 6000 pjesëmarrësve nga 150 vende dhe 92 organizata ndërkombëtare, presidenti Xi qartësoi drejtimin e zhvillimit të "Një brez, një rrugë" në fazën e ardhshme, duke deklaruar që "Një brez, një rrugë" do të zhvillohet me cilësi të lartë, si piktura e përpiktë realiste kineze.

Në muajin nëntor, Xi Jinping-u bëri një vizitë në Greqi, vizita e fundit shtetërore e tij vitin e kaluar. Greqia e Kina arritën konsensus mbi bashkëpunimin lidhur me "Një brez, një rrugë". Greqia u vendi i parë i zhvilluar europian që nënshkruan marrëveshje me Kinën, duke u bërë fokusi i "Një brez, një rrugë".

Pas takimit me kryeministrin grek Qirjakos Micotaqis, presidenti i Kinës Xi Jinping tha:

"Kemi rënë dakord që Kina dhe Greqia janë partnere të natyrshme bashkëpunimi për "Një brez, një rrugë" dhe duhet të zbatojnë mirë planin e bashkëpunimit në fushat e rëndësishme, të shfrytëzojnë rolin e portit të Pireut si nyjë e transportit detar dhe të forcojnë ndërtimin e linjës ekspres të transportit tokësor-detar mes Kinës dhe Europës."

Kur vizitoi portin e Pireut, Xi mësoi që punonjësit kanë punë të qëndrueshme dhe një jetë të qetë dhe besim të plotë për të ardhmen. Ai u shpreh:

"Nisma kineze 'Një brez, një rrugë' nuk është një slogan ose legjendë, por një shembull praktik bashkëpunimi. Kjo nismë e paraqitur nga Kina ngul këmbë në konsultimet, ndërtimin dhe ndarjen e përbashkët të përfitimeve. Ajo është një nismë me përfitime për të gjitha palët dhe jo vetëm për një."

Deri në fund të vitit 2018, në zonat e bashkëpunimit tregtar të ndërtuara përgjatë "Një brez, një rrugë", Kina pagoi taksa vendore me vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh amerikanë, duke krijuar 270 mijë vende pune.

Duke kaluar nga "piktura e stilit të lirë" te "piktura e përpiktë realiste", në vitin 2019, Kina i tregoi botës vendosmërinë e saj për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët. Xi Jinping-u shpalli në Pekin pesë masat për reformën dhe hapjen e mëtejshme të Kinës, me synim që t'i japë më shumë energji të re bashkëpunimit ndërkombëtar.

"Së pari, do të lehtësohet hyrja e investimeve të huaja në më shumë fusha të tregut kinez. Së dyti, do të rritet më tej bashkëpunimi ndërkombëtar për të drejtat e pronësisë intelektuale. Së treti, do të shtohet më tej importi i mallrave dhe shërbimeve. Së katërti, do të bashkërendohen në mënyrë më efektive politikat makroekonomike ndërkombëtare. Së pesti, do t'i kushtohet më shumë rëndësi zbatimit të politikave të hapjes," tha Xi Jinping-u.

Deri në fund të tetorit të vjetshëm, trenat e rregullt Kinë-Europë bënë afro 20 mijë udhëtime. Linjat hekurudhore Kinë-Laos, Kinë-Tajlandë dhe Hungari-Serbi janë në procesin e ndërtimit, ndërsa ecuria e projekteve të ndërtimit të porteve detare në Gwadar, Hanbantota dhe Khalifa është në gjendje të mbarë.

Nga janari deri në shtator 2019 Kina shënoi një vëllim afro 950 miliardë dollarë amerikanë të import-eksportit me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" dhe bëri investime të drejtpërdrejta jofinanciare me vlerë më shumë se 10 miliardë dollarë amerikanë.

Xi Jinping-u tha se rrethi i miqve për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë" është duke u zgjeruar, cilësia e bashkëpunimit është në rritje dhe zhvillimi i kësaj nisme ka një perspektivë më të mirë.

"Ndërtimi i përbashkët i 'Një brez, një rrugë' është propozuar nga Kina, por mundësitë dhe arritjet i takojnë botës. Kina është e gatshme që, me palët e ndryshme dhe me vullnetin e realizimit të pikturës realiste kineze, të nxitë zhvillimin në mënyrë të qëndrueshme, konkrete dhe me cilësi të lartë të nismës'Një brez, një rrugë', për të krijuar një të ardhme më të bukur," vuri në dukje presidenti Xi Jinping.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore