Kina fuqizon kodin e sjelljes për tregtinë elektronike të transmetimit të drejtpërdrejt

2020-07-06 20:42:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kodi i sjelljes për sektorin e tregtisë elektronike të transmetimit të drejtpërdrejt ka hyrë në fuqi në Kinë prej fillimit të korrikut.

Kjo është një përpjekje e qeverisë për të rregulluar tregun e lulëzuar në internet. Tregëtimi elektronik i drejtpërdrejtë është bërë i njohur në Kinë vitet e fundit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi katër milionë video live janë regjistruar në tremujorin e parë të këtij viti.

Transmetimi i drejtpërdrejtë ka provuar të jetë një kanal i mirë për kompanitë dhe shitësit me pakicë për të rritur shitjet në mes të pandemisë COVID-19.

Kodi i sjelljes i zbatuar rishtazi synon probleme si reklama të rreme apo mashtrime të bëra nga transmetuesit live.

Një konsumator me mbiemër Zhou ndau përvojën e saj.

"Kam dëgjuar që komentet mbi produktet e shitura përmes platformave të drejtpërdrejta mund të jenë të rreme. Unë gjithmonë kontrolloj cilësinë e produkteve pas marrjes. Nëse nuk jam i kënaqur me produktin nuk do ta blej përsëri".

Transmetuesve live do t'u ndalohen përdorimi i reklamave të ekzagjeruara ose të rreme për të rritur shitjet e produkteve.

Gjatë transmetimeve të tyre të drejtpërdrejta, atyre u kërkohet të japin informacionin e nevojshëm shëndetësor për produktet.

Për shembull, ata duhet ta sqarojnë nëse një produkt përmban përbërës që mund të dëmtojnë shëndetin e grave shtatzëna dhe foshnjave.

Ndërkohë mbrohen edhe të drejtat e transmetuesve të drejtpërdrejtë. Platformat që ofrojnë shërbime të transmetimit të drejtpërdrejtë nuk lejohen të paguajnë tarifa të paligjshme ndaj individëve që transmetojnë drejtpërdrejt.

Kompanitë duhet të garantojnë cilësinë e produkteve të tyre dhe të përmbushin angazhimet.

Kodi i sjelljes synon gjithashtu të mbrojë interesat e kompanive dhe të markave.

Të dhënat e shitjeve që transmetuesve të drejtpërdrejtë u janë dhënë kompanive dhe platformave duhet të jenë të vërteta dhe të sakta.

Huang Shi është një shitës me pakicë që shet veshje përmes tregtisë elektronike në Guangzhou.

Ai thotë se kodi i sjelljes është i mirë për industrinë pasi sjellja e gabuar jo vetëm që dëmton konsumatorët, por ndikon edhe në konkurrencën e tregut.

"Produktet nuk do të ekzistojnë për një kohë të gjatë në treg nëse shitjet e tyre rriten me porosi të rreme. Konkurrenca e një produkti qëndron në cilësinë e tij."

Kodi i sjelljes është hartuar nga Shoqata e Reklamave të Kinës.

Ekspertët thonë se vendi duhet të hartojë rregullore më të rrepta për të mbështetur zhvillimin afatgjatë të sektorit.

Numri i përdoruesve të shërbimit të drejtpërdrejtë në internet në Kinë ka arritur mbi 560 milionë që nga marsi, duke përbërë 60 për qind të numrit të përgjithshëm të përdoruesve të internetit në vend. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore