2020-07-06 10:25:42 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ambasadori kinez në Francë Lu Shaye shprehu dëshirën që, në epokën pas pandemisë, marrëdhëniet kino-franceze të udhëheqin marrëdhëniet kino-europiane drejt përparimit të mëtejshëm, për të dhënë kontribut më të madh për paqen, stabilitetin dhe lulëzimin botëror.
Përfaqësuesi diplomatik i Kinës i tha këto në fjalimin "Kapërcimi i tensioneve gjeostrategjike" të mbajtur në forumin "Takimet vjetore të Aix-en-Seine (Eks-on-Senë)" . Ai tha se Kina nuk dëshiron një përballje me ShBA-në ose që Europa të zgjedhë midis Kinës dhe ShBA-së, sepse marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme kino-europiane janë në të mirë të të dy palëve dhe të botës. Sipas tij, Franca, si një ndër vendet e rëndësishme perëndimore, anëtare kryesore e BE-së dhe partnere e gjithanshme strategjike e Kinës, duhet të luajë një rol me peshë në marrëdhëniet kino-europiane.
Pas fjalimit, ambasadori Lu iu përgjigj edhe pyetjeve të drejtuesit të forumit lidhur me videokonferencën e liderëve Kinë-BE, nëse Kina synon hegjemoni ekonomiko-politike, mbi Ligjin për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong etj.(Zhang Yan)