"Një brez, një rrugë", të dhënat e mëdha tregojnë pesë vendet me mjedis më të mirë për investime

2018-10-30 15:04:12 CRI Komenti juaj Printoni

Për të pasqyruar mjedisin e investimeve të vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë", Qendra e të Dhënave të Mëdha pranë Qendrës Kombëtare të Informacionit për "Një brez, një rrugë" ka publikuar treguesin e posaçëm për mjedisin e investimeve, duke vlerësuar 71 vende përgjatë "Një brez, një rrugë" mbi pesë faktorë kryesorë, si gjendja ekonomike dhe e biznesit, kushtet natyrore dhe marrëdhëniet me Kinën.

"Raporti për të dhënat e mëdha mbi 'Një brez, një rrugë' 2018", që u publikua pak ditë më parë, tregon rezultatet e treguesit të mjedisit të investimeve. Sipas këtij raporti, më shumë se gjysma e 71 vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" kanë një mjedis të mirë investimesh, ndër të cilat Singapori, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Emiratet e Bashkuara dhe Rusia janë renditur në pesë vendet e para.

Pikët maksimale të vlerësimit në këtë raport janë 100. Niveli i lartë është 80-100, 60-80 është niveli i mirë, 40-60 niveli i mesëm, 20-40 niveli normal dhe më pak se 20 është niveli i ulët. Sipas rezultatit të vlerësimeve, mesatarja e këtyre 71 vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" është 61.13, që është një nivel i mirë. Ndër to, 38 vende janë në nivelin e mirë, ose 53.52%.

Vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" që kanë mjedis më të mirë të investimeve janë Singapori, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia.

Singapori renditet në vendin e parë ndër tre treguesit e kategorisë B, si qeverisja, mjedisi i tregut dhe niveli i infrastrukturës. Krahas këtyre, ndër 71 vendet Singapori ka mjedis më të mirë të biznesit, efikasitet më të lartë administrativ, nivel më të lartë në sundimin e ligjit, më pak kufizime mbi këmbimin valutor, barrë më të vogël fiskale dhe kontroll më të vogël mbi biznesin.

Në pesë vjetët e fundit, Kina dhe Rusia kanë treguesin më të lartë të bashkëpunimit. Rusia ka zënë vendin e parë për tre vjet radhazi me 90.6 pikë, shumë më tepër se Kazakistani, i cili ndodhet në vendin e dytë.

Për treguesin e mjedisit ekonomik, pesë vendet në krye janë përkatësisht Vietnami, India, Izraeli, Koreja e Jugut dhe Bangladeshi. Sipas raportit, vendet në zhvillim, si Vietnami, India dhe Bangladeshi janë në nivel të balancuar për rritjen e GDP-së, këmbimin valutor dhe inflacionin, duke pasur një prirje të mirë zhvillimi. P.sh. në Vietnam, bilanci i llogarive rrjedhëse zë afro 4.01 % të GDP-së, niveli i inflacionit është 2.34%, që është i arsyeshëm, dhe rritja e GDP-së për pesë vjetët e fundit arrin në 6%.

Për treguesin e bazës ekonomike, pesë vendet e para janë Vietnami, India, Koreja e Jugut, Izraeli dhe Malajzia. Niveli i GDP-së i Indisë është më i larti ndër 71 vendet dhe rritja vjetore është mbi 7%, çka ka hedhur një bazë të mirë për mjedisin ekonomik.

Në mjedisin e financave, Arabia Saudite, Katari, Jemeni, Timori Lindor dhe Maldivet renditen në pesë vendet e para, duke marrë vlerësime të larta për nivelin e qëndrueshëm valutor dhe nivelin e ulët të borxhit të jashtëm. Posaçërisht për rezervën valutore, vendet e Azisë Perëndimore, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katari, Bahrejni dhe Omani në periudhën 2013-2017 pothuajse nuk kanë pasur luhatje, duke ruajtur nivelin e lartë të stabilitetit.

Lidhur me mjedisin e biznesit, krahas Singaporit zë vendin e parë në të gjithë treguesit kryesorë, edhe Zelanda e Re dhe Emiratet e Bashkuara renditen në krye, e po ashtu edhe Izraeli dhe Katari përfshihen në pesë vendet e para.

5 vendet e para në Rrugën Digjitale të Mëndafshit

Rruga Digjitale e Mëndafshit është integrimi i nismës "Një brez, një rrugë" dhe ekonomisë digjitale, duke u bërë një pjesë e rëndësishme përbërëse e zbatimit të kësaj nisme. Në bazë të vlerësimeve mbi ndërlidhjen e politikave, ndërlidhjen e instalimeve, ndërlidhjen e aplikacioneve dhe potencialin e zhvillimit, lidhjet mes Kinës dhe vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" në Rrugën Digjitale të Mëndafshit janë në nivel mesatar. Ndër 71 vendet, kjo rrugë digjitale është në gjendje më të mirë në Singapor, Rusi, Korenë e Jugut, Malajzi dhe Tajlandë.

Sipas këtij raporti, Rruga Digjitale mes Kinës dhe vendeve fqinje detare në përgjithësi është në gjendje të mbarë, ndërsa me vendet fqinje tokësore, është në gjendje të ndryshme. Ndër 71 vendet, Rusia, Vietnami e India renditen në dhjetë vendet e para.

Për potencialin e zhvillimit të Rrugës Digjitale të Mëndafshit në të ardhmen, Emiratet e Bashkuara, Singapori, Koreja e Jugut, Malajzia dhe Rusia renditen në pesë vendet e para. Vendet e Europës Lindore, Oqeanisë dhe Azisë Lindore kanë nivel të lartë ekonomik dhe informatizimi, prandaj, bashkëpunimi i tyre me Kinën në qytetet inteligjente, biznesin elektronik, shërbimin shëndetësor me distancë, "Internet +", internetin e gjërave dhe inteligjencën artificiale ka një potencial të madh. Ndërkohë, vendet e Azisë Jugore, Afrikës, Amerikës Latine dhe Azisë Qendrore kanë bazë të dobët ekonomike, prandaj fokusi i bashkëpunimit me to në të ardhmen do të jetë ndërtimi infrastrukturor.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore