| 2019-04-23 15:00:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Globalizimi ekonomik është një valë e pakthyeshme në kohën e sotme. Që nga viti 2008, kur shpërtheu kriza financiare globale, globalizimi ekonomik është futur nga faza e zhvillimit të shpejtë në fazën e rregullimit, duke treguar disa veçanti të reja.

Pas krizës financiare globale të vitit 2008, globalizimi ekonomik ka treguar këto tipare.
Së pari, ulja e dukshme e shpejtësisë së zhvillimit. Tregtia dhe investimet ndërkombëtare janë një tregues i rëndësishëm i globalizimit ekonomik. Nga viti 1998 deri në 2007-n, eksporti i mallrave, eksporti i shërbimeve dhe investimet e drejtpërdrejta ndërkufitare shënuan rritje përkatësisht me 10.9 %, 10.8 % dhe 11.9 %. Ndërsa viti 2008 mund të quhet si një "ujëndarës". Me shpërthimin e krizës financiare, tregtia e investimet ndërkombëtare kanë pasur ulje përkatësisht 1.0 % dhe 3.2 %.
Së dyti, ndryshimi në përmbajtjen dhe gjendjen e globalizimit ekonomik. Nga ana e përmbajtjes, tregtia e shërbimeve ka pasur rritje me globalizimin ekonomik. Pas vitit 2008, rritja mesatare e tregtisë së shërbimeve ka qenë 3.2 herë më e madhe se tregtia e mallrave. Nga ana e gjendjes, vendet në zhvillim kanë pasur rritje të dukshme në statusin ndërkombëtar dhe gjithnjë e më shumë prej tyre kanë marrë pjesë në zinxhirin global të vlerës.
Së treti, shpejtimi i rregullimit në sistemin global të menaxhimit. Sistemi global i menaxhimit përbëhet nga konceptet, rregullat dhe institucionet. Ai është një sistem i ndërlikuar, që ofron garanci për globalizimin ekonomik. Ndërsa tani, koncepti kryesor me tregtinë e lirë po përballon sfidë nga tregtia e barabartë. Rregullat e reja ekonomike po zgjerohen nga masat kufitare në masat paskufitare. Krahas këtyre, po formohen shumë organizata të reja ndërrajonale, duke krijuar një platformë të re për tregtinë ndërkombëtare dhe reforma në OBT është paraqitur në programin e diskutimeve.
Futja e globalizimit ekonomik në një fazë të thellë rregullimesh në fakt ka shkaqe të ndërlikuara. Kjo është shkaktuar nga kriza globale financiare e vitit 2008, sepse shumë vende të botës, me synimin për të përballuar krizën, kanë marrë masa ndihmëse, madje proteksioniste, çka ka prekur drejtpërdrejt rritjen e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare.
Globalizimi vetë është si një thikë me dy tehe: ai stimulon lulëzimin e tregtisë e investimeve, po duke sjellë disa ndikime negative. Gjatë zhvillimit të shpejtë të globalizimit ekonomik, në disa vende janë krijuar probleme, si shtimi i hendekut të të ardhurave, deindustrializimi dhe rreziqet financiare. Për këtë arsye, këto vende kanë filluar të rishikojnë globalizimin ekonomik, duke pasur gjithnjë e më shumë dyshime ndaj këtij procesi, madje ka filluar edhe vala antiglobalizim.
Tani bashkësia ndërkombëtare ndodhet në një udhëkryq, ose të synojë hapjen e bashkëpunimin, ose mbylljen dhe kundërvënien. Zhvillimi i shëndetshëm i ekonomisë botërore ka lidhje të ngushtë me vendet e botës, veçanërisht ekonomitë e reja dhe vendet në zhvillim. Vendet e ndryshme duhet të zbatojnë konceptin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit, të vazhdojnë prirjen e globalizimit ekonomik, të kundërshtojnë në mënyrë të vendosur unilateralizmin dhe proteksionizmin, të nxisin lehtësimin dhe liberalizimin e tregtisë e të investimeve, të ndërtojnë me vullnet të vendosur një ekonomi të hapur botërore dhe ta drejtojnë bashkërisht ekonominë botërore të zhvillohet drejt hapjes, gjithpërfshirjes, përfitimeve të përbashkëta dhe balancimit. Kështu, globalizimi do të ketë më shumë efekte pozitive, çka mund t'i ndihmojë ekonomitë e reja dhe vendet në zhvillim, posaçërisht vendet afrikane dhe vendet më të pazhvilluara, të marrin pjesë në sektorin industrial ndërkombëtar dhe të gëzojnë bashkërisht të mirat nga globalizimi ekonomik.
Globalizimi është futur në një fazë rregullimesh dhe është një prirje për të ardhmen e ekonomisë botërore. Në këto kushte, Kina duhet të shtojë nivelin e hapjes dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimit. Me rregullimin e politikave të hapjes ndaj jashtë, duhet të shfrytëzohen mirë "dy tregjet dhe dy burimet" (tregjet e brendshme e të jashtme, burimet vendase dhe ndërkombëtare), për të shërbyer për zhvillimin me cilësi të lartë.

Krahas këtyre, Kina duhet të marrë pjesë aktivisht në qeverisjen globale dhe të nxisë ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. Rregullimi i sistemit global të menaxhimit do të ketë ndikime të thella ndaj globalimit ekonomik. Kina duhet të marrë pjesë aktivisht në këtë proces dhe të ofrojë mençurinë, projektet dhe fuqinë e vet. Reforma e OBT-së është një pikë e rëndësishme për reformën në sistemin e qeverisjes globale. Kina duhet të shtojë studimet përkatëse, për të paraqitur një projekt reformash në favor të palëve të ndryshme.
Mjedisi i qëndrueshëm ndërkombëtar është një parakusht i rëndësishëm për zhvillimin e vendeve, veçanërisht të vendeve në zhvillim. Rendi i tanishëm ndërkombëtar nuk është i përsosur, por nëse bazohet te rregullat, barazia dhe bashkëfitimet nuk mund të shfuqizohet. Duhet të zbatohet multilaterizmi, të nxitet zbatimi i rregullave ndërkombëtare të hartuara nga palët, të ngulet këmbë në barazinë dhe të kundërshtohet hegjemonia dhe politika e forcës.(Jiang Lei)
