2019-05-07 16:38:15 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Infrastruktura luan rol kyç për pasurimin dhe zhvillimin, por si mund të arrihen më shumë financime për projektet infrastrukturore në kushtet e tanishme?
Për këtë, Forumi i 2-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar mbi "Një brez, një rrugë" ka dhënë një përgjigje të qartë. Në listën e rezultateve të publikuara nga forumi, është përfshirë formimi i platformës së bashkëpunimit shumëpalësh në kornizën e këtij forumi. Sipas kësaj liste, Ministria e Financave e Kinës, bashkë me Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII), Bankën Aziatike të Zhvillimit, Bankën Latinoamerikane të Zhvillimit, Bankën Europiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit, Bankën Europiane të Investimeve etj., do të formojnë qendrën e bashkëpunimit shumëpalësh të zhvillimit dhe financimit.
Për këtë qendër bashkëpunimi, Zhu Jiejin, profesor i asociuar për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet publike i Universitetit Fudan, u shpreh që formimi i qendrës së bashkëpunimit shumëpalësh për zhvillim dhe financim bëhet me synim që të grumbullohen më shumë fonde për ndërtimin infrastrukturor në tërë botën.
Zv.presidenti i BAII-së, Sir Danny Alexander, theksoi që BAII është një sistem shumëpalësh financimi, që ndryshon nga nisma "Një brez, një rrugë". Por, sipas tij, kjo nuk e pengon pjesëmarrjen e BAII-së në zbatimin e kësaj nisme. Ndarja e përvojave të BAII-së në infrastrukturë mund t'i ndihmojë projektet e nismës "Një brez, një rrugë" të zhvillohen në mënyrë më të mbarë.
Sipas Aleksander-it, gjatë tre vjetëve pas formimit të BAII-së, janë miratuar gjithsej 39 projekte të 15 vendeve anëtare dhe janë ofruar afro 8 miliardë dollarë amerikanë. Këto projekte janë të shpërndara në vende si Bangladeshi, Sri-Lanka dhe Laosi, duke mbuluar sektorë si energjetika, bujqësia dhe energjia e ripërtëritshme.
Për standardin e BAII-së, Aleksander shpjegon që përfitimet konkrete ekonomike, mbështetja për zhvillimin vendor, qëndrueshmëria mjedisore dhe favorizimi i banorëve vendorë janë standardet kryesore të BAII-së.
Presidenti i BAII-së Jin Liqun u shpreh që gjatë tre vjetëve pas formimit, BAII ka fituar besimin e botës me projektet me standard të lartë. Për të arritur ndërlidhjen cilësore dhe të vazhdueshme në ndërtimin infrastrukturor, së pari duhet të ndalohet korrupsioni, së dyti, duhet të ketë një programim të përshtatshëm dhe, së treti, duhet të ketë një mjedis dhe hapur transparent. Këto tre parime janë standard bazë për BAII-në.
"Këto standarde jo vetëm janë në të mirë të BAII-së e të vendeve që marrin financim, por edhe mund të shtojnë cilësinë dhe efektivitetin e projekteve," thotë Aleksander, duke shtuar: "Me këto standarde të BAII-së, projektet e 'Një brez, një rrugë' mund të zbatohen mbarë dhe mund të pranohen më gjerësisht."
Tani BAII ka 97 vende anëtare, ndërsa "Një brez, një rrugë" përfshin mbi 150 vende e rajone dhe mbi 90 organizata ndërkombëtare. BAII është një sistem shumëpalësh për financimin infrastrukturor dhe "Një brez, një rrugë" është një platformë më e gjerë bashkëpunimi, që ka si synim që të krijohen lidhje më të ngushta ekonomike e tregtare mes Azisë, Europës dhe Afrikës. Por një gjë pozitive është që të gjithë anëtarët e BAII-së janë përfshirë në nismën "Një brez, një rrugë".
Sipas raportit të Qendrës Globale Infrastrukturore (GIH) pranë G20-s, në vitin 2040 kërkesa globale për investime në projektet infrastrukturore do të rritet në 97 trilionë dollarë amerikanë dhe mungesa e fondeve do të arrijë në 15 trilionë.
Për 39 projektet e BAII-së janë dhënë gjithsej 40 miliardë dollarë amerikanë. Me zhvillimin e mëtejshëm, BAII shpreson që në një kohë të shkurtër të tërheqë më shumë pjesëmarrës privatë, pavarësisht në janë nga vendet anëtare apo jo.
Përveç projekteve të zakonshme infrastrukturore, Aleksander bën të ditur që BAII ka shumë dëshirë që të marrë pjesë në financimin e projekteve të vazhdueshme, si energjia e ripërtëritshme, transformimi i energjive tradicionale dhe zhvillimi i vazhdueshëm urban.
"Kjo përshtatet me premtimet e BAII-së për zhvillimin e gjelbër," theksoi Aleksander. Sipas tij, BAII po shndërrohet në një "bankë të gjelbër". Tani, BAII kërkon që të gjitha investimet në sektorët energjetikë duhet të përshtaten me parimin e zhvillimit të gjelbër dhe të vazhdueshëm. Deri më 6 dhjetor 2018, ndër projektet e investuara nga BAII 19 ishin lidhur me klimën, dhe vlera e financimit arrinte mbi 4.4 miliardë dollarë amerikanë. Mbi 60 % e projekteve janë për mjedisin.
Me kalimin e kohës, zbatimi i nismës "Një brez, një rrugë" i kushton gjithnjë e më shumë rëndësi zhvillimit të gjelbër e të vazhdueshëm. Këtë herë, në Forumin e 2-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, për herë të parë u zhvillua nënforumi "Rruga e gjelbër", çka simbolizon një fazë të re "të gjelbër" të investimeve lidhur me "Një brez, një rrugë". (Jiang Lei)