2019-09-24 16:12:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Reforma e Hapja, periudhë me zhvillim të shpejtë
Në periudhën e Reformës dhe Hapjes, me zhvillimin e vrullshëm ekonomik të Kinës, edhe sektori hekurudhor ka pasur një periudhë zhvillimi të shpejtë në mbarë vendin. Në vitin 1986, u vu në përdorim për herë të parë treni ekspres i drejtpërdrejtë mes Pekinit dhe Shangait. Në vitin 1989, treni i parë me ajër të kondicionuar u fut në përdorim. Në vitin 1988, treni i famshëm "Oriental Express" mbërriti për herë të parë në Kinë, duke i lidhur qytetet kineze me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar.
Kjo ishte periudha kur hekurudha kineze u fut gradualisht në një fazë zhvillimi të shpejtë. Në vitin 1994, treni i parë i i udhëtarëve me shpejtësi të madhe u fut në përdorim. Shpejtësia e tij mund të arrinte në 183 km në orë.
l Treni i gjelbër (treni "Lypiche")
Treni "Lypiche" është një simbol përfaqësues i trenave të Kinës në mes të shekullit të 20-të. Ky lloj treni përdorej kryesisht para viteve '90 të shekullit të kaluar, me shpejtësi të rritur, por pa kondicioner. Përshtypja fillestare për hekurudhën e shumë njerëzve në Kinë fillon me "Lypiche". Duhet thënë se vagonët e këtij treni janë përdorur edhe në Shqipëri, sidomos në periudhën para vitet '90 të shekullit të kaluar.
l Hekurudha Qinghai-Xizang
Më 1 korri 2006, rrafshnalta Qinghai-Xizang mirëpriti trenin e parë në "çatinë e botës". Kinezët në këtë "zonë të ndaluar hekurudhore" krijuan një magji. Qysh nga kjo ditë, Kina filloi të bëhet drejtuese në mbarë botën për nivelin e ndërtimit të hekurudhave.
Hekurudha me shpejtësi të madhe në epokën e re
Në epokën e re, Kina ka pasur arritje gjigante në zhvillimin ekonomik, çka ka stimuluar drejtpërdrejt zhvillimin e madh të sektorit hekurudhor. Zhvillimi ekonomik ka ofruar një bazë të fortë për teknologjinë hekurudhore dhe prodhimin e pajisjeve përkatëse, duke paraqitur kërkesa më të larta për këtë sektor.
Në këto kushte është shfaqur treni me shpejtësi të madhe, ose "Gaotie" në kinezishte. Në kohën e sotme, trenat janë me shpejtësi më të madhe dhe rrjeti hekurudhor është më i dendur. Krahas kësaj, pothuajse të gjitha projektet dhe teknologjitë e prodhimit janë realizuar nga vetë inxhinierët kinezë. Tani, njerëzit e quajnë "Gaotie"-në si "kartëvizita e Kinës", madje disa e quajnë si "manuali i teknologjive kineze".
Në fund të vitit 2018, gjatësia e përgjithshme e hekurudhave të shpejtësisë së lartë në Kinë arriti mbi 29 mijë km, duke zënë mbi dy të tretat e gjatësisë të hekurudhave të shpejtësisë së lartë në mbarë botën dhe duke kaluar gjatësinë e hekurudhave të tilla të të gjitha vendeve të tjera të marra së bashku. Për vitin 2019, Kina planifikon që të ndërtojë 3200 km linja hekurudhore të shpejtësisë së lartë. Sipas të dhënave, deri në prill të vitit 2019, gjatësia e urave në këtë lloj hekurudhe do t'i kalojë 16 mijë km.