Presidenti Xi zotohet për më shumë mbështetje për Guinenë e Re Papua dhe Shkollën e Miqësisë në Kinë

2020-07-06 21:11:54 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping është zotuar të sigurojë mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme për Akademinë Butuka, një shkollë e ndihmuar nga Kina në Guinenë e Re Papua.

Presidenti Xi e bëri zotimin në një letër drejtuar akademisë në të cilën ai përshëndeti rifillimin e klasave gjatë pandemisë COVID-19.

Akademia Butuka është një projekt me mbështetje nga Kina që ka për qëllim përfitimin e vendasve. Me një kopsht fëmijësh, një shkollë fillore dhe një shkollë të mesme, objekti u vjen në ndihmë deri në 3000 studentëve në Guinenë e Re Papua.

Presidenti kinez mori pjesë në ceremoninë e hapjes së akademisë në nëntor 2018.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore