Një fshat në rrafshnaltë shkëputet nga varfëria brenda 3 vitesh

2020-07-06 20:29:27 CRI Komenti juaj Printoni

Fshati Xielong i Distriktit Gande në provincën Qianghai të Kinës veriperëndimore ishte një fshat i varfër i kombësisë tibetiane në rrafshanaltë të ftohtë, ku fshatarët merren me punë blegtorie. Në vitin 2017, ndër 215 familjet e këtij fshati, 93 ishin të varfëra.

Në korrik të vitit 2017, specialisti i lartë i Korporatës së Ndërtimit të Hekurudhave të Kinës Liu Yinzhou u emërua si sekretar i parë i këtij fshati të varfër, i cili ndihmoi 93 familjeve të varfra të dalin nga varfëria brenda 3 vitesh.

Në vitin 2017, Liu Yinzhou pasi analizoi dhe studioi gjendjen në fshatin Xielong zbuloi se "Jaku i distriktit Gande" është produkti i mishit i njohur në këtë fshat. Prandaj zhvillimi i sektorit të jakut ishte me shumë potencial.

Liu Yinzhou dhe disa drejtues të distriktit tërhoqën investime nga një kompani që merrej me blegtori, për të rritur më shumë jakë. Liu Yingzhou ia prezentoi fshatarëve pajisjet moderne të blegtorisë dhe çmimet më të larta të shitjes së jakut. Të gjithë fshatarët përkrahën zhvillimin e sektorit të jakut dhe blenë aksionet e kësaj kompanie dhe morën dividend çdo vit.

Në vitin 2018, Liu Yinzhou tërhoqi investimet e jashtme për të ngritur "Fabrikën e Përpunimit të Veshjeve Tibetiane në Fshatin Xielong", duke zgjidhur problemin e punësimit të 10 familjeve të varfëra.

Qu Nan është një punonjës i kësaj fabrike. Ai tha:"Në të kaluarën u morën vetëm me rritjen e demave dhe deleve. Tani, mund të punojmë edhe në fabrikën e rrobave dhe të sigurojmë një rrogë mujore prej 2000 juanësh (mbi 285 dollarësh amerikane)."

Në prill të vitit 2020, pas studimit dhe përcaktimit nga pala e tretë, fshati Xielong doli zyrtarisht nga varfëria.

Liu Yingzhou tha se do të vazhdojë përpjekjet për të forcuar sektorët e blegtorë dhe të rrobave në këtë fshat. Sivjet, ky sektor dhe fshatarët e këtij fshati kanë provuar shitjen e produkteve të fshatit nëpër shtitjes me transmetimin e drejtpërdrejtë në internet. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore