Kinë, teknologjia 5G zbatohet në më shumë fusha

2019-07-16 15:18:07 CRI Komenti juaj Printoni

Industri, kulturë, mjekësi, logjistikë dhe transport... Me dhënien e licensave të teknologjisë 5G, kjo teknologji do të aplikohet në një sërë sektorësh të rinj dhe do të nxitë zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe konsumit të informacionit të Kinës.

Pa dyshim, teknologjia 5G është futur në jetën e publikut, por ekspertët pranojnë që kjo teknologji ende është në fazën fillestare dhe në të ardhmen mund të zbatohet në më shumë fusha dhe të integrohet thellësisht me internetin.

Në Zonën e Re Xiong'an, një bibliotekë inteligjente me teknologjinë 5G është vënë në përdorim në qytezën Rongcheng dhe lexuesit në të mund të shkarkojnë materiale me shpejtësi pothuajse 10 herë më të madhe se interneti kabllor.

Në spitalin popullor të provincës Sichuan, ka filluar të përdoret sistemi i shërbimeve urgjente me 5G. Ambulancat janë pajisur me aparate mjekësore 5G. Në punët e shpëtimit pas tërmetit në Changning, ky sistem ka luajtur një rol pozitiv. Më 4 korrik, spitali Huaxi pranë Universitetit Sichuan, me teknologjinë 5G, kreu dy operacione me endoskop në spitalin popullor të qytezës autonome Mabian.

Me internetin 5G, është realizuar edhe fabrika inteligjente. "China Unicom" dhe kompania "Jiaxing Hengmei" kanë krijuar bashkërisht fabrikën inteligjente 5G+, ku makinat qepëse janë lidhur me kompjutera tablet dhe punëtorët mund të marrin videot e fundit për trajnim në distancë të bazuar në 5G.

Në muajin maj të këtij viti, në zonën minerare Zhahazhuoer të qytetit Tongliao të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, është vënë në përdorim miniera inteligjente. Me teknologjinë 5G, njerëzit mund të monitorojnë punët e minierës dhe të gjejnë pikat me rreziqe potenciale, duke i dhënë alarm qendrës së menaxhimit për paralajmërim.

Krahas kësaj, "China Telecom" bashkë me Grupin e Autobusëve të qytetit Fuzhou kanë krijuar linjen e parë inteligjente të autobusëve brenda provincës Fujian. Nëpërmjet lidhjes WIFI, udhëtarët mund të përdorin internetin me shpejtësi të madhe dhe në televizorin HD, mund të porosisin programet që preferojnë.

Për zgjerimin e përdorimit të teknologjisë 5G, tre operatorët e telekomunikacionit të Kinës, "China Telecom", "China Mobile" dhe "China Unicom" kanë publikuar planet e tyre për zhvillimin e teknologjisë 5G.

Presidenti i "China Telecom" Ke Ruiwen u shpreh që tani "China Telecom" dhe partnerët e saj kanë përdorur 5G në mbi 10 sektorë, si çështjet politike, prodhimi, transporti, logjistika e arsimi dhe numri i ndërmarrjeve eksperimentale ka arritur mbi 200.

"China Mobile" ka publikuar programin e vet "5G+". Presidenti i saj Yang Jie deklaroi që në vitin 2019, "China Mobile" do të ndërtojë 50 mijë stacione bazë 5G në mbarë vendin dhe do të ofrojë shërbime 5G në mbi 50 qytete. Tani, janë përgatitur 10 mijë pajisje 5G dhe parashikohet që të futen në treg në fund të korrikut.

Ndërkohë, "China Unicom" po nxit inkubimin e aplikacioneve 5G dhe përmirësimin e sektorëve të prodhimit. Aplikacionet e rinovuara mund të mbulojnë mbi 100 fusha.

Krahas operatorëve, edhe qytetet e ndryshme po përpiqen të nxisin zbatimin e teknologjisë 5G. Bashkia e Shangait shpalli që këtë vit do të ndërtojë 10 mijë stacione bazë 5G e do të krijojë rreth 10 aplikacione pilot, dhe se deri në vitin 2021, vëllimi i sektorëve me teknologji 5G do t'i kalojë 100 miliardë juanët.

Edhe pse përdorimi i teknologjisë 5G po shpejtohet në mbarë vendin, ekspertët janë të mendimit që tani 5G ende është në fazën fillestare dhe sektorët e ndryshëm po mësohen me këtë teknologji, prandaj përdorimi komercial dhe aplikimi i kësaj teknologjie nuk do të kryhen shpejt.

Në fazën e tanishme, zgjerimi i numrit i rasteve të përdorimit do të jetë vlera thelbësore e teknologjisë 5G. Kompania IDC vuri në dukje se ndërtimi i sistemit 5G në Kinë, duhet të bëhet bazuar mbi vlerën komerciale, posaçërisht në tregun ToB (to business).

Në tregun e konsumit, çmimi i celularëve me 5G ende është i lartë dhe pajisjet më të lira janë mbi 4500 juanë. Është parashikuar që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, do të ketë celular me çmim më të ulët.

"Zhvillimi i teknologjisë 5G varet nga integrimi i thellë mes rinovimit të aplikacioneve dhe nivelit të internetit," u shpreh zv.presidenti i kompanisë "China Mobile", Jian Qin, duke thënë që ndërtimi i rrjetit 5G është baza, rinovimi i aplikacioneve është thelbi dhe zhvillimi i integruar është kyçi. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore