Presidenti Xi, mesazh urimi për Forumin e Bashkëpunimit Kinë-Vende Arabe

2020-07-06 21:14:19 CRI Komenti juaj Printoni

Më 6 korrik u zhvillua Mbledhja e 9-të e Ministrave të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Vende Arabe. Në mesazhin e tij të urimit me këtë rast, presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi se në vitin 2018, ai shpalli krijimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik mes Kinës dhe Vendeve Arabe, propozoi ndërtimin e Bashkisë së Fateve Kinë-Vende Arabe dhe nxitjen e ndërtimit të bashkisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit, propozime këto që janë mirëpritur me entuziazëm nga vendet arabe.

Xi vuri në dukje se Kina dhe vendet arabe kanë përkrahur njëri-tjetrin në luftën antiepidemike, duke pasqyruar më hollësisht Bashkinë e Fatit Kinë-Vende Arabe dhe shprehu shpresën për nxitje të mëtejshme të bashkëpunimit Kinë-Vende Arabe. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore