Hubei fillon ndalimin 10-vjeçar të peshkimit në lumin Jance

2020-07-06 10:10:36 CRI Komenti juaj Printoni

Disa vite më parë u shpall një ndalim sezonal i peshkimit në lumin Jance, që zgjati disa muaj.

Sidoqoftë, kjo përpjekje ka arritur më pak seç pritej dhe rezerva e peshkut në Jance ka rënë në mënyrë drastike gjatë viteve të kaluara.

Për të mbrojtur më mirë biodiversitetin, autoritetet e Hubeit kanë filluar një ndalim 10-vjeçar të peshkimit në lumenjtë Jance dhe Han.

Qeveria do të ofrojë kompensim, i cili do të mbulojë edhe pajisjet e peshkimit. Deri më tani mbi 260 000 peshkatarë në provincën Hubei kanë ndaluar peshkimin, pasi kanë marrë kompensim.

Jance është lumi më i madh në Azi. Ai ka një gjatësi rreth 6 280 kilometra dhe kalon nëpër 11 provinca të Kinës. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore