| 2018-01-22 13:03:35 | xinhua | Komenti juaj | Printoni |
Kali
Kali është shenja e shtatë e horoskopit dhe në gjuhën kineze quhet Ma. Ju do t'i përkisni shenjës së Kalit, nëse keni lindur në vitet 1942, 1954, 1966, 1978, 1990,2002.

Popullorë dhe tërheqës për seksin e kundërt, të lindurit e shenjës së kalit, shpesh janë të paduruar dhe pretenciozë.Kanë nevojë për praninë e njerëzve. Martohen herët me Tigër ose Qen. Këshillohet të mos martohen kurrë me Miun.
Karakteristika të Përgjithshme
Të lindurit nën shenjën e Kalit kanë një natyrë pasionante dhe shpirt luftarak. Ata kanë një pushtet të veçantë për të bindur dhe nxisin simpati dhe zili te të tjerët. Ata kanë nevojë të ndryshojnë, të udhëtojnë dhe të zgjerojnë horizontin e tyre. Janë agresivë, ambiciozë dhe, megjithësë duken si egoistë, në fakt janë shumë bujarë, të kuptueshëm e të kujdesshëm. I kanë qejf thashethemet dhe bisedat. Atyre u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe, përsa kohë janë në qendër të vëmendjes, janë të lumtur, në rast të kundërt ndjehen keq dhe mërziten. Të lindurit e shenjës së Kalit janë të zjarrtë, të pakontrollueshëm dhe impulsivë, si dhe e ndryshojnë shpejt gjendjen emocionale. Mund të jenë energjikë, me zemër të mirë dhe zakonisht janë të lumtur dhe të gëzuar.
Përsa i përket dashurisë, Kali është i butë dhe romantik. Nëse nuk i kushtoheni me pasion, ai mërzitet. Atyre u pëlqen të joshen dhe i gëzohen të gjitha aspekteve të dashurisë, por nganjëhërë janë dashnorë që u mungon durimi dhe priren të ngatërrohen në trekëndësha dashurie. Kali si person është i devotshëm, por jo shumë besnik dhe kalon nga një lidhje në tjetrën i bindur se kjo e fundit do të zgjasë përgjithmonë! Të lindurit e kësaj shenje nuk janë shumë të interesuar për biznes, pasi janë më shumë të dhënë pas festave. Ata janë mendjelehtë kur vjen puna tek paraja, sepse u pëlqen të jetojnë sot për sot. Kanë shumë miq të devotshëm e të vërtetë.

Kali është i dhënë pas sportit. Ai dëshiron të jetë gjithmonë në lëvizje, i pëlqejnë aventurat dhe udhëtimet e largëta. Ai është shumë i këndshëm në shoqëri dhe ka aftësi të mira komunikuese sepse është gjithashtu i kulturuar. Sidoqoftë, Kali ka tendencë t'i shmanget përgjegjësive, veçanërisht kur dikush përpiqet ta zbusë atë pa pëlqimin e tij.
Entuziazmi i tij, si dhe dëshira e madhe për liri dhe emocione të forta, mund ta pengojnë atë në realizimin e disa projekteve të reja. Por, nëse kali zgjedh rrugën e duhur, aventurat e tij gjithashtu do të jenë të mbushura me sukses. Kali është shumë i dhënë pas vetes, disa madje do ta quanin atë mjaft egoist, por ai ka një aftësi unike për të nuhatur rrezikun edhe nga distanca të mëdha dhe kjo e bën kalin një mik të vlefshëm.
Për vitin 2018, të lindurit nën shenjën e Kalit, duhet të tregohen më të përulur dhe mos t'i ngatërrojnë ëndrrat e tyre me realitetin. Në të vërtetë, personat që i përkasin kësaj shenjë të zodiakut kinez kanë për tendencë të jenë shumë të vetë-kënaqur dhe të magjepsur nga arritjet e tyre.
Gjatë Vitit 2018 të Qenit, Kali është më shumë i përqendruar ndaj shtëpisë dhe familjes së tij. Kjo është një gjë e mirë sepse e bën kalin të qëndrueshëm, ndërsa planet e tij për aventura dhe udhëtime të largëta mbeten pezull. Në vitin 2018, Kali mund të përballet me një mosmarrëveshje familjare që mund të çojë në gjykim të veprimeve të tij. Prandaj është e rëndësishme që Kali të jetë i matur me kolegët e punës dhe mos të tregojë shumë mbi situatën në familje apo veprimet që ai mendon se duhet të ndërmarrë. Në rast se Kali do të përballet me mosmarrëveshje ligjore, ai duhet të sigurohet t'i ketë të gjitha dokumentet që i nevojiten në rregull.

Le të kujtojmë se një vit i ndikuar nga elementi Tokë, në formën e tij Yang, kërkon menaxhim të mirë të situatave dhe qëndrueshmëri.
Në një marrëdhënie çift, Kalit mund t'i kërkohet nga partneri që të japë shpjegim mbi të dalurat në orët e vona të natës. Është e mundur pë partnerit ose partneres së Kalit, që deri më sot kishte vendosur të mbyllte njërin sy e njërin vesh ndaj gabimeve të Kalit, tani t'i jetë sosur durimi dhe të këmbëngulë me vendosmëri mbi rëndësinë e pranisë së tij/saj në shtëpi.
Në 2018-ën ngjarjet mund të marrin kthesa të papritura pasi Kali mund t'i rikthehet dashurive të së kaluarës dhe të takohet me ish partneren ose ish partnerin. Kali është i prirur të bashkëpunojë me partnerin e tij aktual dhe t'i respektojë kërkesat e tij, por kjo do të jetë e mundur vetëm për gjysmën e parë të vitit. Gjatë Vitit të Qenit, partneri i Kalit do ta kuptojë dhe pranojë faktin se asgjë nuk mund të futet midis Kalit dhe lirisë së tij e cila është shumë e shtrenjtë për të. Në rast se kjo situatë bëhet e papërballueshme, atëherë ndarja është krejtësisht e mundshme.
Për Kalin beqar, dashuria është fare pranë tij. Të lindurit e kësaj shenje do e njohin dashurinë që në moshë të re, që në shkollë të mesme ose më vonë, gjatë një trajnimi profesional. Sa më i papritur takimi, aq më intensive do të jetë marrëdhënia. Gjatë vitit 2018 shumë të lindur të kësaj shenje do të jenë më në fund çift, duke i dhënë kështu fund beqarisë së tyre të gjatë.

Kali, duke dashur t'i bëjë përshtypje dashurisë së tij të re, do fokusohet shumëfish te studimet e tij. Nga ana tjetër, takimet dhe flirtimet gjatë mbremjeve në lokale nate mes miqsh, në festa të ndryshme dhe kafene do të jenë sa intensive aq edhe të shkurtra.
Në fushën profesionale, gjatë gjithë vitit 2018, Kali mund të jetë në një dilemë të madhe e të mendoj të zgjedhë mes punës rutinë dhe të mërzitshme që edhe se i sjell disa të ardhura nuk e përmbush tërësisht atë, apo projekteve të reja konkrete duhe rrezikuar për të filluar një punë të re që do ia ndryshonte karrierën plotësisht. Në rastin e parë, Kalit do t'i duhet të justifikojë cilësinë dhe rëndësinë e punës së tij tek kolegët dhe menaxherët e tij. Në rast se Kali zgjedh të bëjë pak pushim dhe vendos të rifillojë një tjetër karrierë të përshtatshme me karakterin e tij, do të jetë mëse e domosdoshme që ai të rrethohet nga kolegë profesionistë dhe të besuar.
Në vitin 2018, Kali, i cili zakonisht preferon të zgjedh rrugën e shkurtër, zbulon i befasuar se nëse përpiqesh pak më shumë për të arritur diçka, në fakt do të kesh rezultate konkrete. Investimet e bëra më parë kanë filluar të japin frytet e tyre gjatë Vitit të Qenit. Për të lindurit në shenjën e Kalit, të cilët janë ende studentë, viti 2018 do të jetë i mbushur me suksese, arritje dhe rezultate të larta në provime. Kjo do t'i paraprijë një pune shumë të mirë në të ardhmen dhe realizimin e ëndrrave të së ardhmes për Kalin.
Dhia

