70 vjet, Kina shndërrohet në motorin ekonomik të botës

2019-09-04 14:38:45 CRI Komenti juaj Printoni

Pavarësisht opinioneve në lidhje me ngadalësimin ekonomik të Kinës, ekonomia kineze mbetet kontribuesja e vetme më e madhe në botë, për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për një ekonomi globale të çalë dhe më shumë gjasa e pamundur që të përballojë goditje të reja pa u zhytur në recesion, kontributi i Kinës është edhe më i rëndësishëm.

Kina është renditur e para për sa i përket kontributit në rritjen ekonomike globale që nga viti 2006, duke u bërë motori kryesor i rritjes ekonomike botërore, sipas burimeve zyrtare.

Në 70 vitet e kaluara, përqindja e Kinës e treguesve kryesorë ekonomikë dhe shoqërorë në botë është rritur më tej, statusi i saj ndërkombëtar është përmirësuar më tej, dhe ndikimi i saj global ka vazhduar të rritet, thuhet në një raport të lëshuar kohët e fundit nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Raporti tregon se nga viti 1961 deri në 1978, kontributi mesatar vjetor i Kinës në rritjen ekonomike globale ishte 1.1 për qind, por nga 1979 deri në 2012, niveli mesatar vjetor i kontributeve ishte 15.9 për qind, duke u renditur i dyti në botë.

Nga 2013 deri në 2018, shifra mesatare vjetore u ngjit në 28.1 për qind, duke u renditur në vendin e parë në nivel global, thuhet në raport.

Në vitin 2018, raporti i kontributit të Kinës në rritjen ekonomike globale ishte 27.5 për qind, 24.4 pikë përqindje më i lartë se në vitin 1978, thuhet në raport.

PBB-ja për frymë e Kinës u rrit në 9,732 dollarë amerikanë deri në fund të vitit të kaluar, nga rreth 54 dollarë amerikanë që ishte në vitin 1952 - një rritje 180-fish. Kina në atë kohë ishte ndoshta një nga vendet më të varfra në botë.

Për sa i përket pjesës së saj të PBB-së globale, ekonomia e Kinës tani përbën rreth 16 për qind të totalit të botës, nga vetëm 1.8 për qind në vitin 1952. Për më tepër, popullsia e Kinës është rritur nga 575 milionë në 1952 në afro 1.4 miliardë sot.

Gjithashtu, Kina është shndërruar nga një ekonomi kryesisht bujqësore në fabrikën e botës, me 27 për qind të vlerës së shtuar të prodhimit global.

Një transformim i rëndësishëm u bë nga viti 1978 në 2018-n. Bujqësia si një pjesë e PBB-së kishte rënë në 7.2 për qind në fund të vitit 2018. Si një pjesë e fuqisë punëtore, bujqësia përbënte vetëm 26.1 për qind, krahasuar me 27.6 për qind për sektorin industrial dhe 46.3 për qind për sektorin e shërbimeve.

Deri në vitin 2010, sipas Bankës Botërore, vlera e shtuar e prodhimit të Kinës u bë më e madhja në botë dhe deri në vitin 2017, ajo zinte 27 për qind në rang global. Shkalla e urbanizimit është rritur nga 11 për qind në 60 për qind.

Sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, çdo rritje e përqindjes në shkallën e urbanizimit korrespondon me migracionin e 14 milionë njerëzve.

Megjithë rritjen e konsiderueshme të shkallës së urbanizimit gjatë katër dekadave të fundit, Kina ka ende nevojë një pjesë e madhe e popullsisë së saj për të migruar në zonat urbane për t'u shndërruar në një ekonomi të zhvilluar.

Në ekonomitë e zhvilluara, niveli i urbanizimit është mesatarisht rreth 80 për qind. Gara për të ngushtuar hendekun do të krijojë mundësi të mëdha biznesi në dekadat e ardhshme.

Së fundmi, janë bërë përparime të mëdha në pronësinë e biznesit, dhe në sektorë të rëndësishëm për ekonominë siç janë tregtia, kërkimi dhe zhvillimi, arsimi, kujdesi shëndetësor dhe strehimi.

Kompanitë private janë një nga nxitësit e zhvillimit ekonomik të Kinës. Në kundërshtim me portretizimin perëndimor të Kinës si një ekonomi socialiste, shumë sektorë kanë parë një rënie të konsiderueshme të pronësisë shtetërore dhe kjo prirje pritet të vazhdojë.

Kina nuk kishte pothuajse asnjë ndërmarrje private në vitin 1978, kur filloi reformat e saj ekonomike por, deri në fund të 2018, kompanitë private po kontribuuojnë më shumë se gjysmën e të ardhurave kombëtare të taksave, duke përbërë më shumë se 60 për qind të PBB-së, investime të aseteve fikse dhe investime direkte, dhe duke gjeneruar më shumë se 80 për qind të punësimit urban. Vitet e fundit, shpenzimet për kërkim-zhvillim të Kinës arritën në 2.18% të PBB-së, ose 1.97 trilionë juanë (US$280 miliardë), duke tejkaluar atë të BE-së. Sipas Treguesit të Fundit të Shpikjes Botërore, publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, shpenzimet e Kinës për kërkim-zhvillimin renditen të dytat në botë dhe kanë kontribuar 31 për qind të shpenzimeve botërore në vitin 2017.

Natyrisht, kjo ka ndihmuar për të grumbulluar shumë njohuri e teknika, të nevojshme për përmirësimin e zhvillimit ekonomik të Kinës.

Sipas statistikave të mëparshme të Bankës Botërore, pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm 13 vende e rajone kanë ruajtur një rritje ekonomike mbi 7% për 25 vjet me radhë dhe Kina është një prej tyre. Gjatë 30 vjetëve të fundit, Kina është bërë vendi më i madh prodhues dhe ekonomia e dytë më e madhe në botë. Por, pas zhvillimit të shpejtë dhjetëravjeçar, lindi nevoja që Kina ta ndryshojë modelin a saj të zhvillimit, për t'u përballur me sfidat kryesore globale, si ulja e kërkesës, pakësimi i burimeve dhe ngrohja globale. Për të realizuar këtë ndryshim, ekonomia kineze hyri në në një fazë të re, që njihet si "gjendja e re normale".

Statistikat tregojnë që, në tre tremujorët e parë të vitit 2016, rritja ekonomike ishte 7.4%, gjë që ka shkaktuar shqetësime për zhvillimin ekonomik të Kinës. Por, në të vërtetë, ekonomia kineze ka hyrë në një fazë të re normale. Gjithashtu, tregtia në internet dhe sektorët e energjisë së pastër kanë një perspektivë pozitive. Deri në vitin 2020, vlera e këtyre sektorëve do të zërë rreth 15% të PBB-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore