2019-07-09 15:28:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Treguesit "flasin për stabilizimin e rritjes në zonën e OECD-së në tërësi pas vlerësimit të muajit të kaluar për lehtësimin e ritmit të rritjes", deklaroi organizata.
Për të gjitha ekonomitë e OECD-së, treguesit ishin pothuajse të pandryshuar.
Treguesit kryesorë të Eurozonës treguan një ngadalësim të rritjes, veçanërisht në Gjermani dhe në Itali, që janë fuqitë kryesore ekonomike të bllokut të monedhës së vetme. Shifrat gjithashtu treguan një rritje të qëndrueshme të ekonomisë franceze.
Europa mund të jetë shumë gjëra, por nuk është union. Që prej nisjes së BE-së ka pasur dyshime për natyrën e saj, kryesisht në lidhje me homogjenitetin. BE-ja duhet të bëjë "çmos për të shkatërruar homogjenitetin" e shteteve të saj anëtare sipas përfaqësuesit të OKB-së për Mërgimin, Piter Sutherlend. Ai shton se mirëqenia e ardhshme e shteteve të BE-së është e lidhur me faktin që ata duhet të përqafojnë multikulturalizmin.
BE-ja ende nuk e di se si do të jetë përbërja e saj territoriale, debati për një Europë të rajoneve në kontrast me një Europë të kombeve është i pavendosur. BE-ja ende nuk e di se çfarë natyre administrative do të ketë, dhe as cila do të jetë hierarkia e administrimeve të saj. Pas zgjedhjeve të majit, duket se të gjitha dyshimet rreth natyrës së BE-së kanë shpërthyer të gjitha menjëherë së bashku.
Natyra territoriale e BE-së ka qenë gjithmonë një luftë midis kombeve dhe rajoneve të saj. Kombet që formojnë BE-në kanë humbur sovranitetin e tyre dhe prandaj në shumë kushte kanë humbur "raison d'être". Rregullat ligjore dhe ekonomike që organizuan shtetet nuk duket të jenë efikase për nevojat e subjektit mbikombëtar.
Europa e Rajoneve do të ishte në terma historike një rikthim në rajonet që u bashkuan për të krijuar shtetet e tanishme të BE-së ose ndoshta krijimin e rajoneve të reja ku shpërndarja e burimeve i përgjigjet racionalitet jo kombëtar, por një racionalitet të BE-së. Autoritetet europiane kanë mbrojtur decentralizimin për shumë vite, duke argumentuar se decentralizimi rrit rishpërndarjen e efikasitetit të burimeve.
Përqëndrimi i burimeve në rajone më të vegjël nuk varet më nga nga përkatësia e tyre në një shtet komb; BE-ja ka Fondit Europian të Zhvillimit Rajonal (ERDF) që shkon nga Brukseli direkt në rajone. Procesi i shpërbërjes kombëtare ka pasur një përgjigje me krijimin e Lëvizjes për një Europë të Kombeve dhe të Lirisë (MENF), e cila është një koalicion ndërkombëtar i partive europiane me karakter euroskeptik. MENF-ja kishte grupin e vet parlamentar në Parlamentin Europian, me 73 deputetë pas zgjedhjeve të majit, duke ndryshuar emrin e tyre në Identitet dhe Demokraci (ID). Kjo përfaqëson pothuajse 10 për qind të parlamentit të BE-së
Natyra administrative e BE-së ka të njëjtat konflikte në thelb. Këtë e nxjerrin në pah zgjedhjet e kohëve të fundit në parlament, së bashku me emërimet e vendeve të nivelit të lartë të BE-së. Dy pozicionet më të rëndësishme, të pavarura dhe ekzekutive kanë rënë në aksin franko-gjerman, duke lënë pjesëtarët e tjerë të BE-së në pozita dytësore.
Edhe presidenti francez Emmanuel Macron i konsideron emërimet si embrion i një marrëveshjeje franko-gjermane. Dy pozicionet më të vlerësuara ekzekutive në BE janë presidenca e Komisionit Europian dhe presidenca e Bankës Qendrore Evropiane. Ursula Von der Leyen do të jetë presidentja e ardhshme e KE-së dhe francezja Christine Lagarde presidente e Bankës Qendrore Europiane.
Zgjedhja e Këshillit duhet të ratifikohet me votat në parlament, ku të zgjedhurit nga Këshilli duhet të marrin një shumicë absolute. Parlamenti propozoi kandidatët e vet për të mbajtur pozita ekzekutive në BE, por në fund, ishte Këshilli i cili emëroi kandidatët e saj.
Kjo do të thotë një luftë e hapur politike midis Parlamentit dhe Këshillit. Natyrës administrative të BE-së i mungon një urdhër dhe hierarki e verifikueshme. Shtetet më të forta të BE-së mund të imponojnë vullnetin e tyre nëpërmjet Këshillit Europian, duke injoruar të gjitha organet e tjera administrative. Natyra abstrakte e BE-së do të ketë një front të ri të hapur; lufta për fuqinë politike të organeve të saj administrative kundër pushtetit politik të vendeve më të fuqishme anëtare.
Kush është presidentja e ardhshme e KE-së
Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen do të bëhet presidentja e ardhshme e Komisionit Europian. Ajo është një mbështeteëse e madhe e integrimit më të thellë europian dhe aleate e kancelares gjermane Angela Merkel, në kabinetin e së cilës ka shërbyer gjatë gjithë kohës sa ka qenë Merkel në pushtet.
Von der Leyen sot 60 vjeçare ka lindur në Bruksel.
Ajo flet anglisht dhe frengjisht, përveç gjermanishtes. Ka studiuar në LSE në vitet 70'ta dhe ka jetuar në Stanford, Kaliforni nga viti 1992 deri më 1996.
Ajo është mjeke dhe është nënë e shtatë fëmijëve. Vjen nga një familje aristokrate e njohur për tregti të mëndafshit dhe industrializëm.
Është vajza e ish-guvernatorit të shtetit të Saksonisë së Ulët, Ernst Albrecht, që ishte edhe një zyrtar i lartë civil në BE.
Von der Leyen është ministrja e vetme që ka shërbyer në kabinetin e Angela Merkel gjatë gjithë kohës sa kjo e fundit ishte në pushtet prej vitit 2005. Sa ishte Ministre për familjet prej 2005 deri 2009 ajo bëri reforma që inkurajonin baballarët të kujdeseshin më shumë për fëmijët e tyre.
Në vitin 2013 e bë ministrja e parë femër e Mbrojtjes në Gjermani.
(Ky artikull është bazuar nga burimet në sitet:
https://news.cgtn.com/news/2019-07-04/The-abstract-nature-of-the-European-Union-I3wSEHC08g/index.html
http://www.xinhuanet.com/english/2019-07/08/c_138209753.Htm)