2020-07-06 11:03:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Grupi i ekspertëve të Universitetit Federal të Santa Katarinës në Brazil shpalli të premten e kaluar se, nga analiza e mostrave të ujërave të zeza që nga tetori i kaluar deri në këtë mars në kryeqendrën e shtetit Santa Katarina të Brazilit, është gjetur koronavirusi i ri në mostrën e nëntorit të kaluar. Kjo është dy muaj më herët se rasti i parë i konfirmuar me koronavirusin e ri në kontinentin amerikan, pikërisht më 21 janar në ShBA, dhe tre muaj më herët se njoftimi nga qeveria e Brazilit mbi rastin e parë të konfirmuar me koronavirusin e ri në vend.
Kjo është një tjetër dëshmi e fortë se gjendja epidemike në shumë vende është shfaqur shumë më parë sesa është njoftuar zyrtarisht.
Epidemia e koronavirusit shpërtheu në shumë pika të globit, prandaj kërkimi i burimit të virusit ka rëndësi të madhe për të gjetur burimin e përhapjes, rrugën e përhapjes fillestare, rregullsinë e ndryshimit të virusit, rreziqet dhe masat efektive të parandalimit dhe të kontrollit. Nga ana tjetër, vetëm nëse dihet burimi i koronavirusit të ri, vendet e rajonet që e kanë vënë nën kontroll epideminë, do të ndalojnë një valë të dytë. (Çang Çuo)