Si u zhvillua ekonomia dhe shoqëria e Xinjiang-ut në 70 vitet e fundit

2019-08-06 14:47:44 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit publikoi së fundmi një raport me titull "Ndërtoni një Xinjiang të bukur, realizoni ëndrrën kineze". Në këtë raport prezantohet zhvillimi ekonomiko-shoqëror gjatë 70 viteve të fundit në Rajonin Autonom të Xinjiang-Uygur-it në Kinën veriperëndimore.

"Ndryshime drastike kanë ndodhur në Xinjiang dhe jeta e banorëve të të gjitha grupeve etnike është përmirësuar ndjeshëm," thuhet në raport.

Sipas raportit, PBB-ja e Xinjiang-ut u rrit nga 791 milionë juanë (rreth 115 milionë dollarë) në vitin 1952 në 1.22 trilionë juanë në vitin 2018, një rritje mesatare vjetore prej 8.3 për qind.

Zhvillimi ekonomik realizon hov historik

Si front i hapjes në perëndim të Kinës, importet dhe eksportet e përgjithshme të Xinjiang-ut tejkaluan 20 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2018, tha Shohrat Zakir, guvernatori i Rajonit Autonom të Xinjiang-Uygur në një konferencë për shtyp të martën.

"Rajoni kryeson vendin në mekanizmin bujqësor dhe ujitje efikase për ruajtjen e ujit si dhe është bërë baza më e madhe e Kinës për prodhimin e pambukut," tha Zakir.

Një numër i lartë projektesh për ruajtjen e ujit, në fushën e transportit dhe të energjisë kanë përfunduar duke përmirësuar më tej infrastrukturën e rajonit.

PBB-ja e Xinjiang-ut u rrit 6.1 për qind në vitin 2018. Industritë terciare shërbyen si një motor i rëndësishëm për rritjen ekonomike, që kontribuuan 62.3% të rritjes ekonomike, thuhet në raport.

"Xinjiang-u priti mbi 150 milionë turistë nga vendi dhe bota në vitin 2018, me një rritje vjetore prej 40% dhe 75.89 milionë turistë në gjysmën e parë të vitit 2019, një rritje 46 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë," tha Zakir.

"Me 21 aeroporte civile, udhëtimi brenda dhe jashtë Xinjiang-ut me avion është bërë zgjedhja e parë e shumë njerëzve," shtoi ai.

Njerëzit e të gjitha grupeve etnike shënojnë përmirësim historik të jetesës

Me zhvillimin e shpejtë ekonomik në Xinjiang, të ardhurat familjare të disponueshme kanë pësuar rritje të madhe vitet e fundit, duke i ngritur banorët e Xinjiang në një nivel mesatarisht të begatë.

Politikat e përshtatshme dhe të përqendruara që synojnë zonat e goditura nga varfëria në katër prefekturat e Xinjiang-ut jugor kanë parë gjithashtu rezultate të shkëlqyera. Nga viti 2014 deri në 2018-n, 2.31 milion njerëz, përfshirë 1.89 milion nga Xinjiang jugor dolën nga varfëria.

Qeveria shpenzoi 69.59 milionë juanë për të lehtësuar varfërinë në Xinjiang nga 2014 në 2018, duke u përqëndruar tek përmirësimi i jetës së banorëve. Më shumë se 70 për qind e shpenzimeve të buxhetit publik në rajon shkuan për përmirësimin e jetesës dhe rritjen e vazhdueshme të nëntë programeve të mirëqenies, që përqendrohen në punësim, arsim, shërbime mjekësore dhe sigurime shoqërore etj.

Ndërtimi i infrastrukturës në Xinjiang gjithashtu garantoi një jetë më të përshtatshme dhe me cilësi më të lartë për banorët në rajon, thuhet në raport.

"Xinjiang-u ka nxitur në mënyrë gjithëpërfshirëse ndërtimin e sistemit të ujit, energjisë elektrike dhe qasjes rrugore në rajone të largëta dhe nën zhvillim, ka garantuar ujë të sigurt për 10.5 milionë banorë të zonave rurale, ka arritur 78.3 për qind qasjen e ujit nga çezma në zonat rurale dhe i dha fund mungesës së energjisë elektrike, ujit dhe transportit në zona të largëta".

Pas 70 vjetësh zhvillimi, numri i shkollave fillore u rrit nga 1335 në vitin 1949 në 3368 në 2018-n dhe shkollat ​​e mesme nga nëntë në vitin 1949 në 1278 në 2018-n, thuhet në raport.

Rajoni ka "përmirësuar vazhdimisht barazimin e shërbimeve themelore kulturore publike, mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe nxitur zhvillimin e kulturave etnike."

Begatia dhe përparimi i Xinjiang-u nuk mund të ndahen nga mbështetja e madhe e qeverisë qendrore dhe ndihma e palodhur e të gjithë kinezëve, thuhet në raport.

Të dhënat tregojnë se nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës, qeveria qendrore ka siguruar 2.35 trilion juanë, përfshirë 1.61 trilion juanë vetëm në periudhën 2012-2018 si subvencione financiare për këtë rajon. Dhe që nga viti 1997, gjithsej 15975 kuadro janë dërguar për të ndihmuar rajonin.

Për të ndihmuar më shumë banorë t'i shpëtojnë varfërisë, Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit po bën përpjekje të vazhdueshme për të rritur punësimin. Si rrjedhojë, një numër gjithnjë e më i madh i atyre që jetojnë nën kufirin kombëtar të varfërisë, kanë gjetur vende pune me paga më të mira dhe me të ardhura të qëndrueshme.

Tajinisa është një grua ujgure. Familja e saj jeton në një fshat të largët në prefekturën Hotan, një ndër më të varfrat e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit.

Kur vajza e saj Goharnisa u punësua nga një kompani përpunimi ushqimesh në vitin 2012, kjo shënoi një pikë kthese në përpjekjet e familjes së Tajinisa-s për të dalë nga varfëria.

"Falë punës së saj, ne tani kemi një shtëpi të zbukuruar më së miri dhe mish qengji të freskët në frigoriferin tonë," shprehet Tajinisa.

Goharnisa punon si brigadiere, duke drejtuar punëtoret që merren me përzgjedhjen e hurmave dhe arrave.

"Produktet tona janë specialitet i Xinjiang-ut dhe shiten në të gjithë vendin, përfshirë Pekinin dhe Shangain, gjë që më bën të ndihem e lidhur me këto qytete të mëdha", thotë e reja.

Paga mujore e saj është 4 300 juanë (rreth 620 dollarë amerikanë), 1 300 juanë më shumë se të ardhurat vjetore të të gjithë familjes me pesë fëmijë para vitit 2012.

Xinjiang-u Jugor ka qenë fokusi i programeve të ndihmës dhe të luftës kundër varfërisë, dhe më shumë fonde dhe burime shoqërore janë investuar në këtë zonë. Dhjetë projekte të veçanta që përfshijnë uljen e varfërisë të bazuar te punësimi janë zbatuar aty.

Mrekulli
Lajmet Kryesore