Shenja e tetë e horoskopit është Dhia dhe në gjuhën kineze quhet Yang. Ju do t'i përkisni shenjës së Dhisë, nëse keni lindur në vitet 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003.
Elegantë dhe krijues, ju jeni të turpshëm dhe parapëlqeni anonimitetin. Një i lindur i shenjës së Dhisë shkon më shumë me të lindurit e shenjës së Derrit dhe Lepurit, por kurrë me Kaun.
Të lindurit në shenjën e Dhisë janë tipa të ndjeshëm me natyrë të dashur dhe karakter e temperament të qetë. Ata janë gjithashtu të kujdesshëm, optimistë dhe inteligjentë. Personat e kësaj shenje nuk kanë qejf të dëgjojnë thashetheme, por ta zbulojnë të vërtetën vetë. U mungon ambicia, vetëbesimi dhe nuk ndjehen rehat në botën e jashtme, ndaj ata pëlqejnë të krijojnë mjedisin e tyre të rehatshëm që i bën ata të ndjehen më të sigurtë. Nuk u pëlqen të ndryshojnë asgjë brenda mjedisit të tyre dhe nuk shqetësohen ndojëherë për të kaluarën ose të ardhmen. Ata jetojnë momentin dhe për gjërat që kanë, jo për ato çfarë do të kenë në të ardhmen. Ata janë krijues, miqësorë, u gëzohen takimeve me miqtë dhe veprojnë gjatë gjithë jetës së tyre me qetësi dhe me rregull. Janë shumë të pavarur dhe u pëlqen liria që kanë.

Të lindurit e shenjës së Dhisë janë të sinqertë dhe janë të gatshëm me gjithçka që munden të ndihmojnë të tjerët. Ata janë personat më romantikë nga të gjitha shenjat e tjera dhe kanë aftësinë t'i bëjnë partnerët e tyre të ndjehen të dashuruar dhe të dëshiruar. Ata janë aventurierë dhe u pëlqen të eksperimentojnë në lidhje me seksin. Por, megjithatë, ata rrallë krijojnë lidhje të gjata e të qëndrueshme dhe kanë shumë histori dashurie gjatë gjithë jetës së tyre. Meqë nuk interesohen shumë për paratë, rallë i sheh të bëjnë biznes. Nuk janë dembelë, por nuk do të punonin me orë të gjata nëse puna nuk bëhet për të ndihmuar të tjerët. Janë zemërmirë dhe i respektojnë të tjerët.
Nga 12 kafshët qiellore të astrologjisë kineze, Dhia është shenja më e dhënë pas së bukurës dhe artit. Të lindurit në shenjën e Dhisë janë shumë inteligjentë, të zgjuar dhe vizionarë. Ndonëse Dhia mund të duket e dobët në fillim, ajo është në fakt oportuniste dhe pragmatiste, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të saj. Bujare në ekstrem, Dhia është shumë elegante në sjellje dhe e rafinuar, por edhe kapriçioze dhe e pavendosur, duke mos hezituar kurrë të ankohet kur i preket interesi.
Ajo është shumë e aftë të dalë nga situatat e papërshtatshme dhe të zgjedhë rrugën e duhur sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e qetësisë shpirtërore dhe materiale, të domosdoshme për mirëqenien e saj. E bukur, joshëse dhe e sjellshme, Dhia mund t'i irritojë miqtë e saj me anë të ankesave të padobishme. Të lindurit e kësaj shenje janë artistë ose politikanë të lindur dhe në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm, ata duhet të shoqërohen me njerëz të mirë dhe të bëjnë kujdes nga njerëzit negativë të cilët duan të përfitojnë nga talentet e shumta të tyre.

Në vitin 2018, Dhia mëson të thotë jo dhe arrin t'i japë përparësi qëllimeve të saj personale duke i dalë kundër dëshirave të familjarëve e miqëve të saj. Ajo gjithashtu e kupton se për të përparuar në jetë dhe për të arritur sukses në projektet e saj për të ardhmen duhet të mbështetet vetëm te vetja.
Përsa i përket profesionit, viti 2018 nuk është koha më e mirë për të filluar projekte të reja. Dhia duhet të jetë më e durueshme dhe të përqëndrohet në realizimin e projekteve të nisura në vitin 2017. Personat që i përkasin shenjës së Dhisë, të cilët më parë ia dolën me sukses të projektonin idetë e tyre, pavarësisht dyshimeve apo hezitimeve, do të shohin se projektet e tyre do të fillojnë më në fund të lulëzojnë në 2018-n.
Të lindurit në shenjësn e Dhisë duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të kontrollojnë impulset e tyre, për të shmangur çdo hap të gabuar dhe për të ruajtur ekuilibrin e tyre duke përparuar me hapa të ngadalta por të sigurta. Aktivitetet artistike të ndërmarra gjatë muajve të kaluar, me këmbëngulje dhe besim, mund të tregojnë më në fund shenja të suksesit gjatë gjysmës së dytë të 2018-s.
Në fushën e ndjenjave, viti i Qenit mund të jetë një vit pasionant dhe plot shkëlqim. Të lindurit në shenjën e Dhisë dhe beqarë mund të kenë shumë mundësi për të takuar partnerë seriozë gjatë kësaj periudhe. Viti 2018 nuk është shumë ndryshe nga vitet e mëparshme për ta dhe ata do të befasohen nga lehtësia me të cilën do të tërheqin vëmendjen e partnerëve potencialë. Sidoqoftë, Dhia duhet të bëjë kujdes nga prapaskenat dhe të mos i besojë miqëve për detajet e historisë së saj të dashurisë, veçanërisht atyre që nuk janë pjesë e të njëjtit rreth shoqëror. Personat më të afërt me të janë të lindurit në shenjën e Lepurit dhe Derrit.

Për Dhinë në çift, ka dy skenarë diametralisht të kundërt: i pari tregon një marrëdhënie të plotësuar, ndërsa tjetri tregon thyerje të marrëdhënies. Megjithatë, në secilin skenar, rezultati i marrëdhënies varet nga mënyra se si Dhia merr vendime dhe mban përgjegjësi për të tashmen.
Përsa i përket fushës profesionale, viti 2018, do të jetë një vit frymëzimi. Të lindurit në shenjën e Dhisë mund të bëhen një referencë e rëndësishme në fushën e tyre të veprimtarisë, apo edhe këshilltarë shumë të mirë. Ata, që në fillim të karrierës duhet të mbështen në inteligjencën e tyre dhe të kenë guxim për të arritur suksesin e dëshiruar. Ata nuk duhet të flasin shumë apo të ndajnë informacione të rëndësishme e të besuara me të tjerët. Përkundër orientimit të përgjithshëm të Vitit të Qenit, i cili inkurajon bujarinë dhe barazpeshën e marrëdhënieve, Dhia duhet të jetë më pak dashamirëse dhe të thotë jo sa herë të jetë e nevojshme. Duke i kategorizuar interesat e saj personale si prioriteti i saj kryesor, Dhia duhet të mbrojë veten nga njerëzit e paskrupullt, pasi ata nuk do të hezitojnë të përfitojnë nga besueshmëria e tepërt e saj.
