Analisti rus: Bashkësia ndërkombëtare, e pakënaqur me standardet e dyfishta të ShBA-së

2020-07-06 10:48:34 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ditët e fundit, në medien ruse u botua artikulli me titull "Standardet e dyfishta të ShBA-së: Shpëlarje truri dhe hegjemoni", që shkaktoi reagime te publiku rus. Në këtë artikull shprehet kritika se qëndrimet e politikanëve amerikanë ndaj protestave kundër diskriminimit racial dhe për çështjet e vendeve të tjera janë të ndryshme. Artikulli thekson se, me justifikimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ShBA-ja shfrytëzon standardet e dyfishta për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, gjë që tregon qëllimet dashakeqëse të saj.

Karacinsky, autori i këtij artikulli, është kryeredaktor i Uebsajtit të Lajmeve të Medias Lindore, media kryesore e Lindjes së Largët të Rusisë. Ai vë në dukje se kohët e fundit në mbarë ShBA-në kanë shpërthyer protestat. Në dhjetëra qytete amerikane u vendos ndalimqarkullimi dhe shumë veta u arrestuan. Megjithëse e gjitha bota u shqetësua, politikanët amerikanë u shprehën se askush nuk ka të drejtë të kritikojë qeverinë amerikanë ose protestuesit. Nga ana tjetër, këta politikanë "përpiqen të udhëzojnë" policinë e Hong-Kongut të Kinës si t'i trajtojë protestuesit. Këta politikanë amerikanë jo vetëm japin këshilla, por edhe ndërhyjnë për sa i përket legjislacionit.

Lidhur me qëllimin e shkrimit të këtij artikulli, Karacinsky u shpreh se gjatë dhjetëra vjetëve, qeveria amerikane ka debatuar me vendet e tjera për trajtimin e protestave. Synimi i saj është të acarojë kontradiktat e brendshme të vendeve të tjera. Karacinsky tha se ShBA-ja është zemërgjerë kur vjen fjala te vetja dhe te çështja e "epërsisë së të bardhëve" në problemet e saj të brendshme, por në problemet ndërkombëtare është më e rreptë me vendet e tjera. Bashkësia ndërkombëtare e ka njohur kështu fytyrën e vërtetë të qeverisë amerikane. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore