COVID-19, kontroll rigoroz për provimin e pranimit në shkollat e larta të Kinës

2020-07-06 21:46:16 CRI Komenti juaj Printoni

Masat rigoroze të parandalimit dhe kontrollit COVID-19 janë vendosur për provimin shtetëror të pranimit në shkollat e larta të Kinës, në kinezisht "Gaokao".

Provimi i këtij viti është planifikuar të zhvillohet në datat 7 dhe 8 korrik në shumicën e provincave, dhe në disa do të zgjasë deri të premten.

Provimi u shty me një muaj për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas Ministrisë së Arsimit, mbi 10 milionë kandidatë janë regjistruar në provim dhe do të ketë më shumë se 400 mijë salla provimesh dhe rreth 950 mijë anëtarë të stafit akademik në terren.

Sipas deklaratës, kandidatëve dhe stafit u është monitoruar rregullisht temperatura e trupit dhe gjendja shëndetësore, duke filluar 14 ditë para provimit.

Të gjithë individët që hyjnë në auditore duhet të kontrollojnë temperaturën e tyre.

Studentëve nga zonat me rrezik të mesëm dhe të lartë u kërkohet të m

bajnë maska gjatë gjithë provimit, ndërsa ata nga rajonet me rrezik të ulët mund të vendosin vetë nëse dëshirojnë ta mbajnë maskën ose jo.

Zhu Shan është një kandidate nga Shkolla e Mesme Fengshun në Meizhou, një rajon me rrezik të ulët në provincën Guangdong.

"Mësuesi ynë na tha të vendosim maska para se të hymë në sallat e provimeve dhe mund t'i heqim maskat gjatë provimit. Stafi mbikëqyrës do t'i mbajë maskat gjatë gjithë kohës."

Këtë vit janë rregjistruar rreth 50 mijë kandidatë për provimin në Pekin.

Pekini ka regjistruar disa raste të reja të konfirmuara me COVID-19 ditët e fundit, prandaj masat parandaluese në kryeqytet janë ashpërsuar.

Li Yi nga Komisioni Arsimor i Pekinit tha kanë shtuar numrin e dhomave të izoluara për kandidatët që paraqesin simptoma të tilla si ethe dhe kollë.

"Gjatë ditëve të kaluara para provimeve, ne kemi kryer një menaxhim të gjit

hanshëm të mbyllur për vendet tona të testimit. Vetëm stafi që ka rezultuar negativ në testin e acidit nukleik mund të hyjë në auditore."

Përveç masave specifike të kontrollit të COVID-19, autoritete vendore po bëjnë shumë përpjekje për të krijuar një mjedis të qetë për kandidatët, përfshi menaxhimin e trafikut, kontrollin e zhurmës dhe metodat e ftohjes në sallat e testimit.

Në rajone ku mund të ketë reshje të dendura shiu, përmbytje dhe madje tajfune gjatë ditëve të ardhshme të provimit, qeveritë kanë hartuar protokolle të detajuara për reagimin ndaj katastrofave.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ka publikuar një listë me 10 pika për prindërit e kandidatëve, përfshirë bërjen e kontrolleve shëndetësore dhe përgatitjen e maskave, dorezave dhe dezinfektuesve të duarve. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore