Ndikimi i pandemisë mbi ndërmarrjet kineze në Evropë

2020-07-06 21:08:49 CRI Komenti juaj Printoni

Goditja e pandemisë ka zhytur në krizë shumë ndërmarrje evropiane si dhe ka shtuar papunësinë në Evropë. Pavarësisht kësaj, projektet kryesore të infrastrukturës me investime kineze nuk u ndërprenë. Komentatori i CMG-së intervistoi studiuesin e Qendrës së Evropës Qendrore dhe Lindore në Universitetin Normal të Kinës Lindore, Gao Xiaochuan.

CMG: Cilat janë projektet konkrete kineze tani në Evropë?

Ura e Peljesac-it në Kroaci

Gao Xiaochuan: Për kufizimin e politikave të BE-së për investimet e infrastrukturës, projektet e infrastrukturës me investime kineze ndodhen kryesisht në vendet e Ballkanit perëndimor si Serbi, Poloni, Hungari, Mali i Zi, Kroaci etj. Autostrada E763 në Serbi me një gjatësi prej afro 300 kilometrash është projekti i parë i infrastrukturës në kornizën e Bashkëpunimit mes Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Projektet që po vazhdojnë ndërtimin, përfshijnë hekurudhanën mes Hungarisë dhe Serbisë, Autostradën Jug-Veriut në Malit të Zi, Ura e Peljesac-it në Kroaci etj. Pas vitit 2012, gjithnjë e më shumë organe kineze kanë vendosur degët e tyre në vendet evropiane përfshirë në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë", si Italia, Spanja dhe vendet e Evropës Qendrore e Lindore, si Polonia, Çekia, Serbia dhe Hungaria. Pas paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë", këto organe ofruan përkrahje financiare për projektet e ndërmarrjeve kineze në Evropë.

Autostrada E763 në Serbi

CMG: Cilat kanë qenë ndikimet që kanë ndodhur për projektet e infrastrukturës të ndërmarrjeve kineze në Evropë gjatë epidemisë?

Gao Xiaochuan: Pas shpërthimit të epidemisë janë shfaqur disa problemet për të vijueshmërinë e projekteve në vendet e Ballkanit perëndimor. Falë përkrahjes së qeverisë serbe, projekti i hekurudhës mes Hungarisë dhe Serbisë nuk u ndërpre në pjesën e Serbisë. Projekti i Urës së Peljesac-it në Kroaci është projekti më i madh infrastrukturor i Kroacisë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Kroacisë. Gjatë epidemisë, pala ndërtuese ka kapërcyer shumë vështirësi për vijimin e projektit sipas planit. Po ashtu, ka përfunduar rreth 40% të projektit të Autostradës Jug-Veri në Malin e Zi. Për shkak të pandemisë, punonjësit nuk arritën të kthehen në Mal të Zi brenda një kohe të shkurtër. Prandaj, projekti i Malit të Zi është ndikuar pak nga pandemia. Ndërsa, projekti hekurudhor midis Hungarisë dhe Serbisë dhe Ura e Peljesac-it në Kroaci kanë vijuar sipas planit.

CMG: Si mendoni për perspektivën e bashkëpunimet mes Kinës dhe Evropës?

Gao Xiaochuan: Bashkëpunimi kino-evropian për luftën antiepidemike është zhvilluar në një mënyrë të shkëlqyer, duke u përdorur teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale, të dhënat e mëdha, rrjeti 5G etj. Në periudhën pasepidemike, dy palët duhet të lehtojnë dallimet ideologjike dhe të vazhdojnë bashkëpunimin konkret. Ndërmarrjet kineze do të shtojnë projektet e bashkëpunimit në sektorin infrastrukturor në Evropë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore