2020-07-06 10:27:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Disa rajone kineze e kanë rritur nivelin e reagimit ndaj përmbytjeve, pasi reshjet e shiut vijuan në fundjavë.
Në dy ditët e kaluara, reshjet e shiut në disa zona të provincave Anhui, Hubei, Hunan dhe Zhejiang i kaluan 30 centimetrat.
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ka shpallur nivelin e tretë të alarmit për më shumë se gjashtë provinca dhe qytete, si Shangai dhe Chongqing-u, ku ka pasur reshje të mëdha ose rrebeshe shiu.
Deri tani këtë vit, nga përmbytjet në Kinë janë shkaktuar mbi 120 të vdekur ose të zhdukur dhe mbi 41 miliardë juanë (afro 6 miliardë dollarë) humbje ekonomike.