Komisionari: Ligji për Sigurinë Kombëtare në Hong-Kong mbështet zbatimin e ligjit nga policia

2020-07-06 10:45:39 CRI Komenti juaj Printoni

Komisionari i Policisë së Hong-Kongut Tang Ping-keung u shpreh se Ligji për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në qytet do të ofrojë përkrahje ligjore për zbatimin e ligjit.

Sipas tij, ligji ka ndihmuar për të siguruar një situatë më të mirë për policët hongkongas:

"Gjatë disa vjetëve të kaluar, Hong-Kongu u godit nga gjithnjë e më shumë konflikte të dhunshme. Disa incidente përfshinë akte për ndarjen ose përmbysjen e pushtetit shtetëror, veprime terroriste, si dhe lidhje të fshehta me forcat e huaja ose ekstremiste, të cilat rrezikonin sigurinë kombëtare. Por në të kaluarën, nuk kishim legjislacionin përkatës për parandalimin e frenimin e krimeve të tilla. Policia e kishte të vështirë të arrestonte kriminelët. Tani, ligji për sigurinë kombëtare përcakton qartazi përmbajtjen e specifikuar dhe përgjegjësinë penale përkatëse për këto katër lloje krimesh. Kjo na jep përkrahje të forta ligjore gjatë zbatimit të ligjit."

Ai shtoi se policia do të përkrahë dhe ndihmojë Komitetin për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare të Hong-Kongut dhe do të punojë me autoritetet e tjera ligjzbatuese për t'i nxjerrë shkelësit e ligjit përpara drejtësisë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore